Do parfumin tend?
Tashme gjithkush mund ta kete nje parfum me emrin e vet. Spruconi nje fragrance, hidhni siper nje tjeter: do perftoni nje te trete, fare te re. Jane parfumet “e bera vete”, qe kenaqin deshiren per te qene unike.
Nje arome e suksesshme ne çastin e lançimit, arrin te shese deri ne peseqind mije shishka. Perkthimi: gati gjysme milione persona per ca kohe “parfumosen” njelloj. Keshtu lindin kultet, eau de toilette-t qe behen aromat e nje brezi, simboli i nje periudhe.
Po jo te gjitha jane te joshur nga nje parfum mit. Ka nga ato qe ne te kundert jane ne kerkim te veçantise, te asaj fashe arome qe nuk harrohet. Keto hunde “te veshtira” mund te gjejne aromen e preferuar fale nje horizonti te ri te parfumerive: mbivendosja e fragancave. Zgjedhin dy apo tre dhe i perziejne. Rezultati eshte i rralle, i pazakonte.
Aroma “joglobale”
“Te apasionuarit pas parfumeve “personale” jane bere me kompetente se specialistet”, thone krijuesit e aromave. “Per kete kategori te publikut, mundesia per te perziere fragrancat eshte nje forme argetuese per te kenaqur deshiren per ekskluzivitet”. Kur oferta nuk kenaq me dhe aromat kane humbur nje pjese te aureoles se tyre, atehere parfumi krijohet drejtperdrejt nga ajo qe do ta perdore. Deshira per personalizim, qe haset dhe ne fusha te tjera, shihet si nje kunderpergjigje per standardizimin e shijeve: “Ekziston ambicia per te pasur diçka te veçante, qe shkon tej shijeve te çastit”, shpjegojne specialistet. “Mbivendosja ne fakt eshte nje filozofi prej me shume se dhjete vitesh. Nje numer i madh aromash kane karakteristika qe pranojne miksim. Ështe nje loje qe lejon te perdoret nje arome e ndryshme çdo here, sipas humorit, veshjes”.
Ekuacione te parfumuara
Firma te ndryshme parfumesh kane teknika te ndryshme per perzierjen e aromave. Disa propozojne sprucimin e fragrancave njera mbi tjetren. Disa perziejne pika te ndryshme esencash ne nje mbajtes te perbashket. Disa madje, e gjejne zgjidhjen ne perdorimin e nje shampoje trupi, kremi dhe pastaj parfumi te te gjitha te nuancave te veçanta. Disa firma parfumesh kane hedhur ne treg parfume te rinj, qe jane perzierje e atyre ekzistuese. Behet fjale per nje fenomen ne kete pike.
Por jo gjithmone perzierja eshte produkt i deshires. Duhen ndjekur rregulla: Shume prej fragrancave te pranishme ne treg, te perftuara ekskluzivisht nga esenca sintezash, nuk mbivendosen, jane parfume “te perfunduar”, te plote tashme. Pastaj duhet nje çeles qe ta lehtesoje miksimin. Per shembull, mund te kombinohen aroma frutash, te cilat jane te nje natyre te ngjashme, si limon dhe portokall. Ose nje menyre tjeter: te vendoset nje fragrance e ngrohte poshte nje te freskete, apo nje eau de toilette nen nje eau de cologne”.
Megjithate, perseri specialistet thone se nuk ka rregulla te prera. “Nuk eshte e thene qe nuancat te perputhen. Ka te tilla qe kombinohen per mrekulli, te tjera qe me zor pranojne shoqeruese. Me te veshtira jane lulet: vjollca eshte nder me pak miqesoret”.
Çfare ka ne ajer valle?
Tashme neper qytetet kryesore te modes disa nga parfumerite me ne ze ofrojne dhe kete sherbim per klientet e tyre, me se shumti VIP. Behet fjale per keshillimin per perzierjen e nuancave sa te krijohet nje unike. Por ndersa VIP-at jane me te nxituar sepse i tremben paparaceve, te tjeret perfitojne me te vertete shume. Nuk dalin nga dyqani pa pasur nje parfum me emrin e tyre.
Kete mund ta beje gjithkush. Madje duke nisur nga tani. Duke shfrytezuar milimetrat e fundit te shisheve te vjetra te parfumeve, por qe shkojne me njera-tjetren, arrin te kesh nje parfum te ri. Askush nuk do ta njohe mes aromave me te cilat hunda eshte mesuar dhe kur do ju pyesin se ç’arome eshte kjo, jo vetem per sekret, do ta keni te veshtire te pergjigjeni.

Postime te Ngjashme:
- Si te zgjedh parfumin tim?
- Aromë pranvere
- Të luftosh gripin duke u parfumosur
- Një engjëll në tavolinën tënde
- Mungesa e Vitaminës D
Popularity: 3% [?]
