Hulumtim mbi gripin e derrit
November 24, 2009 – 8:36 pm | No Comment

Dr Russell Blaylock, neurokirurg, ligjërues dhe shkrimtar, njëri ndër personat më me ndikim në botën  mjekesisea deklaruar: Askush nuk duhet të marrë vaksinën kundër gripit të derrit, ajo është njëra ndër vaksinat më të rrezikshme  …

Read the full story »
Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Kujdesi per lekuren

Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra…

Submitted by Derby on June 22, 2009 – 6:44 pmNo Comment

Muajt e të ftohtit, ngrirjes, hapësirave të ngrohura dhe anashkalimi i trupit shkaku i shumë rrobave e kryen fazën e tyre. Të ballafaquar me ditë të ngrohta dhe hedhjen e shtresave të trasha të rrobave, jemi nën presionin e shtuar që sa më shpejtë të kthehemi në forum. E para në cak është lëkura juaj.

Pastrimi

Pas periudhës së ftohët që lëkurën tuaj e bëri të thatë dhe të ndjeshme, do të ishte mirë që një kohë t’iu ikni metodave agresive dhe mjeteve për pastrim. Ikni mjeteve me bazë alkooli që mund të thajë vajrat mbrojtëse natyrale në lëkurë. Më mirë përdorni qumësht apo ndonjë shkumë për pastrim.

Piling

Me piling do të hiqni qafe lëkurën e vdekur që u grumbullua gjatë muajve të ftohët të dimrit. Piling është mirë të përdorni deri në 2 herë në javë. Kështu qelizave të reja të lëkurës do t’iu jepni rastin të marrin frymë dhe të tregohen në dritën e duhur- të reja, të dhe shëndetshme dhe të hidratizuara, gjithsesi zgjidhni ndonjë piling të butë për të mos grithur shumë fytyrën dhe ta bëni më të thatë.

Hidratimi

Era, hapësirat e ngrohta dhe të ftohtit lëkurën tuaj e kanë bërë të dehidruar, të thatë dhe të ashpër. Andaj lëkurës i nevojitet lagështia e nevojshme. Vetëm kështu lëkura juaj do të shkëlqejë përsëri.

SPA tretmanët

Shpërblejeni lëkurën tuaj me ndonjë tretman të posaçëm. Verifikoni ofertat në sallonet e kozmetikës por nëse jeni për punë shtëpie edhe vetë mund të krijoni ‘spa oazën’. Vendosni ndonjë piling apo maskë në fytyrë. Mund t’i përgatisni edhe vetë; për hidratim të lëkurës përzieni të kuqët e vezës dhe vendoseni në fytyrë, lejeni 10 minuta të veprojë dhe shpërlajeni. Pas tretmanit lëkura do t’iu zbutet. Ky është vetëm një prej shumë tretmanëve që mund t’i përdorni.

Vitaminat

Vitaminat B, C dhe E si dhe zinku dhe magnezi janë anti-oksidantë të cilët do t’i japin lëkurës energji dhe fuqinë e humbur gjatë muajve të ftohët. Shtoni konsumimin e tyre për të zënë atë që keni humbur.

Ushtrimet

Ndoshta gjatë dimrit e keni anashkaluar regjimin e ushtrimeve: tash është koha që përsëri të hidheni në aksion. Përveç që këndell trupin dhe forcon muskujt, ushtrimet stimulojnë qarkullimin e gjakut gjë që do t’i jap lëkurës suaj shkëlqim. Lodhja e shëndetshme do t’iu mundësojë gjumë më të mirë e kjo do të mundësojë regjenerim më të mirë të lëkurës.

Prodhimet kozmetike

Është koha për ndryshim të kozmetikës. Kremat që i keni përdorur gjatë muajve të dimrit nuk iu përgjigjen nevojës së lëkurës suaj në ditët e ngrohta. Tash kremat duhet të jenë më të buta, por hidratimi le të jetë tutje detyra kryesore. Ndonëse dielli ende nuk është i fortë si gjatë verës, është mirë nëse edhe tash kremi përmban faktorë mbrojtës.

Uji

Tretmani më i thjeshtë, më i lirë dhe më i efektshëm për lëkurën tuaj është pirja e ujit. Përpiquni që gjatë tërë ditës të pini mjaft ujë për të parandaluar dehidrimin e lëkurës dhe të nxisni hidratimin e saj të brendshëm.

lekura

Postime te Ngjashme:

Popularity: 10% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.