Dita e bukurisë
Nje dite e tere dedikuar bukurise
Kush ndihet e bukur, duket e bukur. E vertete, por nuk mund te mjaftohesh vetem me kaq. Te pakten nje here ne muaj ler gjithçka menjane dhe dedikoju vetes tende. Merru me çdo pjese te trupit. Qe nga maja e thoit e deri te floket, pa lene pas dore asnje detaj. Perkedhelu dhe mos harro: per t’u ndier ne forme, mjafton te gjesh harmonine e brendshme, ndaj fillo te pergatitesh qe nje nate me pare. Ja keshillat tona
Nje nate me pare
Para se gjithash, krijo rreth vetes nje atmosfere relaksuese: zgjidh nje muzike te qete qe te mundeson te lesh pas shpatullave çdo mendim negativ ose stresues. Pergatit nje darke te mire e te lehte me baze peshku, per shembull: ton, perime te fresketa te gatuara ne avull dhe fruta te fresketa. Konsumoje brenda 20 minutash, ne menyre qe te thjeshtosh procesin e tretjes dhe te mos e rendosh organizmin. Shtrihu heret ne shtrat dhe fli te pakten 7 ore gjume. Dhe para se te flesh, mos harro banjen e ngrohte!
Relaks ne vaske
Nje banje e mire duhet te zgjase maksimumi 15 minuta, ne menyre qe sistemi i qarkullimit te gjakut te mos lodhet dhe lekura te mos thahet shume. Temperatura ideale e ujit duhet te jete 35 deri 38 grade. Per ta bere banjen edhe me te rafinuar, mund te hedhesh ne uje ca pika vaji esencial, per shembull vaj shporizi, qe ndihmon per qetesimin e ankthit, pagjumesise dhe tensionit nervor. Thuaji vetes “naten e mire” duke gjerbur nje çaj qetesues pasi ta kesh embelsuar me pare me mjalte.
Ne zgjim
Shtriqu. Ndiq levizje te thjeshta, qe riaktivizojne qarkullimin. Rrotullo duart, kembet zgjat krahun dhe kemben e majte, pastaj krahun dhe kemben e djathte. Sapo te jesh ngritur ne kembe, buzeqesh, pi nje leng te shtrydhur frutash te fresketa dhe pergatitu per nje dush te mire. Rregullo temperaturen e ujit qe te jete i ngrohte: sherben per te hapur mire poret e lekures dhe pergatitu per trajtimet e mepasme.
Skrab, skrab, skrab
Me lekuren ende te lagur, pergatitu per nje nga gjestet me te rendesishem te dites tende te bukurise: te çlirosh lekuren nga qelizat e vdekura dhe pastertite. Kalo mbi lekure nje eksfoliant te mire, qe permban mikrogranula. Shperndaje mbi siperfaqen e epidermes ne menyre qe te stimulosh mikroqarkullimin e nenlekures dhe te favorizosh oksigjenimin e shtresave. Perqendrohu me shume te berrylat dhe gjunjet, ji delikate ne zonen e gjoksit dhe kraharorit dhe mos harro shpinen. Lekura dhe qafa duan te njejtin trajtim, por me nje produkt specifik.
E kane radhen floket
Laji floket me nje shampo delikate, qe me pare e ke holluar ne uje. Masazho lekuren per rreth nje minute dhe pastaj shpelaje mire koken, pasi te sigurohesh se e ke eliminuar te gjithe shkumen. Uji nuk duhet te jete shume i nxehte, sepse ndryshe floku dobesohet. Krihu me nje kreher te drunjte dhe pastaj apliko nje maske rigjeneruese per rreth gjysme ore. Zgjidh nje maske te pershtatshme per flokun tend dhe mos harro se, edhe nese nuk ke probleme specifike, do te te sherbeje per t’i mbajtur floket te shendetshem e te forte. Ne fund, nese ben vape, leri floket te thahen ne menyre natyrale.
Dopio-maske per fytyren
Lekura e fytyres, duke qene e ekspozuar ndaj agjenteve te jashtem, plaket me shpejt. Te pakten nje here ne muaj eshte rasti per t’i dedikuar dy kura: nje maske pastruese deri ne thellesi dhe nje maske rigjeneruese per ta ushqyer. Zgjidh trajtime te pershtatshme per lekuren tende dhe pastaj shperndaje produktin ne menyre uniforme: nga balli tek mjekra, duke shmangur qepallat, rrathet e syve dhe buzet. Lere te pushoje aq sa e kerkon produkti dhe me pas shpelaje me uje te ngrohte. Ne fund vendos mbi fytyre nje tonik, qe i jep lekuren shkelqim.
Cheeeseee: buzeqesh!
Nje buzeqeshje e bukur kerkon buze te kuruara dhe dhembe te shendetshem. Edhe ne kete rast duhen eliminuar qelizat e vdekura. Kalo mbi buze nje furçe te bute duke ndjekur levizje rrotulluese. Ky veprim sherben edhe per te riaktivizuar qarkullimin. Ne fund hidratoji bollshem dhe masazhoji, ne menyre qe te shmangesh formimin e rrudhave te vogla. Perfundo duke lare dhembet, duke u kujtuar qe furça duhet kaluar nga lart poshte, pa harruar nje perdorim te mire te fillit dentar.
Kembe e duar
Jane detajet qe bejne diferencen, ndaj mos i ler pas dore ekstremitetet dhe vazhdo diten tende te bukurise me manikyr dhe pedikyr. Kujdesu qe te kesh aceton delikat, krem per kutikulat, shkoptha portokalli, lime kartoni, nje baze mbrojtese dhe smalt ne ngjyren e preferuar. Disa keshilla te vogla: mos i pri thonjte me prerese, por me lime dhe mos u jep atyre te kembeve forme ovale, sepse tek cepat thoi hyn ne mish. Kutikulat duhen shtyre perreth thoit vetem pasi t’i kesh lene duart per pak kohe ne uje te ngrohte dhe sapun. Nuk keshillohen te priten.
Hidrato trupin
Mire. Nese i ke ndjekur te gjitha keshillat e mesiperme, tani lekura eshte gati per t’u hidratuar. Shpernda mire neper gjithe trupin nje krem ose vaj qe e mban lekuren elastike dhe perfito per nje masazh te shkurter. Ndiq levizje te vogla rrotulluese me duar ne menyre qe te riaktivizosh qarkullimin dhe te favorizosh oksigjenimin e shtresave te lekures, duke pasur parasysh se levizjet duhen bere gjithmone nga poshte, lart. Ne kete pike je gati: mbylle diten tende te bukurise me pak nga parfumi yt i preferuar dhe sheno ne axhende daten per muajin tjeter.

Postime te Ngjashme:
- Si te riparojme defektet e lëkurës
- Renia e flokeve
- Si te mbajme kembet ne forme
- Një grim me provën e lotëve
- Bukuria e thonjve
Popularity: 11% [?]

jeni shum dilikate hahaha
Like or Dislike:
0
0