Prisni Baluket!
Menyra me e thjeshte dhe e shpejte per te ndryshuar look: te presesh baluket! Me intervale te rregullta, kthehet moda e prerjes se flokeve mbi sy. Mjafton qe nje nga vajzat VIP te filloje lojen
Ne Hollivud baluket duken te shumellojshme, nga te gjitha tipet: te shkurtra, te gjata, voluminoze, te lehta, te pakrehura. Por nuk mbeten pas as personazhet shqiptare. Qe te Christina Aguilera e Paris Hilton e deri tek vogelushja Suri; qe nga Enada At’Nikolla, te Xhemi e Manjola Nallbani.
Frymezuar nga Christina Aguilera
Ne ndarjen e çmimeve “MTV Video Music Awards” u shfaq me modelin e ri te flokeve me baluke te prera mbi sy. Dhe kaq u desh. Fotot e saj filluan te perdoren per te ilustruar çdo keshille te stilisteve te flokeve, qe keshillojne per kete stine baluket e prera.
E embel si Enada
Pas stilit alla Mireille Mathieu, ja ku vjen modeli tjeter nga stilistja Enada At’Nikolla. Nje kapje e lehte mbrapa dhe nje fryrje qe u jep flokeve me shume volum… dhe te gjitha baluket e rena mbi sy. Si gjithmone, ne ngjyre platini.
Baluket ne pah
Si Jennifer Love Hewitt, qe ka zgjedhur nje model “stil i pakrehur”. Ka kapur ne menyre te çrregullt gjithe pjesen tjeter te flokeve dhe ka lene qe tiparet e saj te rrethohen nga balukja qe i mbulon gjithe pjesen e ballit. Duket vertet e embel.
Ju prezantojme Xhemin
Kesaj radhe me disa fije te holla balukesh. Menjehere pas shfaqjes si prezantuese ne krah te Adi Krastes ne “E diell”, pas nje mungese te gjate ne skene, ja ku rikthehet Xhemi, bashke me modelin te ri te flokeve te saj.
Edhe Paris Hilton embelsohet
E tregojne me te kendshme baluket e krehura dhe floket e avullta qe i bien mbi supe. Paris Hilton eshte si gjithmone ne kerkim ne tendencave te reja, ndaj sa ka rene ne gjurme te njeres, nuk ka vonuar ta eksperimentoje.
Pergjithmone Manjola
Ajo eshte nder te vetmet kengetare, e cila perveç nje here qe ndryshoi ngjyren e flokeve nga e verdhe ne geshtenje, ka mbajtur per vite te tera te njejtin model flokesh. Te gjata dhe me baluke te krehura. Ndaj edhe kjo tendence e re e gjen serish.
Fashioniste si Suri
Me siguri qe e vogla e çiftit Tom Cruise dhe Katie Holmes, kur te rritet, do behet nje nga vajzat me me shije te Hollivudit. Madje eshte qe tani. E veshur sipas modes, me firmat me te njohura. Revistat me te famshme te botes e kane lakuar shpesh si bebin e veshur me bukur. Ja ku duket edhe me baluket e prera sipas tendences me te fundit.
Nuancat e Rezartes
A nuk duket sikur i ka shkurtuar floket Rezarta Skifteri? Ne fakt jo. Ështe thjesht ideja qe te jep kapja e flokeve nga pas dhe baluket e krehura mbi sy, qe kesaj radhe Rezi u ka dhene, perveçse nje ngjyre te verdhe, edhe disa nuanca te embla jeshile.
Postime te Ngjashme:
- Looks më modern të flokëve
- Përjetësisht e bukur?
- Grimosuni për pranverë…
- Ngjyrat per ditet e nxehta
- Renia e flokeve
Popularity: 13% [?]


