Floku dhe trajtime ndaj tij
Floku i gjate – Kujdesja per flokun e gjate fillon qe me lyerjen. Ngjyra qe preferohet me shume ne kete periudhe dimrore eshte kafe me nuancat e saj si; kafe e erret, e hapur, ngjyre çokollate me fije “bumerak”. Ne mode eshte perdorimi I teknikes se nxjerrjeve te fijeve qe dalin ne formen e shiritave.
Nuk jane me ne mode fijet e shumta ne te gjithe koken por fijet e theksuara ne forme shiriti qe ne gjuhen e parukierise quhen “Flash”. Emertimi vjen lidhur me kontrastin qe krijojne me pjesen tjeter te flokut. Nuancat e “bumerakut” kryesisht jane ne ngjyre, bezhe, platini, te kuqe, ne ngjyre te florinjte.
Ky trajtim mund te behet ne flokun e gjate por edhe ate te shkurter. Nje forme e tille floku shoqerohet me nje truk te lehte te nuancave te ngjyres kafe. Moda e fundit e trukut jane ngjyra te aferta me ngjyren e flokut.
Nese moda eshte kafe edhe tualeti i syrit varion po ne kete kolor. Pjesa e nenposhtme e vetulles zakonisht behet ne kolorin e erret te flokut, ndersa lyerja e bishtit te syrit duhet te harmonizohet dhe te kombinohet me kolorin e fijeve- shirit. Buzet me kontur te lehte floriri dhe I kuqi I buzeve ne ngjyre kafe te lehte e shkelqyese. Per pjesen e mollezave te faqeve, ndryshe e quajtur pjesa “ruzh” keshillohet te perdoret krem puder gjithnje e kombinuar me lyerjen e buzeve dhe ngjyren e flokut.
Floku i shkurter – Nje tjeter prerje praktike dhe qe nuk kerkon kujdes maksimal eshte prerja e shkurter e flokut, me shkallezim te theksuar. Kolori mund te jete ne ngjyren kafe, ne nuanca te nderthurura te kafes, ne vishnje, ne te zeze me nuance vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose te erreta te ngjyres kafe. Nje prerje praktike si per vajza te moshes se re ashtu dhe per femra qe jane amatore te flokut te shkurter. Kjo prerje pershtatet ne çdo veshje dhe shoqerohet me nje makiazh teper te lehte
Floku me onde – Ndryshe nga floku i drejte, floku me onde, i shkurter apo i gjate qofte ai, gjithmone ka nevoje per nje trajtim me te kujdeshem. Kete gje ju mund ta realizoni lehtesisht dhe te beheni profesioniste ne trajtimin e tyre te perditshem. Ne qoftese pas lyerjes flokut i bejme nje larje shume te mire dhe ky proces shoqerohet me “Final color” , i cili duhet te perdoret gjithmone pas lyerjes, do te shohim se floku, edhe ne ditet me pas, do te kete nje ngjyre me te qarte, me te embel. Per flokun me onde keshillohet perdorimi i shkumes se flokut qe i mbron nga rrezet e diellit.
Ne pergjithesi per flokun e lyer, te gjate, te shkurter, te drejte apo me onde, keshillohet krem flokesh qe perdoret pas larjes.
Postime te Ngjashme:
- Yndyra e flokeve
- Renia e flokeve
- Dimri vjen me taka të larta dhe bereta
- Manikyr dhe Pedikyr
- Cilës dhomë, ç’perde ti marrim?
Popularity: 31% [?]
