Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

Yves, ai që veshi gratë me pantallona

Submitted by on March 10, 2009 – 5:10 pmNo Comment




Ives Sait Laurent, qe “shpertheu” ne skenen e botes se modes ne vitin 1958, djaloshi-mrekulli pasues i denje i Christian Dior dhe nje nga njerezit e konsideruar si me me influence ne bote per shume dekada rresht.
Gjate karrieres se tij aktive, qe nisi fuqishem ne vitin 1957 dhe zgjati deri ne vitin 2002, ai ishte pergjegjesi kryesor per ndryshimin e menyres se veshjeve te grave, duke “i futur” ato ne pantallona si ne veshjet e dites, ashtu edhe ne ato te mbremjes dhe duke u rekomanduar xhaketat e kemishat, te cilat deri ne ate kohe ishin domen vetem i meshkujve. Ai ishte dhe ideatori i veshjes qe imiton lekuren e leopardit dhe shume aksesoreve qe sot jane te zakonshme per kostumet e grave. Saint Laurent e merrte frymezimin kryesisht nga rruga, njerezit e thjeshte e kalimtaret e zakonshem qe e popullojne ate dhe per t‘u frymezuar shetiste ne kende te ndryshme te botes per te marre nga secili vend veçorite karakteristike dhe per t‘i perpunuar e stilizuar ato me pas ne laboratorin e tij magjik te modes. Kjo lloj krijimtarie ishte edhe menyra qe i ofroi suksesin e garantuar dhe afatgjate te pasarelave ne te cilat emri i tij u lidh ngushte me konceptin tendence, klas dhe persosje. Nje tjeter burim frymezimi ishin edhe vepr at e artisteve dhe piktoreve te medhenj te shekullit te XX si Picaso, Miro, apo Matisse. Nder femrat qe u dashuruan me veshjet e Ives dhe qe u bene ambasadore te modes se tij ne bote ishin te famshmet Catherine Deneuve, Paloma Picaso, Lauren Bacall apo Marie-Helene de Rothchild.
Saint Laurent e preku suksesin dhe famen e madhe ne vitin 1958, kur ishte vetem 21 vjeç. Koleksioni i tij i pare quhej “koleksioni Traqpeze” dhe ishte i pari i nxjerre prej tij pas vdekjes se mjeshtrit te madh, Dior. Suksesi ishte i menjehershem, por ndryshe nga shume koleksione qe shperfaqen e zhduken shume shpejt nga memoria, fati i koleksionit te Sait Laurent ishte i ndryshem. Ai ia doli qe te mbetej ne majat e profesionit te tij, nderkohe qe moda ndryshonte dhe kete e beri duke u marre me te gjitha llojet e veshjeve qe nga ato te mbremjes e deri tek ato te sportit dhe te femijeve. Shtepine e vet te modes e hapi ne vitin 1962 dhe qe nga ai vit koleksionet e Ives priteshin me padurim nga e gjithe bota e modes dhe sigurisht klientet e saj. Ives vendoste gjithmone tendencen e re, asaj qe i shkonin pas shtepite e tjera te modes. Ndikimin me te madh ai e pati gjate viteve ‘60 dhe ‘70, vite ne te cilat linjat dhe modelet e veshjeve ndryshonin me shume shpejtesi. Nder sukseset me te medha te stilistit ishte koleksioni “Mondrian” i vitit 1965, i bazuar ne pikturat e nje artisti holandez, si edhe koleksioni tjeter “fshatari i pasur i vitit 1976, i cili zgjoi nje kureshtje dhe nje interes te jashtezakonshem ne Paris dhe prej pasarelave te Parisit gjithçka u zhvendos ne ato te Nju Jorkut. Edhe ne metropolin e botes suksesi ishte i jashtezakonshem. Gjate nje interviste te dhene pas shfaqjes njujorkeze, Ives tha se koleksioni ishte nje materializim i endrrave te tij dhe se kur krijonte per femren ai kishte parasysh heroinat e librave te tij te dashur, bukurine dhe forcen e karakterit te tyre. Por Ives ka qene edhe nje gjenerues i vertete kundershtish dhe debatesh.
Ne vitin 1968 ai sugjeroi qe grate duhet te vishnin pantallona ne jeten e perditshme, madje ato duhet te perdoreshin masivisht edhe ne veshjet e mbremjes, sigurisht me stilizimin e duhur per okazione te tilla. Kjo futje e re ne veshjen e grave mund te konsiderohet si nje revolucionarizim i madh i botes se veshjeve, qe beri epoke dhe ndryshoi kryekeput jo vetem veshjet, por edhe mentalitete te caktuara. Sipas tij, qe nje grua te konsiderohej femer me gusto dhe e veshur mire duhet qe te mbante pantallona, nje pulover dhe nje xhakete te lehte sportive. “Puna ime si stilist eshte qe te intiuitoj tendencat e kohes dhe koha qe po jetojme, per nga pozita ne te cilen eshte vendosur dhe do te vendoset femra e do qe ajo te mbaje pantallona. Ne vitin 1983, kur ishte 47 vjeç, studiuesit e modes e konsideruan punen dhe kontributin e tij si thelbesor dhe te paperseritshem ne menyren e jeteses se gjysmes se dyte te shekullit XX. Per kete arsye, ne Museun Metropolitan Ives i eshte kushtuar nje pavijon i tere dhe ky eshte nderimi me i madh qe i eshte bere deri me sot nje stilisti ne te gjalle te tij. Ky pavijon eshte nje nder pavijonet qe vizitohet me dendur nga frekuentuesit e muzeumit. Karriera e viteve te mevonshme e Ives u fokusua shume ne aspektin klasik te veshjeve.

yves_saint_laurent

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.