Tani jam zonja Jonida!
Nese imazhi juaj per nje grua te martuar eshte ai i zonjave te “The Stepford Wives”, me fundet me zhupon dhe floke si te kukullave, gaboheni. Sepse nje e sapomartuar mund te jete dhe si Jonida Maliqi: tejet ekstravagante dhe me kombinime te çmendura. Si ne fotot qe shoqerojne te paren interviste te te sapomartuares. Ne nje rrefim te jetes se saj te re me nje mbiemer te ri: si zonja Prizreni
“S’e di, ky pozicioni i bukur eshte, por… mos dukem shume seksi? Nuk dua te dukem e tille. Jam e martuar tani!”. Thene nga Jonida Maliqi, teksa fotografi i sugjeron nje poze, te duket kaq e çuditshme. Sikur te mos i shndriste ajo unaza ne gishtin e marteses e sikur te mos e dinim per dasmen e saj aq te perfolur, Jonida do vazhdonte te ishte Jonida e perhershme. Ne mos edhe me e fiksuar pas look-ut se me pare. E nese deri me tani i keni menduar nuset e reja te veshura me fustane deri tek gjuri, me floke te krehur per merak e grim diskret, duhet te filloni te mendoni se nje nuse e re mund te jete edhe keshtu. Sepse nuk eshte e thene se njerezit ndryshojne si me magji menjehere pas “dites se bardhe”. Edhe pse ajo ideja e pandergjegjshme se kjo duhet te ndodhe patjeter, te ben ta shohesh me habi. Ndonje shenje zonje nuk sheh tek ajo. As ne veshje, as ne karakterin saj te shpenguar, as ne manine per te pasur nje model flokesh te çmendur, nje grim shumengjyresh dhe nuanca elektrike veshjesh. Vetem nje merakosje te vogel se mos nje poze del pak me e guximshme… sepse tani eshte e martuar.
Me ne fund e martuar…
Po. Dhe ndihem kaq mire! Ka qene dita me e lumtur e jetes sime. E morem me shume seriozitet, sidomos Genti, qe u kujdes per te gjitha detajet. Çdo gje shkoi ashtu siç une e kisha enderruar qe femije.
Pavaresisht faktit qe keni 8 vjet lidhje, martesa diçka duhet te kete ndryshuar ne jeten tuaj, apo jo?
Ne gjithe keta vjet te lidhjes sone ne i kemi kapercyer me qetesi te gjitha etapat nje e nga nje: njohjen, lidhjen, fejesen, bashkejetesen… Sigurisht, duke pasur edhe ne, si te gjitha çiftet, ulje-ngritjet qe sjell nje marredhenie kaq e gjate e qe lidhja nuk do te ishte aq e forte pa to. Tani qe jemi te martuar, e ndiej veten edhe me te sigurt, me te qete. Ështe e lezetshme kur flasim ne telefon: perveç fjaleve te perhershme “shpirt”, “zemer”, i themi njeri-tjetrit edhe “burri im”, “gruaja ime”, por ne çdo gje tjeter marredhenia eshte si me pare: e forte, e qendrueshme. I vetmi ndryshim i madh eshte se pas marteses une quhem Jonida Prizreni.
Do te thote se qe ketej do prezantohesh vetem me kete mbiemer?
Jo, ne skene une do te vazhdoj te njihem si Jonida Maliqi. Pasi gjithe keto vjet karriere nuk ta lejojne nje ndryshim kaq te madh.
Po atehere, perderisa ne publik do te njihesh ashtu siç je prezantuar qe femije, si Jonida Maliqi, perse e ndryshove mbiemrin?
Sepse tani jam bashkeshortja e Gentit dhe me pelqen te kem mbiemrin e tij. Qe ne fillimet e lidhjes sone, une enderroja te martohesha me te dhe te kisha mbiemrin Prizreni.
Po muaji i mjaltit si shkoi?
Shume mire. Shkuam ne Majami dhe Nju Jork dhe aty Genti me beri nje surprize shume te bukur: me çoi te shihja koncertin e Alicia Keys.
Por menjehere pas kthimit nga udhetimi i muajit te mjaltit, e priste nje surprize tjeter, jo dhe aq e embel, qe kesaj radhe nuk ia kishte gatitur Genti, por mediat: thashethemet se Jonida priste nje femije. Por ne ishim me te per ore e ore te tera, e kemi pare te vishet e te zhvishet teksa nderronte veshjet nga njera seance fotografish tek tjetra dhe mund t’u sigurojme qe tani per tani ne familjen e tyre nuk eshte duke ardhur nje bebe. Jonida vazhdon te kujdeset si me pare per formen fizike. Ndersa pozon perpara aparatit ne pikun e vapes, teksa temperaturat i kane kaluar te 30 gradet, kerkon here pas here nje gote uje. Vetem kaq. Pijet e tjera me gaz dhe sheqer nuk i preferon. Qofte edhe kur ndodhet duke pozuar buze nje pishine qe te sjell deshiren per t’i shkelur pak rregullat. Te kujdeset per trupin e saj eshte prioritet. Rezultati? Nje trup elegant, me linja te rregullta. Ështe ne formen me te mire dhe nuk ka asnje çike bark… aq me teper bark qe te tregoje ardhjen ne jete te nje femije.
Vetem disa dite pas marteses u perfol gjate per nje shtatzeni…
E degjoj çdo vit nje thashethem te tille. E kam degjuar qe para se te martohesha, madje duke e komentuar edhe si arsye te marteses. E degjova edhe pas dasmes. Ne e mirepresim nje femije, por ia kemi lene ne dore Zotit. Ështe shume e shemtuar qe te perflitesh per te tilla gjera.
Ështe mese e natyrshme per nje njeri publik. Nuk je mesuar ende? Ndodh kudo…
Vertet, me kalimin e kohes te regjet lekura me te gjitha. Por ne kete pike prekem vertet. Edhe thashethemi kur behet dhe shkruhet ne nje gazete, duhet te bazohet diku.
Nje me zero per Joniden. Vetem ne kete pike ama, sepse tek çeshtja e fotove te dasmes fitorja anonte nga media. Sepse, ndersa thashethemet per shtatzenine ishin nje tymnaje, fotot e marteses nuk ishin aspak te tilla. Edhe pse Jonida u perpoq me te gjitha forcat te organizonte nje dasme te blinduar, imazhet e saj me fustan nuserie dolen qe te nesermen ne shtyp. Ne faqet e gazetave nuk munguan as komentet se çifti ishte perpjekur qe t’i shiste fotot e dites se dasmes dhe kjo ishte arsyeja qe ne ambientin ku u zhvillua ceremonia nje numer i madh truprojash nuk lejuan te hynte asnje fotoreporter. Ekskluziviteti duhej t’i perkiste vetem çiftit. Ndonese nuk ndodhi keshtu.
Le t’i analizojme me radhe se ç’eshte shkruar. Ështe e vertete se doje qe t’i shisje fotot?
Jo, aspak. Une e di qe ketu nuk jemi ne Hollivud. Per me teper do ishte njesoj si te shisja veten time.
E megjithate, me apo pa deshiren tende, fotot u botuan. Bashke me shume detaje te ceremonise sekrete. Si ndodhi?
Fotot kane dale nga nje mikesha ime gazetare, te cilen une e kisha ftuar ne dasme dhe nje dite me pare i kisha rrefyer disa detaje nga dasma, te cilat ajo i botoi ne gazete me lejen time, duke i bere me pare te qarte se nuk do te kishte asnje fotografi. Por pabesia beri qe fotot te dilnin ne gazete.
Ishte ajo vete qe i shkrepi fotot?
Ajo nuk erdhi fare ne dasme dhe me ate ftese ishte paraqitur nje kolegia e saj, e cila i ka realizuar fotot me celular.
Kjo ndodhi ne ceremonine e celebrimit. Foto te tjera u botuan nga ceremonia e dasmes nje dite me pas.
Kete nuk e di sesi ka ndodhur. Nuk di as se kush i ka bere fotot. Ështe e kote te perpiqesh te ruash diçka vetem per vete. Njerezit nuk e kuptojne se edhe une kam nevoje per privatesine time.
Po pse doje nje ceremoni kaq te fshehte?
Sepse eshte jeta ime private. Sepse ne dasme ishin te ftuar personazhe publike, te cilet ndoshta nuk donin qe te beheshin objekt fotografimesh. Pastaj u trembesha edhe diçiturave qe mund te lexoja neper gazeta.
Ne fund te fundit, çudia me e madhe tre dite zgjat. Zhurma e dasmes se Jonida Maliqit u fashit shpejt. Jonida e vuri shpirtin ne paqe? Ne fakt jo. Sepse ajo nuk eshte nga ato qe rrine urte e bute. Do fillonte ta gjente veten serish faqeve te gazetave. Kesaj radhe arsyeja ishte nje tjeter. Nje imazh i ri. Ne fillim, nje ngjyre flokesh çokollate e ngrohte ne vend te se kuqes se flakte, qe Jonida e mbajti pak me shume nga ç’ishim mesuar. Pastaj nje e verdhe shampanje dhe nje prerje e çmendur, nga njera ane gjatesi disa milimetra e nga ana tjeter nje presje gjate deri tek mjekra.
Si ndodhi qe t’u mbush mendja qe t’i prisje floket kaq shkurt?
Kisha kohe qe po mendoja te beja nje ndryshim. Ne fillim mendova qe te ndryshoja vetem ngjyren, kurse floket te vazhdoja t’i zgjasja edhe me. Pastaj vura re se ne Amerike te gjitha vajzat kishin te njejtin model: floke te gjate, me onde. E njejta gje me ra ne sy edhe ne Greqi. Ndaj, sapo u ktheva, vendosa te beja ndryshimin e madh.
Si gjithmone kunder rrymes…
Po. Me pelqen gjithmone t’i bej gjerat ndryshe dhe te mos jem ne nje linje me te tjerat. Dua te bej gjithmone te kunderten.
Ndihesh e paragjykuar per shkak te lojes tende me look-un?
Jo. Sepse jam vetvetja dhe ndihem shume rehat keshtu. Nuk me intereson qe floku, çizmet, çanta kthehen ne dallaveren e dites. Nuk ndihem e kushtezuar.
Po e imituar ndihesh?
Po. Dhe s’me pelqen fare.
Pse?
Sepse une nuk kam imituar asnjehere askend. Nuk jam “copy-paste” i askujt. Loja qe behet me look-un duhet te vije se brendshmi. Jo çdo gje qe del ne mode eshte e duhura. Yves Saint Lauren ka thene: “Nuk ka femer te shemtuar ose te bukur. Ka femer te kuruar ose jo”.
Po ti ku ben pjese?
Nuk e kam mbajtur ndonjehere veten per te bukur, por as te shemtuar jo. E kuruar me pelqen.
Qe Jonida e kuron imazhin e saj deri ne detajet me te imeta, kete e dime te gjithe. E pame edhe se fundmi. Nje ndryshim 180 grade, model dhe ngjyre flokesh e re. Por po flasim per Joniden. Pas ndryshimit te pare te menjehershem, nuk u kenaq me aq. Pa kaluar as nje jave, ne mendje kishte bluar ndryshimin e radhes, qe nuk ngurroi ta vinte menjehere ne jete. Nje prerje akoma me shkurt dhe nje ngjyre platini, qe i ka dhene nje tjeter pamje. Loja vazhdon. Jemi tere sy e veshe per ndryshimin tjeter. Sepse Jonida nuk qendron gjate nen nje pamje.
Ama qendron pa u lekundur persa i perket zgjedhjes qe ka bere: te mos jete komerciale ne muzike. Qe ta shohim duke kenduar kenge me refrene qe te mbeten me mendje, kjo s’ka per te ndodhur. Jonida betohet: “Do vazhdoj te kendoj balada dhe do vazhdoje te marre pjese neper festivale. Kete vit e ka radhen edicioni i dhjete i Kenges Magjike”.
Se fundmi shume nga kengetaret e njohur, te pakenaqur nga vleresimet, kane hequr dore nga konkurrimet neper festivale, sidomos tek ai i TVSH-se, nderkohe qe ti vazhdon te jesh e pranishme. Do vije nje dite qe edhe ti te besh si shume te tjere, te heqesh dore nga gara?
Jo. Nuk kam nder mend te heq dore. Ne duhet te garojme. Te garojme me ate qe vlen. Fitoj, nuk fitoj, per mua nuk ka rendesi. Kenaqesine time e kam marre dhe do vazhdoj te jem e pranishme neper festivale. Se shpejti do te marr pjese ne Kengen Magjike, me nje kompozim te Kaliopit, qe ka realizuar edhe duetin me Tunen. Do jete nje kenge ndryshe nga te tjerat. Me ritmike.
E megjithate, pse nuk je shume e pranishme me kenge, me videoklipe dhe as aktive neper koncerte, siç ndodh me shumicen e kengetareve?
Sepse une dua qe t’i mbijetoj skenes. Kam investuar shume per karrieren dhe nuk dua qe ta hedh ne ere. Une i kam mundesite per te bere nje videoklip çdo gjashte muaj, por nuk kam ndermend ta bej. Dua te bej pak gjera, por te sakta. Nese do isha e angazhuar gjate gjithe kohes me koncerte, shume pak do te ngelej per familjen time. Dikur kam thene se muzika eshte jeta ime. Tani mendoj se jeta eshte me shume se kaq dhe familja vjen e para.
Kane qene kohe te tjera ato. Tani ka te tjera prioritete dhe familja vjen e para. Ne fakt, po ta mendosh mire, nisur nga kjo puna e familjes, nje çike hije zonje sikur e ka marre Jonida…
Postime te Ngjashme:
- Prisni Baluket!
- Sekretet qe la pas MERLIN MONRO
- Një grim me provën e lotëve
- Grimosuni për pranverë…
- Prada
Popularity: 5% [?]



