Stilistja shqiptare shkëlqen në Nju Jork
Pas diplomimit ne te famshmin institut te dizenjimit ne Padova te Italise, Boci hapi nje atelier te veten ne Shqiperi. Ne vitin 2001 ajo u shperngul ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilen ajo e quan “toka ime e premtuar” dhe shume shpejt u be e njohur ne zonen e Detroitit per dizenjimet e saj perfekte, te cilat i shiteshin nje klientele te zgjedhur, po aq sa ne dyqane te tilla si “Alessandra Bridal”, “Janet Verner” and “Impulse”. Modelet e saj jane prezantuar ne “Oret e Detroitit”, po aq sa edhe ne revista te modes, nderkohe qe Katerina eshte stilistja e preferuar e spikereve te lajmeve Lila Lazarus dhe Rhonda Walker.
Zonjusha Boci eshte perfshire edhe ne shfaqjet e bamiresise, te organizuara nga fondacioni Rhonda Ëalker. Ajo ka modeluar edhe fustanin e mbremjes per nje sherbim fotografik te studios te Fadil Berishes ne Nju Jork, per Mis Universin 2006, Zuleyka Rivera dhe fituesen e “Miss Albania”-s, Sadina Alla ne paraden e Miss Universe 2007. Ne nje tjeter “sfilate” fotografish, kengetari Fergie admiroi punen e stilistes Boci, ndaj edhe ajo prezantoi yllin e muzikes pop me nje xhybe, te cilen ai do ta vishte ne nje feste ne Hollivud. “Une modeloj per ta bere nje grua te ndjehet femerore, per te ndjere nje ferkim te mendafshte ne lekuren e saj si dhe per te treguar linjat e saj”, – thote Katerina Boci.
Ne vitin 2007, Katerina Boci hapi studion me te madhe te stilimit ne Miçigan. Hapesira prej 1 km katror studio eshte ne dispozicion te klienteve te saj te mençur, per fustane dasme, kokteilesh e mbremjeje. Te gjitha veshjet jane te punuara me dore dhe te prera ne baze te specifikave te klienteve, te bera enkas per te nxjerre ne pah me te miren e tyre.
“Katerina eshte nje artiste me energji ngjitese per krijimtarine, modelimin dhe vete jeten”, – thekson botuesi i “”Couture Fashion Ëeek”, Andres Aquino. “Pjesmarrja e saj ne kete ngjarje te madhe te modes, me siguri do te sjelle me shume mirenjohje per kete stiliste te talentuar, e cila vazhdon te zhvillohet dhe te shkelqeje ne fushen e saj, per te cilen ajo ka pasion te madh”. “Couture Fashion Ëeek” dhe “Bridal Fashion Ëeek” jane dite me shume ngjarje per te prezantuar modele luksi dhe mode te mire, duke perfshire edhe veshje mbremjesh dhe elegante, veshje nusesh, po aq sa edhe shfaqje aksesoresh. Keto aktivitete perfshijne kliente te klasit te larte, VIP-a te ftuar, median si dhe bleres te zgjedhur dyqanesh te dores se pare. Dy ngjarjet perfshijne edhe nje sere zbavitjesh si kokteile dhe festash, te cilat do te mbahen ne Nju Jork, Palm Beach, Florida dhe qytete te tjera te zgjedhura.
Vajza nga Lushnja qe gjeti endrren ne SHBA
Stilistja shqiptare, Katerina Boci ka lene Shqiperine ne mes te vitit 2001, se bashku me dy vajzat, bashkeshortin dhe mamane e ve, te cilen e quan krahun e vet te djathte dhe mikeshen me te mire, per shkak te mbeshtetjes qe i ka dhene. Ajo jetoi ne nje apartament me dy dhoma, duke punuar ne nje restorant italian, nderkohe qe e ema kujdesej per dy vajzat e saj. Sot ajo shet fustane per trefishin e shumes se parave me te cilat erdhi ne SHBA dhe e gjithe kjo ishte fat per Katerinen. Ajo ishte martuar ne vitin 1992, kur ishte 20 vjeç me nje oficer policie, burri i saj prej 14 vitesh. Ajo mori dy deshmi nga nje program prestigjioz i Universitetit te Oksfordit ne Lushnje, kohe kur deshiroi te behej nje diplomate, pa e menduar kurre se do te behej nje stiliste. Tashme, Katerina Boci eshte nje nga stilistet me te lakmuara ne Detroit, nderkohe qe eshte ftuar te marre pjese ne mbremjen me te madhe te Modes, qe organizohet ne Nju Jork.

Postime te Ngjashme:
- Yves, ai që veshi gratë me pantallona
- Grate zgjedhin: Macpherson, modelja me e mire
- Fashion Forecast for 2009
- Femrat e Modes
- Mimoza: Arjoni u skuq kur me puthi!
Popularity: 7% [?]
