Përjetësisht e bukur?
E para, duhet te lindesh si Valbona Selimllari. E dyta, nuk duhet te biesh viktime e tendencave ekstreme te modes. E treta… me mire lere fare kete pune. Sepse perjetesisht e bukur si Bobi ndodh nje here ne nje milion
Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall Miss Albania 1991. Valbona Selimllari vazhdon te mbetet po aq e bukur sa 17 vjet me pare, po aq e dashur per publikun, megjithese ka ruajtur nje look thuajse konstant.
E bukur por e thjeshte, Valbona i ka shpetuar modes dhe make up-it ekstrem te viteve ‘90, eksperimenteve me ngjyra dhe modeleve te çmendura te flokeve. Ajo nuk ka provuar as modelin standard “floket bishtpellumb” (qe nuk mbeti femer pa i provuar ne fillim te viteve ‘90) e as kaçurrelat e korrentit. Njekohesisht, menjanoi konturet e theksuara te buzeve me lapsin e zi te syve dhe te kuqen provinciale te faqeve. E megjithate, qe nga koha kur doli per here te pare me rroba banje, e deri ne sofistikimin perfekt qe shfaqi ne show-n televiziv “C’est la vie”, Bobi ndryshime ka pasur (sado te vogla).
Perseri nuk ju kujtohen? Sigurisht, sepse duket sikur ka lindur per te qene perjetesisht e bukur.
Por ja cilat jane disa nga ato ndryshimet e vockla, qe vetem pasi ke shtrydhur mire e mire trurin, te vijne ndermend.
Vetem me rroba banje
Organizimi i te parit spektakel bukurie ne Shqiperi ishte nje nga ngjarjet me te bujshme te vendit tone. Po, po! Ne ate kohe, organizimi i “Miss Albania”-s beri vertet buje. Ajka e spektaklit padiskutim mbajti emrin e Valbona Selimllarit. Veshur me nje pale rroba banje nga me modestet, ajo shfaqi elegance, brishtesi, thjeshtesi dhe druajtjen e nje vajze qe ndoshta kishte guxuar me shume se sa duhet. Guximi i hapur, fshehur brenda nje kostumi banje, vajzes nga Tirana nuk i doli keq. Ajo u shnderrua menjehere ne te parin simbol bukurie te femres shqiptare, si dhe pati shume… shume favore te tjera, qe sot do t’i kishte zili çdo Miss.
Floke te prera shkurt
Keshtu i ka pasur vetem njehere ne jeten e saj. Nje prerje fare shkurt e flokeve ne stil djaloshar (tendence qe u rikthyer edhe gjate veres 2007) u imitua nga shume femra te zakonshme, te cilat u mahniten nga look-u i ri i Miss-it. Dakord! Ndoshta jo te gjitha moren te njejten kenaqesi nga ky ndryshim, por moren guximin t’u vinin gersheret flokeve, sepse Valbones ky model i shkonte shume.
Tiparet e rregullta dhe forma e bukur e kokes e tregonin Miss-in joshese, megjithese ne nje menyre te re. Por Valbona nuk qendroi gjate me floke te prera kaq shkurt. E ndersa çdo dite gjatesia e flokeve arrinte supet, serish vjen radha per prerjen e re ne stilin “presje” (ashtu siç jane shnderruar sot te gjitha femrat VIP kudo ne bote e qe nuk la femer shqiptare, VIP ose jo, pa e provuar). Por edhe kjo here kaloi aq shpejt sa veshtire se gjen njeri qe e kujton Bonen me floke “presje”.
Prezantueset e spektakleve veshin fustane…
Nuk eshte rregull i shkruar, eshte nga ato te pashkruarit, nga ato qe zbatohet pa shume ojna. Si prezantuese, duhet thene se Valbona nuk shkelqeu dhe aq nga oratoria, por te pakten fustanet i veshi te bukura. Te gjithe i mbajne mend spektaklet e regjisores Vera Grabocka me numrin dymbedhjete. E nese mbahen mend ato, nuk ka sesi te jete harruar qe Selimllari ishte gjithmone e pranishme.
Fillimisht, asaj iu besua roli i prezantueses kryesore (nuk ka shume nevoje te komentohet qe Miss-i nuk kishte lindur per kete pune, megjithe kembenguljen e Vera Grabockes).
Dhe, siç e kerkon rregulli i pashkruar, Valbona-prezantuese provoi gjithfaresoj fustanesh, moderne per kohen, jo dhe aq demode sot. Megjithese nuk spikati per ndonje stil origjinal te sajin, u dallua ne zgjedhjen e mire dhe te paekzagjeruar te fustaneve.
Coperat me xixa ose shkelqim, ngjyrat e embla, lakuriqesia (e tipit “aq sa duhet”) e klasifikuan Valbonen, ne mos ne femrat-ikone te modes, te pakten ne ato qe stili nuk u mungon.
Ndersa nje marredhenie e shkelqyer me dentistin i dhuruan nje buzeqeshje prej Barbie.
Si asistente regjisore
Si asistente regjisore, Miss Albania ‘91 nuk pati kohe per kokeçarje qe lidhen me veshjet, vizitat te parukieri, manikyr, pedikyr etj. etj., sepse puna pas kuintave zuri rolin kryesor, duke spostuar rendesine kushtuar imazhit. Prandaj, Bobi filloi te shfaqej gjithmone e me shume me nje pale xhinse te rehatshme, xhaketa serioze, dhe floket mbledhur shkujdesshem bisht. Te pakten keshtu e pane zakonisht njerezit me te cilet punoi. Por, keshtu nuk e pane kurre pjesa me e madhe e njerezve, ata te cilet me nje fjale te vetme permblidhen nen emrin “publik”. Sepse kur e donte puna per t’u shfaqur ne publik, Bona nuk zhgenjeu asnjehere. Ne ekran ajo u shfaq gjithmone me nje look te kuruar mire, buzeqeshje joshese, fustane mbremjesh te denja per tapet te kuq, e jo dosido por aty ku shkelin diva Hollivudi.
Imazh i DEKA-s
Bobi eshte e preferuara e te gjitheve, prandaj Miss Albania 1991 behet nga te parat bukuroshe qe perdori imazhin per te reklamuar produktet e nje kompanie te madhe ne Shqiperi. Bobi doli ne ekran me shume se asnjehere tjeter, ne çdo ore te dites, ne te gjitha spotet publicitare te kompanise DEKA. Ne reklama te ndryshme, nuk ngurroi te shfaqej si edukatore kopshti apo si amvise seksi. Ne te gjitha versionet, Valbona ishte po aq e bukur sa diten kur u shpall Miss Albania 1991, megjithese me me shume se 10 vite mbi supe.
Sepse Valbona nuk eshte nga ato maniaket e ndryshimeve drastike dhe nuk bie kurre viktime e tendencave ekstreme te modes, qe ca vite me pas duken nga me qesharaket. Duke ruajtur nje look gati konstant, por te kendshem, nje garderobe te pasur, por te thjeshte, ajo eshte nje nder femrat e preferuara edhe te kritikeve (atyre gojeligeve) te modes.
Nje geishe ne “C’est la vie”
Ne spektaklin televiziv “C’est la vie”, Bobi i çuditi te gjithe me vokalin e saj. Po aq çuditi me aftesine per te dale ne skene gjithmone ndryshe. Nje kameleon i vertete, qe ndryshonte gjithmone look dhe stil, u duk mire, si ne stilin klasik francez, edhe ne sofistikimin britanik apo kur tregoi dekoltene joshese te nje napoletaneje.
Gjithmone zgjedhja e garderobes u kombinua me krehjen e flokeve dhe nje make-up perfekt. Me kete te fundit ajo ka vite qe merret vete. Ia ka marre doren kaq mire konturimit te syve, penelit, rimelit e gjithe trukeve te grimit, sa shpeshhere koleget e saj drejtohen te Bobi, kur vjen puna per make-up.
Nje nga shnderrimet e saj me mbreselenese ne “Cest la vie” ishte look-u i geishes: nje kemishe ne forme kimonoje, e kombinuar kendshem me nje fund treçerekesh te zi, ndersa balluket e gjata i mbulonin syte, qe dukeshin si te terhequr, pjese e nje make up-i perfekt. Nje kontur i zi rreth syve, molleza te theksuara me rouge, buze te kuqe flake, por te theksuara drejt qendres. Rezultati? Nje geishe e koherave moderne… dhe e bukur… si gjithmone, shume e bukur.
Postime te Ngjashme:
- Ertemiona Mejdani – S’e njoh shijen e dashurisë
- Grimosuni për pranverë…
- Prisni Baluket!
- Prada
- Llojet e flokeve
Popularity: 4% [?]


