Prada
Shume njerez mund te mendojne se Prada eshte ajo qe eshte, eshte aty ku eshte, ne nje piedestal te larte, sepse ka qene me fat, sepse ka pasur nje familje apo nje mik qe e ka ndihmuar, por ajo eshte aq lart fale punes, kembenguljes dhe karakterit te saj. Modeste, feministe, kerkuese, e suksesshme, ajo eshte vete misherimi i nje endrre femijerie dhe ka qene pikerisht ajo enderr qe e ka bere te krijoje nje perandori mode. Agatha Ruiz de la Prada, stilistja e famshme spanjolle ka ardhur dje ne Shqiperi per te marre pjese ne “Javen Shqiptare te Modes”, ku paraqet koleksionin e saj te ri prêt-à-porter per sezonin e ardhshem pranvere-vere 2009.
Dizenjo asimetrike, copa te derdhura, tunika te gjata apo fustane jashtezakonisht te shkurtra per te veshur femren si nje “superwomen” ne nje bote me riciklime tere ngjyra, ne te cilen rrobat shume te rehatshme nuk jane kurre shume te ngushta, kjo eshte surpriza e saj. Agatha Ruiz de la Prada eshte nje femer qe e urren vetmine, por nga ana tjeter eshte shume optimiste.
Ne koleksionin qe do prezantosh ne “Javen Shqiptare te Modes” perse ke zgjedhur stilin komik?
Une nuk kam shume koleksione per veren tjeter, por ky eshte stili im, sepse mua me pelqen stili komik. Sepse ky koleksion permban pjesen me komerciale. Koleksioni tjeter eshte me artistik, por ate e kam nisur per ne New York, ndaj edhe e solla kete ne Shqiperi.
Pse perdorni pambukun ne veshjet tuaja?
Mua me pelqejne materialet natyrale. Kam gjithe jeten qe jam anetare e “Partise se Gjelber” dhe i urrej rrobat e prodhuara me materiale te tjera.
Ndaj edhe ju jeni veshur me rroba pambuku?
Une jam veshur gjate gjithe jetes sime me rroba pambuku, sepse ne fund te fundit eshte shume i mire edhe per lekuren.
Si lindi ideja qe te merrnit pjese ne “Albania Fashion Week”?
Shume njerez mund te kene menduar se jam e çmendur qe vij ne Shqiperi, por une isha shume kurioze te vija ketu, dhe mendova se mbase nuk do te kisha nje tjeter rast per te ardhur ne vendin tuaj. Une them se njerezit kane shume energji dhe shume deshire te mire, ndaj edhe mendova se eshte momenti i duhur per te ardhur.
Çfare opinioni ka ne Spanje per Shqiperine, sepse ju thate se shume njerez kane menduar se jeni e “çmendur” qe vini ne Shqiperi?
Shume njerez nuk e kuptuan perse une po vija ne Shqiperi, por une mendoj se mbase kjo eshte mundesia e vetme e jetes sime per te ardhur ketu, mbase jo, sepse une mund te vij serish.
Ju po thoni qe erdhet ne Shqiperi sepse ishit kurioze?
Domethene arsyeja e ardhjes sime ketu eshte pak kuriozitetet, por une mendoj se ju po beni nje perpjekje te madhe duke organizuar nje aktivitet kaq te rendesishem per moden ketu ne vendin tuaj, ndaj edhe erdha.
Ciles femer i drejtohen koleksionet tuaja. Femres biznesmene, femres se papune, gazetareve, politikaneve, apo …?
Une kam shume vite qe punoj dhe gjithmone kam veshur rrobat e stilit tim, ato qe une kam dizenjuar dhe bej me te miren time te mundshme, por koleksionet e mia nuk i dedikohen nje gruaje te veçante apo nje shtrese sociale te veçante. Ne Spanje apo ne vende te tjera mund te kene diçka te nje prej koleksioneve te mia, si per shembull, nje çante, nje parfum, nje peshqir, mbase jo çdo gje e tyre eshte nga prodhimet e mia, por nje pjese jane.
Perse po dizenjoni dhe po hidhni ne treg nje game kaq te gjere produktesh, siç jane parfumet, çantat, make-up, abazhure, celulare, rroba etj, etj?
Ështe shume me e bukur te punosh per shume gjera, se sa te besh çdo dite te jetes te njejten gje, te punosh per te njejtin projekt. Ështe me argetuese te besh gjera te ndryshme.
Nga kjo game e gjere, cila prej produkteve te dizenjuara nga ju, ju pelqen me shume?
Me pelqen te bej shume gjera ne te njejten kohe. Nese une do te isha e detyruar te beja vetem nje koleksion, do merzitesha shume dhe do te stresohesha, ndaj me pelqen t’i bej te gjitha.
Nje dite mund te punoj per koleksionin e veshjeve, nje tjeter per dekorimin e brendshem te nje hoteli, te punoj per kepucet, e keshtu me radhe.
Keni vetem pak ore qe keni ardhur ne Tirane. Por, me aq sa keni mundur te vini re, si vishemi ne?
Une nuk e kam nje opinion akoma. Per te krijuar nje opinion te sakte duhet te qendroj disa dite ne Shqiperi.
Kur ti ishe vajze e vogel, a ke menduar per ndonje moment se do kishe kaq shume sukses ne shume vende te botes?
E kam ditur gjithmone. Sepse shume njerez kane nje enderr siç e kishte Obama, dhe vjen dita qe e realizon ate enderr.
Dhe ju jeni tani misherimi i endrres suaj te femijerise?
Une jam shume me fat qe bej punen qe dua, punen qe dashuroj. Kur kalon shume ore te dites tende duke punuar dhe ben punen qe do, jeta eshte kenaqesi.
Kur e keni menduar per here te pare qe doni te beni kete pune?
Me kujtohet qe kur isha femije ne shkolle, oret e mesimit i kaloja duke vizatuar, duke bere dizenjo te vogla. Shpeshhere mesuesja e kuptonte qe une nuk isha e vemendshme ne mesim dhe me therriste, sepse une isha ne endrrat e mia, isha ne boten time.
A keni tani ndonje prej atyre vizatimeve?
Kam disa prej tyre. Tani po perpiqem te organizoj e te mbledh gjithe arkivin tim. Duhet kohe per ta bere. Une kam pak gjera, po kam diçka.
Kujt ia dedikoni kete sukses, mbase familjes apo dikujt tjeter?
Kur ke nje deshire, kur ke nje enderr dhe lufton per ta bere realitet, e ben ate, apo jo? Nje nder gjerat me te bukura te punes, sime eshte ekipi dhe mua me pelqen shume puna ne grup, sepse nuk je vetem. Nese je piktor, ti punon vetem, ndersa ne mode je gjithmone me njerez, pra ne te njejten kohe eshte nje pune sociale.
Ju e urreni vetmine?
Preferoj te mos rri vetem, por te jem ne shoqerine e njerezve. Jam njeri i varur, jo i pavarur.
Tashme jeni e suksesshme fale punes dhe luftes suaj. Cili eshte qellimi qe i keni vene vetes?
Ështe shume e veshtire te kesh nje firme nderkombetare kur je nga Spanja, sepse nuk ke shume vende afer, ndryshe nga italianet. Siç ju e dini, sepse edhe per shqiptaret eshte e veshtire te jene firma nderkombetare, edhe pse Spanja dhe Shqiperia nuk jane ne te njejten situate, ju mund ta kuptoni ndryshimin e te qenit nga Shqiperia me te qenit nga Parisi. Ka shume ndryshim. Pra, endrra ime eshte te kem nje firme nderkombetare. Shume njerez mund te mendojne se une jam kjo qe jam, dhe jam ketu ku jam sepse kam qene me fat, sepse kam pasur nje familje, apo nje mik, por une jam ketu fale punes sime.
Nje femer e suksesshme qe fale punes ka krijuar nje lloj “perandorie” te sajen ne mode, por jo vetem aty …E suksesshme edhe pse femer …
Une nuk kam krijuar nje perandori, kam thjesht nje biznes te vogel. Gjate gjithe jetes sime kam qene shume feministe, gjithmone. Kam qene gjithashtu edhe ekologjiste. Gjithmone kam luftuar per te drejtat e femres. Ështe nje lufte e perhershme.
Çelesi juaj i suksesit eshte puna juaj, apo ka edhe diçka tjeter?
Çelesi i suksesit tim ka qene dhe eshte puna, por une jam ketu edhe fale karakterit tim. Ka shume njerez qe jane gjeniale, por ne momentin e pare qe del nje problem bien. Une jam shume optimiste dhe kembengulese per ate qe dua, derisa ta kem.
Perveçse firma juaj te jete nderkombetare, a keni nje enderr tjeter qe eshte e fshehur diku?
Ëndrra ime ka te beje me pushtetin e endrres.
Kam nje djale dhe nje vajze dhe kisha shume deshire qe ata te krijonin gjera, por ata nuk duan kete. Megjithate, une mendoj se jemi ne nje moment te historise qe mund te ndryshojme shume gjera dhe ne mund te jemi brezi qe ndryshojne çdo gje. Dhe mbase kjo eshte endrra ime me e madhe.
Cila eshte ngjyra juaj e preferuar dhe pse?
Mua me pelqen ngjyra roze. Ne industrine e modes ka dy ngjyra, e zeza dhe variacionet e saj te shumta, grupi i madh i te zezes dhe grupi shume i vogel i ngjyres roze dhe kjo eshte ngjyra ime.
A ka kjo ngjyre nje kuptim te veçante per ju?
Ështe nje ngjyre seksi per mua, eshte ngjyre pozitive. Shumica e vajzave te vogla vishen me ngjyren roze dhe une e dua kete ngjyre. Mua me frikeson ngjyra e zeze dhe me frikeson pushteti i kesaj ngjyre. Shume njerez vishen me te zeza kur duan te jene bindes apo serioze, por mua nuk me pelqen. Une mendoj se sa me e keqe te jete dita, aq me me shume ngjyra duhet te visheni per te pasur me shume energji, sepse une besoj tek forca e ngjyrave dhe tek terapia e ngjyrave.
Sa dite do te qendroni ne Shqiperi?
Do te rri vetem nje dite e gjysme. Do te doja te shihja pak qytetin, muzete qe ka, por nuk e di a do te kem kohe, sepse do me duhet te merrem me sfilaten qe te dale sa me mire.
Sa e njeh Shqiperine?
E njoh shume pak, por sapo te iki ne Spanje do lexoj per vendin tuaj, sepse tani kurioziteti me eshte shtuar shume per ju edhe per historine tuaj. Edhe nese ke degjuar te flitet, kur vjen ketu e sheh se si eshte ne te vertete, sepse eshte nje mundesi e mire per te mesuar shume gjera.
Çfare te ka pelqyer ne Shqiperi?
Mendoj se Shqiperia eshte nje vend shume i bukur. Por une nuk kam mundesi ta njoh mire. Por iu premtoj qe heren tjeter qe ne te dyja do te takohemi, une do te di 100 gjera me shume per Shqiperine dhe historine e saj, sepse ketu behen perpjekje dhe ka deshire te mire per te ecur perpara, por eshte shume e veshtire.
Cilet jane njerezit qe blejne pjese te koleksioneve tuaja ne Spanje. A ka njerez te famshem?
Nuk me pelqen te marr njerez te famshem ne sfilatat e mia, sepse nuk me pelqen ai lloj publiciteti. Ka shume njerez qe bejne festa madheshtore per nje sfilate, por perveç asaj feste madheshtore nuk kane asgje tjeter. Njerezit nuk duhet te vleresojne personin qe vesh rroben, por vete rroben.
A ka njerez xheloze per punen dhe arritjet tuaja? A ka ndodhur te jene perpjekur t’iu demtojne?
Ka shume njerez ne Spanje qe e mbivleresojne punen time, dhe mendojne se jam shume me e suksesshme se ç’jam ne te vertete. Mund te kete ndodhur qe te kene dashur te me pengojne kembet, qe te bie, por kjo eshte puna.. duhet te jesh gati per ta perballuar kete.

Postime te Ngjashme:
- Enada Hoxha – Roani është i imi
- Floku dhe trajtime ndaj tij
- Ertemiona Mejdani – S’e njoh shijen e dashurisë
- Manikyr dhe Pedikyr
- Eliza Hoxha – Jam single
Popularity: 2% [?]
