Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

Ju sfidoj të gjithëve

Submitted by on December 18, 2008 – 7:59 pmNo Comment




Bionde si kukulla dhe ish-mise me kembet kilometrike. Prezantuese te vjetra dhe ato qe sapo vene kembe ne televizione. “Siç i kam prezantuar une ato programe, nuk do ta bente askush tjeter”, tregon Arbana Osmani ne nje rrefim aspak modest. Ama te perligjur: e kush do ishte me kembe ne toke nese do pushtonte ekranin me te lakmuar ne vend?!

Takimi me te nuk eshte edhe aq i thjeshte. Jo sepse Arbana eshte nje vajze e pasjellshme apo me keq akoma sepse i pelqen te beje te rendesishmen, si shumica e personazheve te njohur, por sepse e ka thuajse te pamundur te gjeje nje xhep kohe per te na takuar. Emisioni ne radio, provat per “Super Model”, pastaj provat per “E diell”, pastaj nje reklame, pastaj… Ështe gjate gjithe kohes ne levizje. Bashke me “Big Brother 2”, qe do te filloje se shpejti, te gjithe spektaklet me te rendesishem ne “Top Channel” jane ne duart e Arbanes. Mos Top-i eshte ne krize me prezantueset, qe i paskan besuar asaj projektet me te medha?! Apo Arbana qenka kaq e pazevendesueshme?! Quajeni si te doni, perfundimi ngelet po ai: Arbana Osmani ka pushtuar nje nga ekranet me te medhenj televizive dhe i ka sfiduar te gjithe, sidomos ata qe nuk kane besuar kurre se ajo vajza imcake qe s’ta mbushte syrin do te behej nje dite nje nga prezantueset me te fuqishme, qe do t’u rrembente kolegeve te saj te gjitha skenat e spektakleve me te reja qe kane thithur audiencen me te madhe e do te thyente ca rregulla te pashkruara, sipas te cilave harroje se mund te behesh prezantuese pa qene se paku nje e tetedhjete e pa pasur ca forma trupore te hatashme. Ajo nuk ka as njeren e as tjetren. As kembet kilometrike, as buzet mishtore, as floket e verdhe e as syte e kalter. Ia ka dale mbane edhe pa te gjitha keto. Edhe pse pervoja ka treguar krejt te kunderten: se pa ato format trupore, me mire zgjidh nje profesion tjeter, edhe pse mund te jesh e shkathet, edhe pse mund te flasesh rrjedhshem, edhe pse mund te kesh pervoje radiofonike te gjate… Kamera eshte tjeter gje. Te do te bukur. A nuk ishte edhe Alketa Vejsiu nje prezantuese shume e mire? A nuk kishte pervojen disavjeçare ne radio dhe ishte kthyer ne imazhin e “Top Albania”-s? Ama dalja ne ekran (me gjithe mbeshtetjen e pakursyer te Vera Grabockes) e detyroi te kalonte me pare nga kirurgu estetik, te limonte kurrizin e hundes, te behej bionde e me pas t’ia niste nje karriere per se mbari. Ekzaktesisht nga e njejta studio radiofonike ka dale edhe Arbana Osmani, duke kaluar neper te njejtat emisione e duke u njohur se pari per zerin (qe tani e perdor ne disa reklama) e me pas duke u shfaqur pak nga pak ne ekran, fillimisht me emisionin “Select” e me pas me te gjitha edicionet e “Top Fest”-it. Ashtu siç qe, pa u perpjekur te dukej ndryshe nga ç’ishte. E duket se nje gje te tille nuk ka nder mend ta beje as tani. As te ndryshoje vazhdimisht ngjyren e flokeve, as te fryje buzet e as te beje ndonje ndryshim tjeter, qofte edhe te vockel fare.

Pse?

Sepse mua me pelqen vetja, sepse keshtu me duan njerezit e mi me te dashur, sepse e ndiej se keshtu me duan edhe ata qe nuk i njoh. Pastaj ca komplekse nuk i njoh fare. Per mua ka rendesi vetem kjo: qe autoret e programeve me kane besuar disa nga spektaklet me te rendesishme dhe mendoj se ua kam shperblyer besimin.

Nuk te ka shkuar ndonjehere nder mend te ndryshosh?

Jo, asnjehere, dhe as besoj se do me shkoje ndonjehere. Une nuk besoj se ekrani do njerez te ndertuar. Ekrani do njerez natyrale e mbi te gjitha te lexuar e te afte.

Po te tjeret ta kane keshilluar ndryshimin?

Me ka ndodhur shpesh te me propozojne nje nderhyrje qe do te m’i bente buzet me te plota apo gjera te tjera, por nuk kam pranuar. Ndihem kaq mire keshtu dhe pa gjatesine 1.80, edhe pa format perfekte trupore. Pa pasur asnjeren prej tyre, kam arritur ate qe kam dashur gjithmone. Megjithate kjo nuk do te thote se nuk kujdesem per veten.

Si kujdesesh?

Per shembull bej palester. Edhe pse jo shume e rregullt, perpiqem qe te shkoj te pakten dy here ne jave. Bej kujdes me ushqimin.

Qe do te thote?

Qe do te thote sa me shume ushqime te shendetshme te tipit: sallate, supe, rizoto, qe zakonisht me pelqen qe t’i gatuaj edhe vete, dhe u rri larg fast food-eve. E shkel ndonjehere me veren, po…

Po qendrat estetike i frekuenton?

Ah, ato jo. Merzitem shpejt dhe nuk kam nerva te rri me ore te tera duke humbur kohen me gjera te kota. Edhe thonjte i lyej vete ne shtepi.

Po per sa i perket veshjes?

Kam fatin e mire qe shoqja ime e ngushte Rovena eshte drejtore artistike e “Top Channel”-it. Ështe ajo qe kujdeset per veshjen time te skenes apo qe me kujton te lyej floket se me ka dale rrenja duke me njohur mire e duke e ditur se pas detajeve te tilla une nuk jam shume e vemendshme.

Pa qene vajza e pispillosur e bukuroshe, por me shume kembengulje e aty ketu edhe me kokefortesi (qe e karakterizon deri edhe tek gjerat e vogla, kur kerkon qe te dale gjithmone e saja), ia ka dale mbane te jete nje nga prezantueset me te mira edhe duke thyer ca ligje femerore e bukurie e duket se nuk genjen aspak kur thote se ca komplekse qe shume femra i kane ne gen, Arbana as qe i njeh fare. Ndryshe si mund te ngjitej ne skene e te prezantonte nje konkurs mirefilli bukurie si “Super Model of the World” e t’u qendronte perballe ca vajzave bukuroshe e te gjata duke mos u ndier aspak inferiore?! Nuk eshte ndier asnje çike. Ajo ka dashur spektaklin dhe kaq i ka mjaftuar. Per te kjo eshte shume me e rendesishme sesa nje pale kembe te gjata. Keshtu ka funksionuar qe ne fillim. Nje emision ne radio, pastaj nje ne televizion, pastaj edhe nje tjeter, edhe nje tjeter… Pa pasur asgje te shtruar para kembeve perveç durimit dhe nje besimi per t’u admiruar, te cilin e ka pasur qe ne fillim fare, kur ende 17 vjeç, synonte ekranin duke kaluar me pare nga studiot e Top Albania Radios. Kjo e Arbanes nuk eshte nje histori perrallash e as ndonje finale mes fishekzjarreve, si ajo e shumices se vajzave te ekranit qe gdhihen askush e ngrysen dikush, thjesht sepse fati u ka prire per te takuar njerezit e duhur, sepse jane shfaqur ne spektaklet e duhura apo akoma me thjesht sepse jane shume te bukura. Kjo eshte nje histori tjeter, e nje vajze te vogel, fare te vogel, qe pa pike droje u shfaq ne studiot e radios me te madhe me nje synim te qarte ne koken e saj: do te behej prezantuese televizive dhe per t’ia arritur kishte gjithe durimin e botes, per te pritur e per te bere gjera fare te vogla, per te ardhur pastaj pas shume kohesh tek ato te medhate.

Kush te ka ndihmuar per t’u bere prezantuese?

Askush. Aq me pak prinderit e mi, qe s’kane pasur kurrfare lidhje me radion apo televizionin. Gjithçka e kam arritur vete.

Si?

Po ja, fillimisht trokita ne deren e “Top Albania Radio”-s dhe kerkova qe te punesohesha aty si prezantuese e ndonje emisioni. Dija vetem kaq qe doja te punoja aty. Kisha me vete pasionin dhe guximin per t’i thene gjerat ashtu siç me vinte.

Çfare gjerash?

Gjera qe mund te thote nje vajze e vogel. Per shembull, kur kam hyre per here te pare ne studio, kam thene: kjo perdja s’me pelqen fare. As Alketa s’me pelqen. Ne fakt mua as radioja nuk me terhiqte siç me terhiqte televizioni.

Por kete nuk e the, apo jo?

Jo, sepse radioja do te me ndihmonte per te arritur televizionin dhe per t’u bere prezantuese televizive. Sepse e kisha ndare mendjen qekur beja spektaklet neper shkallet e pallatit, te cilat i organizoja vete, i prezantoja vete dhe i fitoja po vete, se nje dite do arrija te behesha prezantuese prej verteti.

Po kete enderr mund ta kene me mijera vajza te vogla qe bejne spektakle me shoqet neper shkallet e pallatit…

E vertete, por per mua ishte nje plan qe une kisha vendosur ta realizoja me çdo kusht, sepse e ndieja qe isha e afte, nuk kisha piken e drojes t’i dilja kameres perpara. Por para se te ndodhte kjo, me duhej ne fillim radioja, qe do te me ndihmonte per te arritur aty ku doja. Si fillim nisa te prezantoja hit paradat e kengeve e me pas m’u besua “Goodmorning Albania”.

Tani qe kane kaluar dhjete vjet Arbana do t’i bente symbyllur ato emisionet e dikurshme. Ama atehere gjerat nuk ishin aspak siç jane tani. Duhej te kapej me thonj pas asaj qe kishte arritur. Kishte futur kembet ne radion me te madhe e nuk do te hiqte dore per asnje arsye ne bote. E per te mos hequr dore nga aventura qe sapo kishte filluar, por edhe te mbante fort te tjera gjera qe kishte arritur (prinderit do te alarmoheshin e do te nderhynin menjehere qe ajo te hiqte dore nese vajza e tyre, per hir te pasionit te saj, do te binte qofte edhe fare pak nga mesatarja e notave), i duhej te bente jo pak sakrifica, te cilave do nuk do t’u trembej edhe po t’ua niste nga e para. Te zgjohej shume heret ne mengjes, te bente gjithe ate rruge me kembe, nga shtepia e saj deri te studiot e radios me vellane per dore, pastaj me vrap te perpiqej te kapte oren e pare te mesimit.

E megjithate dikush ka besuar tek ty.

Po, sigurisht. Pa besimin e Bojken Lakos, une nuk do isha ketu ku jam. Dhe jo vetem te tij. Jeta eshte treguar shume bujare me mua. Perveç Bojkenit, dy njerez qe kane besuar gjithmone tek une dhe qe me frymezojne vazhdimisht jane Rovena (kostumografia dhe mikesha ime me e mire) dhe i dashuri im. E megjithate, kur e mendoj shpesh, me vjen çudi se si Bojkeni besoi tek une.

Kishte ndonje arsye per te mos besuar tek ti?

Une isha nje çerre qe nuk dija te artikuloja mire, e veshur keq dhe mendoja se arma me e fuqishme qe kisha ishin gjuhet e huaja qe dija. Ne ate kohe as une nuk do t’i kisha besuar vetes.

Po tani?

Tani gjerat jane krejt ndryshe. Kam pervojen e shume viteve dhe nje liste programesh te realizuara jo vetem si prezantuese. Sepse kam kerkuar gjithmone te jem ne brendesi te programit qe kam prezantuar dhe nuk kam qene asnjehere nje prezantuese edhe kaq. Ne “Super Model” jam edhe prezantuese, edhe koordinatore; ne “Top Fest” edhe prezantuese dhe as. regjisore; ne “Big Brother” edhe prezantuese, edhe autore.

Mendon se ia ke zene rrugen ndonje prej kolegeve te tua?

Mua dhe kolegeve te mia shanset na u jane dhene te barabarta, ne mos atyre me shume. Ne “Top Fest 1” u zgjodh Evis Mula si prezantuese kryesore dhe une si dytesore. Dhe ne fund, ne finale shkova une ne te gjitha edicionet. Me pas une pak pasur ne krah prezantues te tjere te rinj shume te afte, por ishte figura ime qe u identifikua me “Top Fest”-in dhe jo vetem me te, por me çdo program tjeter muzikor ne “Top Channel”. Po te kisha dashur t’i kisha zene rrugen njeriu, une nuk do isha larguar nga “Top Fest”-i, as nga “Select”-i, as nga “Top Show” muzikor, por gjithmone kam dashur te eksperimentoj ne programe te reja dhe t’u le shansin prezantuesve te rinj te gjenerojne ide te reja dhe forma te ndryshme prezantimi. Dhe, ma lejoni mungesen e modestise, ne ate kohe qe jane bere, askush nuk do t’i kishte prezantuar me mire se une asnje nga keto programe.

Shumekush kerkon te arrije ate qe ke arritur ti. Ka edhe nga ata qe gjejne plot menyra per t’ia arritur qofte edhe me ndonje prapaskene. Sa here te kane thurur intriga?

Ndoshta kjo qe do them mund te duket mendjemadhesi, por me beso, nuk eshte ashtu aspak. E kam filluar profesionin tim qe e vogel fare dhe jam rritur ketyre korridoreve. Nuk ma hedh dot njeri.

Pikerisht nje e rrahur me vaj e me uthull kerkohej per t’i besuar nje nga programet qe do te thithte audiencen e te gjitha moshave. Arbana vete kishte menduar se prezantues i “Big Brother” do ishte ndonje nga me te njohurit ne Shqiperi. Nuk e dinte me saktesi se kush mund te ishte, ama dinte kete tjetren: ate program e donte ajo dhe pike! I kishte shprehur deshiren drejtorit te televizionit, por iu duk e pabesueshme kur pas nje periudhe jo fort te shkurter kohe presidenti i ndjere i “Top Channel” me nje sms i uronte suksese. “Big Brother” ishte i saji. Dhe nuk ishte kurrsesi nje spektakel me shume ne listen e saj. Ishte tjeter gje. Ai program ne te cilin Arbana mund te krahasohej me cilendo nga prezantueset e te njejtit format pertej Shqiperise, e renditi perfundimisht si nje nga prezantueset me te mira, duke “zhgenjyer” te gjithe ata qe nuk kishin besuar deri me atehere se ajo do t’ia dilte. Ne fakt ia doli, dhe me se miri madje. Vetem pak me vone do te kuptohej se kishte fituar me shume sesa thjesht nje emer te mire. Kishte fituar qe ketej e tutje te gjitha spektaklet qe po reklamoheshin fort ne “Top Channel” ne fillim te sezonit te ri televiziv. “Big Brother 2” ishte vulosur tashme. Edhe “Ti vlen” do kishte pasur ate si prezantuese nese Arbana do kishte pak me shume kohe. Sepse nderkohe kontrata ishte nenshkruar me “E diell”, spektaklin e se dieles. Ketu po qe Arbana ka thyer nje rekord qe deri me tani nuk e ka bere as edhe nje prej atyre qe kane guxuar t’i qendrojne ne krah nje prezantuesi kalibri si Adi Krasta.

Po prezanton me Adi Krasten. Ç’do te thote per ty?

Sigurisht qe kjo eshte diçka qe me pelqen veçanerisht. Kam shume per te mesuar prej tij.

Nuk ke frike se mos perfundon duke bere rolin e kukulles?

Jo. Sepse une nuk jam kukull. Sepse Krasta nuk me trajton si te tille. Pastaj une nuk e kam luajtur ndonjehere kete rol kur kam prezantuar me partnere ne skene.

Kete e kemi vene re te gjithe, por Krasta eshte Krasta, showman-i qe i ka kthyer automatikisht ne kukulla te gjitha vajzat me te cilat eshte gjendur ne skene dhe qe jane zgjedhur enkas te tilla: thjesht te bukura. Ja qe edhe ne krah te tij Arbana ia ka dale. Ketu nje batute e atje nje ironi per veten, ketu pak shaka aty nje interviste te realizuar, dhe ja ku na i ka mbushur mendjen te gjitheve. Thjesht duke dale ne skene, duke bere ate qe di te beje me mire. Pa ndjekur asnje model e pa shfrytezuar as edhe njehere te vetme jeten e saj private neper faqet roze te shtypit per te qene pak me shume e lakuar e pak me shume e njohur. Sepse askush nuk mund te thote se Arbana eshte konsumuar neper revista thashethemesh e as ndonje nga koleget tane nuk mund te thote se ka marre ndonje telefonate prej saj te tipit: une tani po pi kafe me te dashurin tim, ju me fotografoni! Te rralle jane ata qe dine diçka per jeten e saj private.

Pse kaq e fshehur?

Sepse jeta ime eshte jeta ime – nuk me ka pelqyer per asnje moment ta bej publike, sidomos per hir te njerezve te mi te dashur.

Ështe e vertete qe je e martuar?

Kjo nuk ka kurrfare rendesie. Une jam e dashuruar. Une bashkejetoj qe prej 7 vjetesh me te dashurin tim.

Bashkejetesa eshte tjeter gje dhe martesa eshte tjeter gje?

Ne fakt per mua nuk kane asnje dallim njera nga tjetra.

E megjithate asnjehere nuk e ke bere publike lidhjen tende e as partnerin tend. Pse?

Se pari, sepse dua te mbaj çdo gje timen larg syve kureshtare dhe se dyti, sepse une respektoj te drejten e tij per privatesi. Une nuk jam nje personazh qe dal ne ekran me qellimin per t’u bere e famshme ne kembim te jeten sime private. Nuk e kam bere dhe nuk besoj se do ta bej ndonjehere. Te njohur me ben thjesht puna ime. Çdo gje tjeter qe kalon pertej kesaj do te ngelet thjesht çeshtje personale.

Ja pra, kjo eshte Arbana!



Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.