Ilda: Joshja eshte arma ime
Arriti qe t’i joshe te gjithe, te turbulloje mendjet e meshkujve, te zgjoje lakmine e femrave dhe te gozhdoje publikun para ekranit. Kjo eshte Ilda Gega, vajza 23 vjecare qe solli per ekranin shqiptar eksperiencen e nje femre inteligjente, te shfrenuar dhe spontane. Tani ne nje rrefim per jeten e saj, para dhe pasi u be e njohur, thjesht si Ilda qe nuk njeh komplekse. Duke rrefyer edhe dashurine e saj te re.
Akoma nuk e ka vendosur nese stacioni i saj i vjeshtes do jete Tirana, apo do marre avionin e radhes per ne New York, Boston apo Massachusetts. Nese muaj me pare preu bileten per nje udhetim intrigues permes Europes dhe rastesia e solli ne nje prove televizive shqiptare, tani eshte ne dileme per shume gjera te jetes se saj te ardhme. Por, per nje gje eshte e sigurt Ilda Gega, se kudo qe te shkoje dhe kudo qe te kthehet ia ka bere vendin vetes. Ajo e ka te projektuar ne koke ate qe do te arrije: te jete dikush dhe te behet nene e mire per femijet e saj. Po cila eshte Ilda tjeter qe nuk kemi patur mundesi ta njohim nga ekrani? Biseda me te e zbulon sikurse zbulon edhe nje lidhje te re dashurie me nje person publik qe Ilda pranon ta rrefeje per ne.
Ilda, keni vendosur te rrini perfundimisht ne Shqiperi, apo jeni ketu perkohesisht?
Faktikisht une kam ikur nga USA ne shtator te 2007 dhe kam udhetuar neper Europe per disa muaj para se te vija ne Shqiperi. Ishte komplet spontan vendimi per te aplikuar ne Big Brother. Per sa i perket te ndenjurit ne Shqiperi perfundimisht, akoma nuk e kam vendosur, por mund te them qe asgje nuk me ngut per t’u rikthyer ne USA pervec familjes time per te cilet me ka marre shume malli dhe normalisht ia kam bere vendin vetes qe kurdo qe te kthehem te jem e mirepritur si ne shkolle, pune dhe shoqeri, keshtu qe vendimin s’e kam marre akoma, thjesht po shijoj pushimet e veres.
Origjina juaj eshte nga Tropoja. Cfare keni marre nga ky qytet verior? Ndieni mall per te? Ktheheni shpesh atje?
Babin e kam nga Tropoja, edhe vete atje kam lindur. Edhe pse kam ikur teper e vogel dhe nuk mbaj mend shume per Tropojen mund te them qe kam nostalgji, sidomos per rrugen per ne Tropoje… me traget. Cfare kam marre, e kam nga prinderit e mi, te qenurit e padjallezuar, e dashur, karakter i forte, te gjitha keto i kam nga prinderit. Jam plotesisht shqiptare per sa u perket moraleve te mia, thjesht kam nje mentalitet perendimor, ose me sakte kam zgjedhur gjerat me te mira nga cdo kulture. Tashme nuk kam me njerez ne Tropoje dhe mund te kem nja 15 vjet pa u kthyer. Kam shume deshire te shkoj por nuk e di kur do behet ky udhetim.
Cila ishte Ilda para se te behej e njohur ne ekran?
Ilda ishte ajo qe eshte dhe tani. Shoqeria ime me thote se brenda ne Big Brother nuk isha aq e lirshme dhe spontane sa jam ne jeten reale. Une ne komunitetin shqiptar ne SHBA njihem goxha, qofte nga shqiptare per te cilet kam perkthyer, nga shqiptare qe frekuentonin evenimente te organizuar per vete shqiptaret, apo dhe te rinj qe frekuentonin klube te ndryshme te Bostonit dhe New Yorkut. Ne USA isha studente dhe punoja si financiere. Ne Shqiperi njihesha si vajza qe kishte ardhur nga Amerika.
Na tregoni pak per jeten ne Amerike, familjen tuaj atje dhe angazhimet tuaja?
Ne USA kam ikur ne mars te 97-es, kur plasi lufta ketej. Fillimi ishte teper i veshtire, sidomos per prinderit qe ishin mesuar te ishin dikush, t’iu vleresohej puna, shkolla, emri i familjes, etj etj. Une si femije normalisht e pata me te lehte me gjuhen, me shoqerine. Qe femije jam aktivizuar me sportet (basketboll) duke vazhduar keshtu dhe ne gjimnaz, basketboll, cheerleading dhe softball. Pastaj vazhdova universitetin te cilin akoma s’e kam kryer. Kam levizur neper qytete te ndryshme te shtetit Massachusetts, kam jetuar dhe vetem…
Familja ime eshte e mrekullueshme. Babai dhe nena ime, te dy njerez te shkolluar dhe te respektuar. Babai ka qene drejtor i Hidrocentralit te Fierzes dhe inxhinier ketu ne Tirane, ndersa mamaja ka qene doktoreshe goxha e njohur ne Shqiperi.
Motra ime e madhe eshte bere nene dhe moter per mua. Ndersa vellai eshte dikush per t’u admiruar. Eshte i dashur, i durueshem dhe zakonisht qendron neutral. Sado qe motra dhe vellai do te donin te isha ne USA dhe jo ketu, kane qene shume te kuptueshem dhe te durueshem me faktin qe une kam ardhur ketej, qofte per nje periudhe te shkurter, qofte perfundimisht.
Moret pjese ne nje “reality show†shqiptar. Jeni penduar per kete apo mendoni se ia ka vlejtur?
Nuk jam penduar,… me vjen inat qe nuk pata lirine te isha komplet vetja ime, qofte nga ndikimi i kamerave, kontrates, apo banoreve te shtepise. Nese ia ka vlejtur nuk e di. Vertet tashme jam e njohur dhe jam pothuajse cdo jave ne revista apo gazeta, por kjo s’do te thote qe ka patur ndonje impakt pozitiv apo negativ. Pak a shume aty ku isha jam, thjesht me ca bishta nga prapa.
Shume ju kane gjykuar per sjelljen tuaj te shpenguar dhe pa komplekse ne Big Brother. Cili eshte komenti juaj per sjelljen dhe gjykimin e njerezve?
Realisht sjellja ime ishte e penguar dhe me komplekse. Pasi jam dhe me pa komplekse sec jam paraqitur atje. Shume kane gjykuar nga thashethemet neper gazeta. Mendoj se kam qene teper e sinqerte, shume normale dhe jam shume e sigurt se jam shume me e mire sec jane shumica e femrave shqiptare, te cilat e fshehin cdo gje. Nuk ka gje me te keqe se te hiqesh si dicka tjeter apo te genjesh. Jeta eshte me e lehte kur s’ke se c’fsheh.
Ku dallojne te rinjte shqiptare krahasuar me ata te Amerikes?
Te rinjte shqiptare me te Amerikes kane shume te perbashketa ne siperfaqe, dalin, vishen etj. Ne te kunderten ketu jetojne me teper per opinionin e tjetrit, jane me te varur tek prinderit, kane mendjen te tjetri, jane shume me teper te djallezuar. Andej rinia eshte me e lire, normalisht ka kultura te ndryshme dhe varieteti e ka bere Ameriken nje vend me me pak paragjykime, keshtu qe per vendin tone rinia jone eshte lule.
Ju vete ne cilin grupim do ta fusnit veten?
Une e thashe dhe me siper. Kam zgjedhur c’me pelqen nga te dyja kulturat. Jam e shfrenuar dhe e sinqerte, pa patur ndikim nga opinionet e te tjereve, kur nderkohe cmoj shume familjen, feminitetin dhe te qenurin shqiptare.
Ka ndryshuar jeta juaj tani qe jeni bere e njohur?
Do genjeja nese do thoja qe jo. Njihem kudo qe shkoj neper Shqiperi. Ftohem ne vende te ndryshme sepse tashme jam Ilda e Big Brotherit dhe jo sepse jam Ilda Gega. Kam patur oferta pune te cilat mbase nuk do ekzistonin nese nuk do isha bere publike. Fotografohem ne raste ku s’do doja te fotografohesha. Marr vesh lajme te rreme mbi veten nga te tjere qe kane lexuar revista thashethemesh.
Si shkoi kjo vere per Ilden?
Vera per mua akoma s’ka mbaruar. Ne shtator kam ditelindjen dhe shpresoj t’ia kaloj sa me mire. Vera ka shkuar shume shpejt, kam qene kudo ne bregdetin shqiptar dhe vazhdoj te bej pushime plazhi me miqte e mi. Kam qene e shoqeruar nga banore te ndryshem te Big Brother, nga miq, etj etj.
Ndiheni e dashuruar?
Po. Dashuria ime me e re eshte nje person publik. Dikur ka qene i perzgjedhur ne nje konkurs bukurie, si Mister. Nuk dua te bej publik emrin e tij, pasi lidhja jone eshte ne hapat e para. Jemi njohur pas daljes sime nga shtepia e “Big Brotherâ€, rastesisht ne nje pub. Ai realisht me kishte pare qe gjate diteve te qendrimit tim ne shtepine e “Big Brotherâ€. Pak e nga pak ai njohu Ilden e vertete dhe ne realisht jemi ne fazen ku po njohim dhe dashurojme njeri-tjetrin.
Cfare e ndan mekatin nga dashuria?
Mendoj se keto te dyja s’kane lidhje fare. Te dashurosh nuk eshte mekat. Per nje dashuri do sakrifikoja c’do gje pervec familjes dhe vetes time. Dashuria nuk duhet te kerkoje keto dy sakrifica, por duhet te thuret bukur qe gjithcka te shkoje kendshem. Pra lirine time dhe personin qe une jam, nuk do ta ndryshoja per dike tjeter. Thjesht do te pershtatesha.
Bukuria tek nje femer a eshte celesi per te arritur suksesin?
Bukuria tek nje femer eshte me teper se siperfaqesore. Nje femer eshte e bute dhe e forte, e embel dhe e hidhur, e mencur dhe naive, e bukur, por jo perfekte. Nese nje femer i ka tere keto, suksesin e ka arritur me kohe.
E perdorni armen e joshjes kur ju duhet?
Nje person teper i njohur ka thene se trupi eshte arma jone me e forte si qenie njerezore. Joshja me taktike dhe elegance eshte nje nga armet e mia.
Sa ndiheni e realizuar?
Shume pak te them te drejten. Thone “Tento per henen se dhe sikur mos ta kapesh do behesh nje yllâ€. Kam shume gjera ne jete qe dua t’i bej. Disa i kam kryer, disa jane ne proces e siper, disa vetem koha mund t’i arrije.
Tek cili virtyt njerezor besoni me teper?
Kjo eshte shume e veshtire, besoj tek te gjitha dhe besoj se te gjitha kane lidhje me njera tjetren, por mbase me shume nga te gjitha tek karakteri i nje personi.
Nese keni kohe te lire si ju pelqen ta kaloni?
Varet ku jam dhe me ke jam. Nese jam me motren dhe vellane me pelqen kur jemi ne shtepi te tre dhe bejme ndonje “barbeque†dhe “mojitos†dhe degjojme muzike ne oborr.
Nese jam me shoqeri, ne vere ne plazh, ne dimer ne ndonje pub. Vetmia s’me pelqen, por kur rastis vetem, shoh ndonje film, lexoj ndonje liber, trajtoj veten me ndonje banjo te sterzgjatur manikyr, pedikyr, shopping, ose futem ne internet dhe bisedoj me miqte e mi.
I vleresoni miqte?
C’do njeri ka nevoje per miq, nuk shtyhet kurre jeta vetem. Shoqeria te hap syte per shume gjera, rendesi ka mos t’ju shtosh vlerat njerezve qe s’e meritojne dhe mos t’ia ulesh vlerat atyre qe peshojne shume ne jeten tende.
Kam kuptuar qe njeriu ka shume pak miq te vertete, “nje eshte pak, dy jane shume†me duket se thote populli… Do shume kohe te dallosh nje mik te vertete, kjo s’do te thote qe ata qe s’jane te vertete mos t’i perfillesh. Thjesht mos i afro shume. Mami me ka mesuar qe dhe armiku me nje fjale te embel, apo buzeqeshje vritet dhe te jesh i ashper apo i paduruar eshte shume e lehte. Ndaj ben mire te ruash miqesine se eshte me e veshtire ta mbash sesa ta hedhesh poshte.
Ne cfare rastesh zgjidhni te thoni genjeshtra?
Nuk genjej per gjera te rendesishme. Genjej per shembull kur jam diku dhe me telefonon dikush qe s’ka nevoje te dije ku jam. Ose per gjera shume te vogla. Ose kur vonohesha per pune dhe sajoja ndonje gje si shumica e njerezve. Genjeshtrat e medha te sjellin shume telashe, te voglat dhe kur dalin s’jane ndonje gje, sepse jane thjesht dicka casti dhe mund te justifikohen apo tregohen me vone.
Pendoheni shpesh?
Jam penduar qe nuk bleva nje pale kepuce qe pashe para nja dy javesh se nuk i gjeta me. Per te tilla gjera pendohem. Asnjehere nuk do te pendohem per nje vendim qe kam marre. Ah po, qe kam filluar cigaren.
Cila eshte eksperienca me e bukur qe keni patur ne jete, cilado qofte ajo?
Eksperienca me e bukur dhe e veshtire ka qene kur jetoja vetem, me ka mesuar shume, me ka bere te pavarur dhe te forte. Nga kjo eksperience kam shume besim ne vetvete dhe di qe zoti nuk na jep kurre me teper sec mund te perballojme.
E frekuentoni jeten e nates ne Tirane? Cfare ju pelqen me teper nga ajo?
Sigurisht qe e frekuentoj, nuk eshte se Tirana ka ndonje gje te vecante per jete nate. Shume gjera i kemi ketu dhe nuk dime t’i shijojme sepse jane kopjuar nga perendimi, nderkohe qe mentaliteti nuk eshte i tille. Normalisht me pelqen kur dal diku dhe ambienti eshte i kendshem, duke perfshire muziken dhe shoqerine.
Do zgjidhnit bashkejetesen apo martesen?
Te dyja me duken shume mire, varet cfare lidhjeje do te kisha, po duke konsideruar qe dua te jem nene nje dite, do te zgjidhja martesen.
Nese do takonit Zotin, cfare do i kerkonit?
Te me gjykonte dhe te me meshironte. Te vetmet dy gjera qe une dhe askush tjeter ne kete bote s’mund t’i beje per mua.
Pasaporta e Ildes:
Emri: Ilda
Mbiemri: Gega
Ditelindja: 1 Shtator, 1985
Vendlindja: B.Curri
Profesioni: Account Controller
Hobi: Udhetimet, sportet, muzika, shkrimi, fotografia, etj etj.
Interesante: Kam nje yll te emeruar pas vetes, ma kane bere dhurate.
Ilda Gega, 23 vjec, qe u be e njohur per publikun shqiptar pas shfaqjes se saj ne nje reality show televiziv, duke pozuar per revisten “Shqipâ€
“Realisht sjellja ime ishte e penguar dhe me komplekse. Pasi jam dhe me pa komplekse sec jam paraqitur atje. Shume kane gjykuar nga thashethemet neper gazeta. Mendoj se kam qene teper e sinqerte, shume normale dhe jam shume e sigurt se jam shume me e mire sec jane shumica e femrave shqiptare, te cilat e fshehin cdo gje. Nuk ka gje me te keqe se te hiqesh si dicka tjeter apo te genjesh. Jeta eshte me e lehte kur s’ke se c’fshehâ€.
“Te dashurosh nuk eshte mekat. Per nje dashuri do sakrifikoja cdo gje pervec familjes dhe vetes time. Dashuria nuk duhet te kerkoje keto dy sakrifica, por duhet te thuret bukur qe gjithcka te shkoje kendshem. Pra lirine time dhe personin qe une jam, nuk do ta ndryshoja per dike tjeter. Thjesht do te pershtateshaâ€.
“Nje person teper i njohur ka thene se trupi eshte arma jone me e forte si qenie njerezore. Joshja me taktike dhe elegance eshte nje nga armet e miaâ€.
“Kam shume gjera ne jete qe dua t’i bej. Disa i kam kryer, disa jane ne proces e siper, disa vetem koha mund t’i arrijeâ€.
Nga: Neritana Kraja
Postime te Ngjashme:
- Mos i thuaj meshkujve keto 5 gjera
- Si ja bejne personat e famshem per te humbur peshe?
- Cfare mendojne meshkujt?
- Per nje lekure te bukur
- Sarah Carmen: vajza qe ka 200 orgazma ne dite
Popularity: 2% [?]

jam ceni nga londra ,ke qen shum e mire ,lej tjeret le te merren me kritika meriton nji not 10,te uroj suksese ne jet.
Like or Dislike:
0
0