Femrat e Modes
Gra qe percaktojne tendencat, influencojne shijet, orientojne konsumin.
Gra, qe duke nisur nga feminiliteti, prezantojne ide novatore dhe ecin ne çdo çast me hapin e kohes. Per me teper, fale aftesive te tyre menaxhuese jane ne gjendje te drejtojne dhe hartojne strategji fitimtare biznesi. Ja lista e grave me te fuqishme: nga ajo ne drejtimin e nje perandorie gjigante te tregut, te supermenaxheret e produkteve kozmetike; nga ideatorja e fushatave me te bukura publicitare, tek emrat e famshem. Gra origjinale, te kujdesshme ndaj detajeve, te afta te “fitojne” çdo beteje me jeten, me nje ide precize per luksin, lumturine, bukurine dhe elegancen, per nevojat e te tjereve. Deshmitare te ndryshimeve te medha edhe ne fushat ku meshkujt kane dominuar vazhdimisht. Zonja e pare Tara Banks, datelindja 1974, ka qene e para afro-amerikane ne kopertinen e revistes “GQ”, “Sport Illustrated Swinsuit issues” dhe katalogut “Victoria Secret“. Ne vitin 1997 mori çmimin “VH1: si supermodelja e vitit. Edhe pse nga viti 2005 i eshte dedikuar ekskluzivisht televizionit, ne shtator te vitit 2008 shfaqet serish ne kopertinen e revistes “Bazar“, qe i kerkoi te interpretoje Mishel Obamen ne rolin e Zonjes se Pare amerikane, e fotografuar ne studion ovale me “bashkeshortin Barak” dhe “vajzat e tyre”. Per sa i perket stilit, shume i zakonshem, sigurisht qe nuk eshte ikone e modes, por aftesia e saj per t’u perballur me problemet e grave te zakonshme eshte ajo qe e ka bere ne SHBA nje “Opinion style leader“. Ne “Tyra banks Show“, talk show i perditshem qe transmetohet qe prej vitit 2005, perzien histori te njerezve te zakonshem, me intervistat e njerezve te famshem. Me sloganin “Çdo grua ka historine e saj”, nuk ngurron shpesh te tregoje edhe per jeten e saj. Shume nga temat qe trajton lidhen me problemet e perditshme te çdo gruaje. Amerikanet e adhurojne per menyren e saj te te qenit seksi edhe kur shendoshet, per menyren e saj te veshjes se thjeshte dhe njekohesisht per te mbuluar defektet, per deshiren e saj per te qene krejtesisht normale. Keshtu, edhe ne transmetimin “America’s net Top model“, per kanalin “CW Television” dhe ne “Stylista“, nje realitet i ri bazuar ne boten e revistave te modes, perpiqet te ndermjetesoje diktatin e modes me kerkesat e grave te thjeshta. Tara Banks, qe per nje dhjetevjeçar nuk ka qene asgje me shume se sa thjesht nje femer me trup te bukur, tani mbron grate ne mbipeshe ne te gjithe boten. Gjithmone e buzeqeshur dhe e lumtur, nuk eshte vetem model per t’u imituar. E kendshme ashtu si emri “Te ecesh gjithmone me kohen dhe te jesh gjithmone ne forme e shik”. Keto jane fjalet e Carine Roitfeld, drejtoreshe e “Vogue” ne France qe prej 2001-shit dhe sipas zerave qe qarkullojne eshte gati per te zene vendin e Ana Wintour ne Amerike. Por, mbi te gjitha nje ikone e botes se modes. Ne 2006-en, me daljen e saj ne kopertinen e revistes “Purple“, u cilesua si muze e brezit te ri dhe talenteve te modes, me nje sherbim fotografik shume seksi. “Virtyti im me i madh eshte se jam nje stiliste”. Keshtu i ka dhene nje imazh te ri revistes qe drejton. Sy qe i shkelqejne, goje e vogel dhe asnjehere e lyer, fytyre e imet e fshehur pas flokeve geshtenje e hapur thuajse bionde dhe me nje model alla Ixhi Pop. “Kam ndjekur nje keshille te Tom Ford: sa me shume plakesh, aq me shume bionde duhet te behesh”. Me nje trup prej modeleje, kembet e gjata e te bukura, Roitfeld rri gjithmone mbi taka te larta: “Me pelqen kombinimi i veshjeve per burra dhe atyre per gra”. Megjithate, prej 30 vjetesh jeton me te njejtin burre, Kristian Restoin dhe ka dy femije, Juria dhe Vladimir. Havjari dhe shampanja jane ushqimet e saj te preferuara per mengjes.
Miss joshja
“Sfida e vertete per nje firme te madhe eshte ndryshimi i vazhdueshem, pa arritur te revolucioni”. Kjo eshte filozofia e Odile Roulo, drejtoresha e pergjithshme e “Lancome”, qe prej qershorit te 2006-es. Energjike dhe simpatike, ajo eshte e para grua qe ka marre drejtimin e grupit me te madh per produktet kozmetike “L’Oreal”. “Strategjia ime ne zgjedhjen e modeleve per reklamat qendron te te kerkuarit, perveç bukurise fizike dhe joshjes, bukurine e brendshme, ate te vlerave”. Bukuri e misheruar nga Zhuliet Binosh dhe Laura Morante. Por edhe Kejt Uinslet “romantike e moderne”, apo Elektra Roselini Uajdmen, qe Odile ka vendosur ne tregun aziatik, duke u bazuar te freskia e saj. “Produkti duhet te transmetoje emocione”. Çdo grua eshte e veçante, por te gjitha duhet te kene dy gjera te perbashketa: “Mesazhin emocional dhe cilesine e produktit”. Parisiene, me nje diplome masteri per ekonomi, Odile hyri ne grupin “L’Oreal” ne ‘98-en dhe e mbeshteti ndryshimin vetem tek 3 fjale: kerkese, risi, kuriozitet. E martuar dhe me dy femije, perpos nje pune qe te gjithe e adhurojne. Sekreti i saj? “Dashuria. Ngrohtesia e atyre qe e rrethojne ka rendesi me shume se gjithçka tjeter”
Sekreti i Viktorias
Babai i saj ishte Jul Bryner, ndersa njerka e saj Elizabet Tejlor kurse Riçard Buton i ka mesuar si te ngase makinen. Viktoria Bryner nuk eshte nga ato femra qe i bejne pershtypje VIP-at, pasi mes tyre eshte rritur. E njeh mire edhe boten e modes, pasi e ema ishte rrobaqepese e Valentinos dhe qe ne moshen tetevjeçare ishte pjese e sfilatave. Kur ne moshen 16-vjeçare u largua nga Lozana per te shkuar ne Los Anxhelos, vendosi ta shfrytezoje eksperiencen e saj ne dy kompani gjigante ne fushen e modes, “Stardust Visions“, qe organizon dhe prodhon sherbime fotografike per revistat e modes dhe “Stardust Celebritis“, qe merret me gjetjen e modeleve. “Nuk mjafton te kesh nje numer telefoni. Moda dhe argetimi shpesh flasin dy gjuhe te ndryshme. Ne kete mes une jam perkthyesja”, shpjegon nga zyra e saj ne Hollivud. Mes klienteve te saj, Bryner, 45 vjeçe, ka Kristian Diorin, Giveshine, Valentinon. Kur Luis Vuiton hodhi ne treg reklamen e tij per valixhet, ishte ajo qe mundesoi krijimin e kontrates me Skarlet Xhohansonin. Po ashtu, negocioi me Andre Agasin, Stefi Grafin, Katherin Denev dhe Mikail Gorbaçov per te pozuar per aparatin e Ani Leibovitz.

Postime te Ngjashme:
- Yves, ai që veshi gratë me pantallona
- Abortet, shifra alarmante në Fier: Çdo ditë ndërpriten dy shtatzëni
- Kunder Gripit te Derrit
- Sekretet qe la pas MERLIN MONRO
- 6 keshilla qe i bejne femrat te pelqejne seksin
Popularity: 2% [?]
