Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

Eranda and the City

Submitted by on December 18, 2008 – 10:01 pmNo Comment




Me siguri qe sapo keni pare ne kinema filmin qe ka pushtuar boten “Sex and the City”, me kater vajzat e famshme qe kushedi se sa here keni enderruar t’u zini vendin.

Ne po ju propozojme te pesten: quhet Eranda Libohova. Shijon nje jete prej beqareje, ka nje shtepi te veten dhe nje dhome-garderobe, i pelqen te beje shopping, te beje thashetheme me shoqet dhe enderron fustanin ekstravagant te nuserise ngjyre pana, por qe do ta nderronte edhe me nje kostum te bardhe fare te thjeshte, nese ai do t’ia kerkonte.

Epo mire. Le ta themi per nje njemijten here: ne jemi te gjitha njesoj! Kemi çdo mengjes te njejtin problem: qahemi para nje dollapi te mbushur plot se s’kemi ç’te veshim. Shfletojme te gjitha literaturat e mundshme dietetike qe na bien ne dore dhe jemi perjetesisht ne kerkim te linjave perfekte (qe duket se jane vetem prone e atyre shtrigave, modeleve) dhe nje kremi mrekulliberes kunder celulitit. Nuk jemi kurre me aq fat sa te takojme ate te famshmin princ te kalter. Kthejme gurin e unazes se blere vete para ca vitesh nga ana tjeter per te pare se sa na shkon rrethi i marteses. U zbrazim shoqeve te ngushta te gjitha eksperiencat intime (OK: seksuale), nderkohe qe ata (burrat) kujtojne se jemi pus ne kete pike. Ne mos nje here, nje here tjeter do gjendemi patjeter te tradhtuara duke thene: “E ç’kishte ajo tjetra me te mire se une?!”. Pastaj, pasi kemi mbushur dhjetera shami me lot, ndenjur per ca dite me grilat mbyllur pa u ngritur nga shtrati dhe mbuluar me ca korrektor rrathet e nxire te syve, me ne fund jemi gati te zbrazemi (serish duke fshire lotet e hundet) tek shoqet e ngushta dhe kthehemi ne shtepi me nje thes me shprehje ngushelluese te tipit: “Oh, zemer, mos u merzit, ai nuk te meritonte”.

Kush mendon (me siguri ato “lumturisht” te martuarat) se asnjera prej ketyre nuk eshte e vertete, eshte e lire ta lere me kaq dhe te gjeje ndonje gje tjeter per t’u marre.

Ne te vdekshmet e tjera (beqare) kemi pune. Do perpiqemi t’i mbushim mendjen vetes se edhe ato vajzat e famshme qe duket sikur kane gjithçka (po e leme menjane faktin se fundja kane shume e shume avantazhe te tjera), ne ca pika na ngjajne aq shume. Si Eranda Libohova per shembull. E besoni apo jo, eshte as me shume e as me pak 39 vjeç. Me siguri po mendoni se nuk duket kurre per aq. Po sigurisht qe nuk duket fare. Ka linjat e nje 20-vjeçareje (te gdhendura nga ndonje gjen estetik), lekure te fresket (betohet se ka provuar vetem nje here te vetme te injektoje botox te rrudhat e syve) dhe nje natyre kaq te shpenguar e gazmore sa, pasi kalojne pese minutat e para te prezantimit, te duket se ke nje jete te tere qe e njeh. Te mos flasim pastaj per karrieren e saj te qendrueshme mbi 20-vjeçare. Nuk mbahet mend qekur e kemi pare ne skene. Qekur ka qene fare e vogel, nje çupeline e imet, me floket e krehur me pike ne mes e me fustan te bardhe me pika, teksa kendonte ne krah te se motres, Irmes. Ka ndryshuar aq shume qe atehere. Nuk eshte e me dobet si dikur.

Je me mire qe kur i ke shtuar ca kile apo jo?

Po, sigurisht. Te mendosh qe deri para te tridhjetave çfare nuk kam hequr per t’u dukur paksa me e shendoshe. E çfare nuk sajoja!

Çfare sajoje?

Per shembull, kur kam dale ne skenen e festivalit ne 1997-en me kengen “Kthehu per vete, per mua”, kam veshur kater pale geta poshte qe te me dukeshin kembet me te trasha. Si perfundim, prape te holla m’u duken.

Dhe si ia bere qe u shendoshe?

Pasi te gjitha tentativat shkuan dem, me kalimin e moshes, fillova te shendoshem vetvetiu. Aq sa tani tregohem e kujdesshme me ushqimin, pi shume uje, nuk ka shume buke, edhe pse vdes per buke te thekur.

Po palester ben?

Nuk jam shume e rregullt. Kam edhe disa vegla sportive ne shtepi, por nuk kam shume vullnet.

Po persa i perket kujdesit per lekuren?

Qe shume vite me pare kam vrapuar tek kremrat dhe produktet me te mira, duke hedhur poshte idene qe ekzistonte shume kohe me pare se sa me shume krem te perdoresh, aq me shume plaket lekura.

Po plastika ose injeksionet e botox-it, e acideve, nuk te kane joshur ndonjehere?

Po, sigurisht qe me kane joshur. Do te doja edhe une te kisha nje hunde te vockel qe rri perpjete e te ben te dukesh shume here me e bukur. Ama nuk kam guxuar kurre ta bej e as qe e kam ne plan nje gje te tille. Keshtu qe ka ngelur deri tek joshja dhe kaq. I vetmi ndryshim eshte tatuazhi ne vetulla, qe i ka bere te duken me te ngritura se me pare. Sa per buzet, nuk besoj se kane nevoje per me shume fryrje. Them se jane mire keshtu si jane. Luaj shpesh me floket. U ndryshoj ngjyren, here te zeza e here geshtenje, vendos extension dhe provoj modele e prerje. Por jo ndonje ndryshim te madh. Edhe pse ndodh qe rri para pasqyres dhe them “ta kisha kete keshtu e ta kisha ate ashtu”.

Po per rrudhat?

Kam perdorur para ca kohesh vetem njehere botox tek zona perreth syrit. Por pastaj pas gjashte muajsh efekti perfundoi dhe duhet te shkoja perseri ta injektoja. E lashe me kaq.

Pse?

Sepse nuk mendoj se e kam te nevojshme. Ishte me shume per kuriozitet. Fakti qe si une, si Irma, kemi gjithmone nje lekure te mire dhe trup te rregullt, qe nuk i tregon vitet, ka lidhje me trashegimine.

Paska dhe nga ato vajza ekrani qe nuk e gdhijne gjithe diten ne palester e ne sallone bukurie. Ja qe ka edhe fatlume te tilla. Siç ka edhe fatlume qe kane per vete te gjitha metrat e mundshem katrore te shtepise, e ç’shtepie se: nje vile trekateshe si ajo qe ka Eranda dhe, perveç katit te pare ku jetojne prinderit e saj, e gjithe hapesira tjeter qe prej dhjete vjetesh eshte e saja. Nje shtepi si prej kukulle, me tavan dhe mobilie te drunjta, ku mbizoterojne ngjyrat e qeta dhe qe Eranda eshte kujdesur vete per ta mobiluar sipas qejfit te saj. Ato me vanitozet me siguri e kane pyetjen ne maje te gjuhes dhe jane duke imagjinuar nje shtepi te gjithen per vete, ku me kryesorja e me e veçanta nga te gjitha eshte ajo hapesira ku strehohen rrobat, kepucet, çantat. E kemi pyetur edhe per dhomen-garderobe. Ndodhet ngjitur me dhomen e gjumit, nuk mungon sigurisht rafti (thesari) i kepuceve, sepse Eranda eshte e çmendur pas tyre (nejse, kjo s’perben lajm).

Kujt ia beson imazhin tend?

Firma ime e preferuar eshte Denny Rose. Sa here qe me duhet te jem sportive, chic, elegante, i besoj vetem kesaj marke.

Po kur del ne skene?

Kur behet fjale per skenen, perveç kesaj qe thashe me siper, i kam edhe une ca nga ato qe quhen firma te medha.

Per shembull?

Per shembull, kam nje ndarje te veçante te garderoba ime ku mbaj fustanet firmato, si Cavalli, Max Mara e ndonje tjeter. Por me shume se sa per firma, me pelqen te shquhem per stil te veçante.

Te ndodh edhe ty, si shume vajzave te tjera, qe mengjeseve te mos dish ç’te veshesh?

Po, sigurisht. Perderisa veshja per mua eshte shume e rendesishme, shpesh me ze gjumi ne darke duke menduar se ç’do vesh ne mengjes. Pastaj mengjesi me gjen duke provuar dhjete veshje dhe duke mos veshur asnjeren. Kur kam kohe, kuptohet.

Ben shpesh shopping?

Sa here qe me duhet te dal ne skene, sa here qe me kap deshira per te blere… dikur me kapte shume shpesh, tani sikur e kam rralluar pak. Sa here qe nderrohen stinet dhe me duhet diçka qe nuk e kam. Sa here qe shoh diçka te bukur, sa here qe ndodhem jashte Shqiperise dhe… sa here qe jam e merzitur.

He, a nuk ju thame se edhe vajzat e njohura jane si gjithe te tjerat?! Edhe Eranda kur eshte e merzitur ben pike per pike ate qe do benin te gjitha vajzat e botes. Mbyllet brenda ne shtepi, pi ndonje gote vere, rri ne shtrat me ore te tera e, pasi perpiqet mire qe te mos ua injektoje edhe shoqeve merzitjen, me ne fund nuk duron me, çohet dhe zbrazet po tek shoqet. Sepse edhe ajo sigurisht qe e ka nje grup shoqesh te ngushta me te cilat pi kafe, bisedon, i fton ne shtepi per embelsira apo ben shopping. E pasi kane masakruar portofolat, ulen diku me nje gote perpara (qe nuk eshte e thene te jete aperitiv me baze “Cosmopolitan”) dhe ua nisin atyre muhabeteve te embla mes mikeshave. Pastaj, pasi bejne ca thashetheme (ç’kuptim do kishte biseda mesh shoqesh pa bere nje çike thashetheme), i vjen radha edhe ritit te perhershem: “Burrat jane te gjithe njesoj”, “Si nuk me kuptoi njehere” etj., etj., qe jane argumentet me pikante e sigurisht edhe me zbaviteset per vajzat. Por ne kete pike, te pakten me ne, Erandes nuk i pelqen te zbrazet shume. Nuk ka ndonje deshire te madhe te rrefehet.

Pse?

Sepse ne fund te fundit jetojme ne mes te Tiranes. Sekretet eshte e veshtire t’i mbash. Te gjithe dine per te gjithe. Aq me shume kur je personazh ekrani.

Po atehere?

Atehere pse u dashka qe une te dal e te rrefehem publikisht per jeten time sikur po them ndonje hata? Nese do kem ndonjehere diçka te bukur per ta thene, sigurisht qe do ta them.

E megjithate nuk eshte nga ato qe bejne sikur gjithçka qe kane thene mediat, dhe jo vetem, kane qene ca thashetheme te tmerrshme. Per nje vajze 39-vjeçare, kjo do ishte e tepert. Per tipin e shpenguar te Erandes, akoma edhe me e tepert. Per disa nga lidhjet e saj, gazetat kane folur gjate. Ashtu si edhe per ndarjet.

Te ka ndodhur te te braktisin (te kuptohemi, jo ne altar)?

Po, edhe ka ndodhur. Para dhjete vjetesh i dashuri im u largua per ne Amerike per çeshtje pune. Aty lidhja mori fund me aq. Por me se shumti kam qene une ajo qe kam braktisur.

Ti je posesivja apo tolerantja?

Jam pak tip i veshtire. Me pelqen t’i bej gjerat sipas menyres sime. Posesive do te thosha.

Po kur has ne rezistence?

Epo, ka plot menyra per ta thyer nje mashkull.

Do ta lije shtepine tende per te jetuar nen nje çati me partnerin?

Me pak veshtiresi, por do ta lija, ashtu siç edhe ka ndodhur. Megjithate, edhe pse deri vone i kam mbushur mendjen vetes se bashkejetesa eshte nje zgjidhje e mire, tani nuk mendoj me keshtu.

Pse?

Sepse vertet jeton nen nje çati, por nuk ndan te njejtat pergjegjesi, le qe as qe ndan pergjegjesi fare. Mjafton nje sherr i vogel qe ti te mbledhesh plaçkat e te ikesh. Kam arritur ne perfundimin qe martesa eshte vertet e rendesishme.

Do te te pelqente te martoheshe?

Po, patjeter qe do me pelqente. Do te doja edhe une te kisha familjen time.

E sigurisht qe edhe Eranda e ka enderruar ate diten e marteses, siç bejne ne fund te fundit te gjitha vajzat pa perjashtim, here me sy mbyllur e here me sy hapur. “Si do t’i bej floket, grimin, si do jete fustani, lulet…”.

Te ka ndodhur ndonjehere kjo?

Po, madje kur kemi shkuar bashke me mbesen time ne nje sallon nuserie per te zgjedhur fustanin e saj te marteses, ajo provonte, une mendoja veten time.

Ia vure syrin ndonje fustani?

Po, ishte nje shume i bukur, ngjyre panna.

Por nese ai do te te kerkonte qe te martoheshit ne nje ceremoni te thjeshte dhe ti te vishje nje kostum te bardhe, duke hequr dore nga ai fustani?

Nese ai do preferonte keshtu… ne fund do bindesha.

A nuk do bindeshim ne fund te gjitha?!

eranda-libohova

Postime te Ngjashme:


Popularity: 4% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.