Enada Hoxha – Roani është i imi
Flet per te me shume pasion dhe dridhet. Çdo fjale e shoqeron me gjest, per te imituar te birin, levizjet a shenjat e tij. E per nje çast, te shkon ndermend, “aktrimin di ta beje mire”. Ne fakt, nese do ta pyesnit nje vit e gjysme me pare, te fliste per baletin, per shfaqjen e radhes, per rolin… po njesoj do te dridhej, po me aq pasion do te fliste. Dashurite e saj, tani kane kufi. Ështe bere nene! Dhe ka kuptuar se para femijes, karriera eshte e perkohshme. Ështe Enada Hoxha, solistja e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, koreografja, e cila ne kete rrefim na tregon Roanin, nje vjeç e gjysme, djalin e vogel me floket e verdhe si te atit, Gertit, te gjate po ashtu, syte kafe, tiparet e qeshura… “Se ne te vertete, Roani eshte i qete, i qeshur, i dashur”, thote Enada. Por si ka ndryshuar jeta e balerines ne kete nje vit e gjysme, kur familja e saj e vogel, tanime eshte bere tre. Si do te jete nje vit me vone, kur nje tjeter femije planifikohet te vije ne jete, e pse jo, kur me plot gojen, Enada te marre emrin: nena e tre femijeve.
Si ka qene dita juaj e pare kur Roani ka ardhur ne jete dhe ju jeni bere nene?
Mbaj mend momentin qe me kthyen ne dhome, Roani ishte te krevati i tij, dhe e shihja qe ndryshe nga femijet e tjere nuk qante. Dhe keshtu vazhdoi me muaj te tere. Gjeja e pare qe une spikata tek ai, ishin buzet e bukura dhe me forme. Gjithmone e kisha merak para se te lindja se si do te ishte, kujt do t’i ngjate, a do te ishte i kendshem? Isha e bindur ne vetvete se nuk do isha si ato nenat e tjera qe do te thosha, femija im eshte me i miri, eshte me i bukuri, dhe isha koshiente per kete gje. Dhe sot e kesaj dite une them se ai eshte nje femije i qeshur, i qete, i kendshem… por nuk jam nga ato nena qe them, si femija im nuk ka! Te tjeret, padyshim ma levdojne. Pastaj duke pare se ai nuk qante, ishte i qete, ishte sensacioni me i bukur. Vertet pak i dhimbshem, por i bukur.
Tani ka kaluar gati nje vit e gjysme nga lindja e tij, ka filluar te flase, te ece… si ka ndryshuar ecuria e tij?
Qe nga momenti kur ka lindur dhe deri tani nuk eshte se bej gjume ne sy. Roani eshte femije i qete, por ben gjume te parehatshem. Ndoshta ia kam prishur une gjumin qe ne vogeli, qe kur degjoja te bente ndonje zhurme te vogel, te psheretinte e merrja ne krahe dhe e zgjoja. Dhe tani ai zgjohet gati tre-kater here naten. Madje, kisha filluar te planifikoja para se te lindja, qe krevatin e tij nuk do ta mbaja prane krevatit tim, dhe sapo te behej nje vjeç do te flinte ne dhomen e tij, jo me ne dhomen tone, e keshtu gjerash. Mirepo ai, jo vetem qe nuk do te rrije vetem, por fle me ne ne krevat. Madje do dhe hapesiren e tij, afrohet shume nga une dhe te atin e shtyn. Per muaj te tere rrinte dhe flinte mbi mua, dhe them se nuk ka kenaqesi me te madhe. Por them se ka qene fat i madh qe ai nuk ka ndjere dhimbje barku, a te tilla shqetesime, siç degjoj nga te tjere femije dhe keshtu vazhdon sot e kesaj dite.
Dukeni shume, po shume e lidhur me te. Ndodh e njejta gje dhe me Gertin?
Une them ai eshte i imi dhe vetem i imi. Madje, ndonjehere dukem aq shume egoiste dhe duket sikur Gertin e menjanoj nga kjo pjese. Por, femija qenka lumturia me e madhe, dashuria me e madhe, dhe une sot per sot jetoj per te.
Para se te sillnit ne jete Roanin, ngurronit per hir te karrieres? Si e mendonit veten si nene?
Si do te isha si nene nuk ndryshon, pasi siç isha pergatitur perpara shtatzenise, ndjeja keto emocione qe ndjej tani, thosha qe do te jem nje nene me kerkesa, qe do ti ve rregulla, do ta mesoj te jete i edukuar dhe drejt shkollimit te mire… Por sa kalon koha e me shume, jam nje nene qe rri gjithe kohes ne ankth, si do te shkoje e ardhmja e tij… Dhe ne momentin qe une jam ne shtepi, jam non stop me te. Madje, edhe kur fle, do te jem prane kur e ze gjumi. Ai ka filluar, u be disa muaj, para se te shtrihet te fleje, me perqafon njehere fort dhe me shtrengon deri sa e ndjen qe e keput gjumi. Kur e pyes “a e do mamin ti”, ai ma kthen “po”, me nje pooooo te zgjatur. Dhe ky per mua eshte nje çast qe me lumturon pa mase, mezi e pres. Sapo zgjohet me therret “ma”, shtriqet me mua dhe kerkon ta ferkoj une, me puth…
Cila ka qene fjala e pare qe ka belbezuar?
Fati im i madh eshte qe ne çdo pjese te dites, te javes apo muajit e xhiroj dhe kur ai luan, kur flet, kur shpik gjera… fillimisht ka thene “ma” e me pas “ba”, ndersa tani ka nisur te flase edhe me shume fjale. Ështe natyre qe i ben gjerat me gezim.
Ka ndodhur ndonjehere gjate ketij nje viti e gjysme te keni ndjere frike?
Frika ekziston ne çdo moment per mua. Frika e pare eshte te mos e shoh ne asnje moment t’i ndodhe ndonje gje shendetesore. Ai deri tani ka pasur ose rrufe, ose kur i ka dale ndonje dhemb. Deri ketu jam me fat. Nuk e le shume me femijet e tjere, sepse me frikeson ideja se mund te ma shtyje njeri padashje… ka ndodhur kjo gje dhe une jam ndjere shume keq. Madje, jam bere dhe emotive, qaj per çdo gje. Por frika ime me e madhe eshte kur do ta çoj ne kopsht. Perseri e di qe une do qaj, ai nuk e di se si, por e di qe kur ndahet nga une, s’e kam shume me qejf. Duhet te mesohet, madje ne radhe te pare duhet ta imponoj veten dhe une qe duhet te jete ne shoqeri me njerez. I pelqen te qendroje me femije me te medhenj se sa mosha e tij. Ideja se si do ma trajtoje edukatorja, si do sillet me nje femije tjeter dhe une dua qe femija im te mos goditet asnjehere, te mos njohe te keqen. Jam kaq ne ekstrem, sa e di dhe vete, por ai duhet te perballet me te gjitha keto. Pastaj mendoj friken e shkolles etj., etj.
Tani mund te percaktohet te pakten nga tiparet se kujt i ngjan?
Me sa kam nuhatur nuk mund te flas per temperamentin, pasi eshte ende i vogel, por ne fizionomi ngjan si une e vogel. Shoh qe eshte natyre qe i pelqen te luaje me top dhe ky eshte nje pasion i te atit dhe luan vertet mire. Qe nente muajsh ai ka ecur, ka luajtur me top, dhe mua do me pelqente nese do te vazhdonte edhe me vone. E shoh se ka nje lloj natyre qe deshiron te jete i pavarur. Madje, edhe here-here eshte indiferent. Ka ca gjera qe mua me pelqejne dhe per momentin eshte ne rruge te mbare dhe do te doja qe keto gjera kaq te mira qe ka tani t’i kete me vone.
Para se te vinte ne jete Roani, keni pyetur nenen tuaj per femijerine, per kohen kur keni lindur ju…
Asnjehere. Ne periudhen e shtatzenise jo, sepse te pakten si kam qene apo çfare kam bere me eshte treguar derisa jam rritur. Prinderit gjithmone me kane treguar. Ndaj dhe nuk kam kerkuar me te me tregonin gjate shtatzenise. Ndersa per ta pyetur time me per gjera me intime gjate shtatzenise, une nuk kam komunikuar ndonjehere, sepse ime me nuk eshte hapur asnjehere me mua, apo qofte edhe motren time. Nuk kam pasur ndonje raport intim. Prinderit e mi gjithmone me mua dhe motren kane folur me shembuj, jo per veten e tyre, por çfare ju kane ndodhur te tjereve na e kane treguar qarte se si shkojne gjerat. Une jam me e lidhur dhe me e hapur me mamin e Gertit. Une çdo gje, thuajse 100 per qind, e flas me te. Per mua ajo eshte nena e dyte. I ploteson te tera dhe eshte e tille.
Si jane oret larg djalit?
Sa ishte me i vogel, rrija ne telefon çdo moment, sepse duke qene se i jepja gji i jepja dhe qumesht tjeter, shkoja shpesh ne shtepi. Tani qe eshte rritur une mundohem ta marr ne telefon. Por do ta gjej nje moment qe do t’i shkoj ne shtepi. E vuaj faktin qe tani oraret do jene me te zgjatura dhe nuk do jem me prezent, sepse me duket sikur do lidhet me gjyshen me shume dhe mua do me lere menjane. Por e di qe kjo gje s’do ndodhe, sepse ai ne momentin qe une jam ne shtepi rri vetem me mua.
Keni lindur me 14 shkurt. Ka ndonje simbolike per ju kjo dite? E kishit planifikuar, apo ndodhi e tille?
Deri diku, nisi si planifikim, pastaj ndodhi qe ishte ajo date. Ne beme nje planifikim qe te lindte shume me perpara dates 14 shkurt. Duke qene se tentuam te lindja ne menyre natyrale deri para 14 nuk ndodhi, atehere thashe po hyj ne operacion. Ate dite me nisen dhimbjet e lindjes, dhe aty u binda qe kjo ka qene data e tij. Jam e lumtur qe ka qene dita e tij dhe dita e dashurise. Dhe ai ka lindur me shume dashuri dhe ne mundohemi ta rrethojme me shume dashuri.
Si ishte ditelindja e pare e Roanit?
U mundova ta beja shume kendshem dhe doli e tille. Ate dite kam qene me seleksionimet e “Star Akademi” deri ne oren tre. Ne gjashte kishim vendosur oren e festimit, madje s’kam qene nje mami e mire kuruar ate dite. Kisha menduar te beja nje feste te madhe diku, madje te vishesha dhe une me Gertin me te bardha, mirepo qellon qe ate dite te gjitha lokalet jane te prenotuara dhe u detyruam ta organizonim ne shtepi. Duke qene se kam nje shtepi te madhe, te gjitha fotografite qe nga lindja i varem nga tavani drejt dyshemese. Dhe doli shume kendshem. Vertet e filmuam, por filmimin e bente Gerti dhe gjithe kohes ishim une dhe Roan.
Ç’ka ndryshuar te ju, tani qe jeni bere nene?
Jam bere shume emotive. Kam qene natyre e tille, por tani jam bere me shume. Por une jam bere emotive dhe per femijet e tjere, e veçanerisht ata qe lypin. Me dhimbsen. Roani me ka bere te flas pareshtur per te, mua qe ka momente nuk me pelqen te flas fare. Kam qene natyre qe me terhiqnin femijet, ose shume te qeshur ose ata simpatike. Por jo kaq shume sa ndjej tani. Mjafton qe nje femije te me vije prane do e trajtoj si femijen tim.
Ndonje plan per femije te dyte?
Une sa te mbaroj aktivitetet qe kam jam ne nisje te nje bebi tjeter. Me vjen keq te le shume pune. Ndonese me bie t’i drejtoj, prape me ka marre malli te kercej shume. Mirepo duke menduar dhe ardhjen e dyte te bebit me frikeson koha. Por them, me mire tani se i bie te kem karrieren perpara. Tani jam me kurajoze per çdo gje. Them qe ishalla te kem nje femije tjeter qe t’i ngjaje ne te tera gjerat Roanit.
Sa do deshironit te kishit?
Tre po. Une i kam ne plan dhe po ta marresh holle-holle nuk eshte ndonje problem i madh. Por gjithmone ajo qe me ben te terhiqem eshte puna, se me vjen keq. Tani jam ne momentin e projekteve shume te mira qe me vijne ne duar, shume ftesa me jashte dhe une per kete kam punuar. Sigurisht para femijes nuk vihet asgje, por qe dua t’i ve baraz; te kem edhe femijet, edhe punen e mire. Ndaj mendoj qe sa me shpejt aq me mire. Dhe ajo qe me frikeson dhe qe ma vuri ne dukje Gerti eshte se mendojme anen financiare: sa do mundemi me kete profesion qe kemi te plotesojme shkollimin e tyre. Jane gjera qe me kane munduar edhe ne shtatzeni dhe vazhdojne te me mundojne.

Postime te Ngjashme:
- Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
- Prada
- Ju sfidoj të gjithëve
- Ertemiona Mejdani – S’e njoh shijen e dashurisë
- Femrat në shtrat nuk mendojnë më
Popularity: 2% [?]
