Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

Eliza Hoxha – Jam single

Submitted by on October 30, 2009 – 8:34 pmNo Comment




Ne Shqiperi e njohin si kengetare, por nuk eshte vetem aq, ndonese mese tridhjete vjet fle dhe ngryset me muziken. Ne familjen e saj prej muzikantesh, nuk kish se si ti devijonte te njejtes rruge, ama vite me vone, kur kuptoi se ç’do te thote jeta dhe se ku dhe si duhet investuar nisi rruge te reja, pa braktisur asnjeren.Ështe fotoreportere dhe si e tille ka punuar gjate. Eliza Hoxha shkon pertej muzikes, me punen qe ka bere ne gazeten javore politike “Zeri” ne Kosove, ku ka punuar per vite si fotoreportere dhe duke e shnderruar pasionin ne profesion. Veç saj ka mesuar edhe shume gjera ne gazetari, pasi ka qene pjese e stafit te gazetareve gjithandej neper Kosove, ne shkrimet hulumtuese e dokumentuese ne terren, sot eshte dhe arkitekte. Pak kohe me pare, u paraqit mes artisteve shqiptare ne Bienalen e Venecias me nje projekt per Uren e Mitrovices. Krahas punes si arkitekte punon ne Universitetin e Prishtines dhe ate te Tetoves ne Maqedoni ne Fakultetin e Arkitektures dhe ndihet e kenaqur po aq sa e plotesuar me projekte te herepashershme lidhur me dizajnin urban. Nderkaq shpesh mund ta lexoni dhe ne te perditshmen kosovare “Express” me opinione te ndryshme dhe zgjidheni vete se cili eshte profesioni i saj. Ajo do te rrefeje pak per te gjitha…

-Na e shpjegoni zgjedhjen tuaj? Pse, kohe me pare vendoset te beheshit kengetare?
Para 30 viteve, ishte babai im ai qe hapi rrugen time ne muzike qysh e vogel kur ende nuk kisha filluar te shkoja ne shkolle. Ai eshte muzikant akademik dhe tere jeten ia dedikoi Radiotelevizionit te Prishtines deri ne pension. Ishte ai qe bente kenget per mua deri ne moshen kur une isha formesuar aq sa per te bere vet perzgjedhjet dhe rrugetimin tim ne muzike sipas shijes sime.
-Kur ka qene hera e pare qe ju keni kenduar, ku, kur, sa vjeç ishit?
Ishte viti 1980 kur jam paraqitur per here te pare ne festivalin e vetem atekohe “Akordet e Kosoves” ne Prishtine. Isha vetem 6 vjeçe.
-Dhe kur jeni ngjitur ne skenen e vertete?
Ajo ishte skena e vertete dhe me besoni, me e vertete se kjo tani. Atehere gjithçka ishte gjalle, interpretimi, orkestra e madhe e RTP-se, andaj dhe emocioni, pergjegjesia dhe respekti per skenen ishte i nje niveli krejtesisht tjeter.
-Si ka vijuar jeta artistike me pas? Ndryshimet qe keni ndjere nga nje skene ne tjetren? Ç’ndjesi ju japin?
Kisha gjashte paraqitje radhazi si femije ne festivalin qe e permenda me lart. Nderkohe ne vitin 1989, me Rebeka Qenen, fituam çmimin kryesor te festivalit “Okarinen e Arte” dhe dukej nje fillim i ndritur dhe premtues per nje rrugetim te ri ne muzike. Por, gjithçka u shua ne muajt ne vijim. Ishte pikerisht viti ‘89- ’90 kur shqiptaret shkeputen nga jeta institucionale publike dhe si per shume ne Kosove edhe jeta ime merr nje kahje tjeter. Pas dy viteve mbarova shkollen e mesme dhe duhej te vendosja se çfare do beja, keshtu vendosa per arkitekturen pasi muzika ne ato rrethana te ngarkuara politike dhe ekonomike mund te ishte vetem nje enderr e bukur. Per ta rikthyer endrren dhe per ta permbushur zbrazetine e krijuar nder vite pas luftes vendosa nese per asgje tjeter per veten time te bej nje album muzikor. Doli qe ishte shume i suksesshem dhe i mirepritur andaj dhe nevoja per te punuar m’u shtua. Nje zbrazeti tjeter me pastaj vinte per shkak te studimeve te mia pasuniversitare ne Belgjike kur une terhiqem nga skena per dy vite, per t’u rikthyer serish me nje Elize shume me te formesuar ne te gjitha aspektet.
-Po lidhja me pikturen, arkitekturen? Kete vere ishit pjese e Bienales se Venecias?
Nuk jam e lidhur me pikturen aq sa me fotografine. Isha e lumtur qe isha pjese e nje ekipi artistesh shqiptarte te udhehequr nga kuratori Andi Tepelena nga qendra “Artkontakt”, te cilet ekspozuan punet e tyre ne Bienalen e 53-te te artit ne Venecia ne qershor te ketij viti. Puna ime ishte bashkedyzim i fotografise, animacionit dhe instalacionit per ta transmetuar imazhin e qytetit te ndare te Mitrovices dhe per ta demistifikuar URËN e cila kudo nenkuptohet se lidh diçka dhe dike si ne funksionin e saj ashtu edhe ne kuptimesin e emrit te saj e qe ne Mitrovice nuk eshte ky rast. Ne kete projekt pikenisje ishte analiza e filozofit Heidegger i cili e interpreton aspektin e hapesires dhe berjes se vendit permes ures si model. Perderisa analizat e bera per uren ne Mitrovice me komunitetin shqiptar ne jug dhe komunitetin serb ne veri sjellin emocione dhe mendesi qe askund tjeter nuk mund t’i gjesh per uren si element nderlidhes. Disa shkojne aq larg sa e ironizojne gjithe kete duke pyetur “pse, ku na qenka kjo ure”, qe do te thote se per shumicen prej njerezve ura as qe mendohet te jete aty per t’u sherbyer per diçka….
-Nderkaq ju lexojme vazhdimisht edhe ne nje nga te perditshmet e Kosoves? Cili eshte profesioni juaj i vertete?
Shkruaj per dy arsye: per te memoruar momente te caktuara qofshin ato te gezimit, pikellimit apo zhgenjimit ne qytet por edhe per te zgjuar kureshtjen e njerezve per fenomenet dhe proceset urbane pjese e te cilave jane te gjithe ne nje forme apo tjeter. Njekohesisht ndjehem shume e lumtur dhe e privilegjuar per faktin qe kam mundesi te komunikoj me publikun nga pozicione te ndryshme permes shprehjeve te ndryshme artistike. Kjo me ben te ndjehem e pasur dhe e permbushur. Cili eshte profesioni im gjejeni ju vete, une e plotesoj Elizen me te gjitha keto nga pak dhe sigurisht qe ne nje te ardhme disa nga angazhimet do fillojne te mbeten ne sfond.
-Cilat jane modelet tuaja ne muzike, art, gazetari?
Nuk punoj me nje pike referente te vetme, asnjehere… hulumtoj, veshtroj, lexoj dhe inspirohem shpesh edhe nga gjerat me te thjeshta qe dikush mund t’i imagjinoje. E rendesishmja e punes sime mendoj se qendron ne faktin qe inspirimi im prej ngado qe vjen nuk eshte i perkthyer teknikisht ne formatin e Elizes por eshte gjithmone shija e Elizes qe u mbetet njerezve ne fund.
-Po jeta juaj private?
Thashethemet ne kete kuader mbeten te shumta. Por thjesht jam singell.

eliza-hoxha

Postime te Ngjashme:


Popularity: 3% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.