Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

Coco Chanel

Submitted by on March 8, 2009 – 1:19 pmNo Comment




Coco Chanel ka qene dhe mbetet nje nga simbolet me te njohura te Frances. Grua e guximshme, rebele dhe e pasionuar, e ushqyer me nje vullnet te flakte emancipimi dhe lirie, ajo i imponoi shoqerise
nje stil te ri veshjeje. Nje grua e jashtezakonshme dhe me nje karriere teper te rralle

C & C – Dy iniciale te njohura ne mbare boten. Sinonime te elegances dhe veshjeve te modes (haute couture). C-ja e pare shenon germen e pare te mbiemrit te saj Chanel dhe, C–ja e dyte, ate te emrit – Coco. Lindur ne France, me 1883-shin, Jeanne Gabrielle Chanel, ne moshen 12 vjeçe u shtrengua te hyje ne jetimoren e qytetit Brive e, ishte aty, ku do te qendronte derisa mbushi 19 vjeçe. Me pas, ajo do te fliste shpesh per jetimoren ne fjale, jo vetem si nje vend ku mesoi se çdo te thoshte vetmi, por po ashtu, sepse ishte aty qe perftoi forcen e imagjinates dhe te vullnetit ne pune. Ishte vetem 20 vjeçe kur ajo hyri ne pune ne nje dyqan ku beheshin kapele per gra e, ishte pikerisht aty qe ajo nisi te krijoje plot pasion modelet e saj te para. E, perveç kesaj, Gabriele kishte edhe nje pasion tjeter: kengen. Kendonte, si ze i dores se dyte, ne nje kafe koncertesh per ushtaraket e garnizonit ne qytet. E, nje nder kenget qe i dha “fame” ishte ajo me titull: “Kush e ka pare Kokone ne Trokadero” (Qui a vu Coco dans le Trocadéro) – kenge e cila fliste per aventurat e nje femre, e cila kishte humbur qenin e saj ne rruge. Dhe, shikuesit, sa here qe ajo dilte ne skene, therrisnin ne kor: Co-Co! Co-Co! Ishin pikerisht keto dy rrokje qe i mbeten pastaj si nofke, duke zevendesuar keshtu vete emrin e saj te vertete Gabriele.
…Prej kohesh, Coco mbante nje ide fikse ne koke, e cila shpejt iu kthye ne nje obsesion te vertete! Nuk donte kurre qe te varej e as t’i detyrohej askujt!
Profesioni si kengetare? As mund te behej fjale per te! Ajo nuk i sillte aspak ate lloj pavaresie qe donte dhe, ajo, vendosi te bente nje zgjedhje tjeter: Te behej modeliste! Te krijonte veshje per gra, te vizatonte, te qepte. Coco mendonte se moda e asaj kohe ishte shume e ngarkuar dhe komplekse e, ajo do te deshironte te bente diçka, pikerisht ta thjeshtonte ate. Por qe te punoje ne ate fushe, pra ne krijimin e modeleve per veshje, duhej te instaloheshe patjeter ne Paris. Por, Parisi ishte teper i shtrenjte e vrases, me plot konkurrence te eger! E, nderkohe, rruge tjeter s’kishte! Fillimisht, Coco Chanel banoi tek apartamenti i nje miku. Tek Etienne Balsan, ne bulevardin “160 Malesherbes”. Duke kerkuar qe te çante me çdo kusht, Coco arriti te binde Lucienne Rabaté, nje modelist te ri mjaft te talentuar, i cili punonte te “Lewis” qe te bashkoheshin e te punonin si ortake. Me 1908-en, ajo u njoh me nje anglez te quajtur Arthur Capel, me te cilin jetoi edhe dashurine me te madhe te jetes. Dhe, ishte pikerisht Arthur Capel qe ne vjeshten e vitit 1910 i dha asaj nje kredi, me ane te se ciles ajo arriti te merrte me qira nje apartament te madh. Pas nje viti Coco ndjeu se ishte e domosdoshme qe te hapte nje dyqan me emrin e saj. Pikerisht, ne nje rruge te njohur te Parisit, aty ku ndodheshin modelistet e krijuesit me me emer te kryeqytetit francez. Dhe vendosi te hape dyqanin e saj, mes rruges mbreterore dhe asaj te operes. Ne te djathte te portes, ajo vendosi nje pllake me mbishkrimin e thjeshte: “Chanel modes”. Keshtu, te dy bashke me Etienne Balsan, filluan punen si te çmendur e, pak nga pak, klientela nisi te krijohej. Fillimisht ishin te njohurat e saj, mikesha e shoqe, te cilat vinin tek ajo per te porositur kapele. E me pas, vesh me vesh, fjala mori dhene e porosite nisen te shtohen aq shume, saqe Coco do t’i duhej te merrte disa punetore per t’i perballuar ato. Kureshtja dhe interesimi ndaj punes se modelistes se re rritej me tej, e per te behej fjale edhe ne qarqe te njohura te Parisit. Dhe, ajo vazhdonte punen me porosi te tjera, te cilat shtoheshin e shtoheshin, derisa ajo merr si te thuash shperblimin e pare te “fames”. Gazeta e njohur MODA botoi nje artikull te gjate, ku ngrinte ne qiell talentin e modelistes se re Gabrielle
Chanel. Shkrimi shoqerohej edhe me nje seri fotografish me femra qe mbanin modelet e kapeleve te saj. Por, megjithate, do te duheshin edhe 5 vjet te tjera qe ajo te dallohej ne menyre te padiskutueshme ne rrethin e ngushte te modelisteve te kryeqytetit francez.
COCO BEHET “MODHISTER”
Gjate veres se vitit 1913, zonjusha Chanel dhe i dashuri i saj, Arthur Capel, shkuan ne Deauville, qytet turistik ne zonen e Calvados. Arthur, djalosh me sens teper te holle e te ndjeshem prej krijuesi modelist, mendoi se kishte ardhur momenti qe ata te hidheshin ne “sulm”. Coco bleu nje “boutique” dhe nisi nga puna. Shpejt arriti te terheqe nje klientele mjaft shik. Perveç kapeleve, ajo vendosi ne vitrinen e dyqanit edhe objekte e prodhime kozmetike, te cilat ishin krijime te saj, si edhe rroba e veshje, te cilat Coco i pati qepur per vete vite me pare. Por, metoda e saj krijuese ishte para se gjithash, eksperimentale. Ajo bente fustane e funde sipas fizikut te saj, duke krijuar nje mode sipas nevojave te saj specifike. Coco kishte trup te vockel e krijoi fustane te lehta, pak te gjera e te lirshme, ne menyre qe te maskonte ato ane te fizikut te saj, te cilat s’i pelqente. Duke qene kunder stofrave te renda, ajo preferonte copat e trikotuara. Te buta e te lehta, ato shkonin mjaft me stinen e veres, si edhe me qendrimin shpenguar gjate pushimeve. Coco mendonte se s’ishte normale qe grate te mos mbanin rroba te tilla te pershtatshme, si per kohen lire e po ashtu edhe gjate argetimeve. Ajo deshironte ta ndryshonte mentalitetin ne fjale e, per ate qellim, nisi te ekspozonte ne “boutique”-n e saj modelet qe kishte sajuar: fustane, funde, bluza, pallto te lehta etj. Keshtu, nga idete, modelet dhe qepjet e kapeleve, ajo kaloi ne qepjen e veshjeve ne pergjithesi. Gjate veres ne vijim, ajo shkoi perseri nga Parisi ne Deauville. Por, ne gusht nisi Lufta I Boterore e qyteti u boshatis. Megjithate, miku i saj, Arthur Capel, e keshilloi qe te mos ta mbyllte “boutique”-n e saj, por te priste e te shihte se si do te shkonin punet. Nderkohe, pushtimi i nje pjese te territorit francez, i shtrengoi mjaft familje parisiene qe te shpernguleshin ne Deauville, per arsye se aty e ndienin veten me te sigurt se sa ne kryeqytet. Pjesa me e madhe e te ardhurve ishin borgjeze e aristokrate, te cilet kishin aty edhe vilat e tyre per verim. Dhe, ishte pikerisht ne ate kontekst ngjarjesh qe Coco Chanel filloi te beje fame e para te madhe. Siç tregonte ajo vete: “Shume gra ishin te detyruara qe jo vetem te jetonin, por edhe te kalonin jeten aty e, ato kishin nevoje qe jo vetem te benin floket, por edhe te visheshin”. Dhe Coco ishte aty, pikerisht per ate gje!
“REVOLUCIONI” COCO
Coco Chanel beri nje revolucion te vertete ne menyren e veshjes, i cili nuk mjaftoi vetem ne perzgjedhjen e materialeve (trikotazhe leshi e xhersej), por iu kundervu dhe modes se epokes, pra veshjeve femerore te renduara nga ornamentet e shumta. Ajo mendonte se te femra, ajo qe kishte rendesi te veçante, ishte silueta e saj e pergjithshme, e cila duhej te vinte ne dukje linjat e saj. Kishte ardhur koha te hiqej dore prej teprimeve, pra ajo duhej qe te zhvishej prej tyre. Per me teper, kishte edhe diçka tjeter qe e shtynte ate qe te behej nismetarja e lirise fizike te gruas, te levizshmerise se trupit te saj. Qysh nga nisja e luftes dhe shkuarjes ne front te miliona burrave, grate ishin te shtrenguara te benin nje jete me aktive e t’u pershtateshin kushteve te jetes, gjithmone ne ndryshim. Dhe Coco pati idene, vullnetin e talentin te dinte t’i pershtatej asaj epoke te re, te krijonte veshje per nje grua tashme ne evolucion kohor dhe shoqeror. Rrobat e lehta qe ajo krijoi, mungesa ne to e prerjes sipas mases, ishin ne pershtatje te plote me lirine e trupit femeror. “Une i ktheva trupit te femres lirine”, do te shprehej ajo. “Ai trup jetonte ne rroba parade, nen dantella, korsé, kemisha e plot gjera te tjera te panevojshme”. Me 1926-en, Coco “shpiku” fustanin e thjeshte e te zi, qe zuri vend shpejt ne te gjithe garderobat e, ajo shkoi edhe me tej, duke i hequr asaj zymtesine e ngjyres e duke e shoqeruar ate, me stoli te ndryshme plot fantazi. Ajo krijoi keshtu nje seri modelesh, ku perziheshin forma te sofistikuara e njekohesisht te thjeshta. Pas krizes se vitit 1929, ajo krijoi rroba edhe me femerore. Frymezimi i saj merrte udhe edhe nga sugjerimet e miqve te saj artiste, te cilet aso kohe mendonin per nje veshje me avangardiste. Coco, nderkohe, krijoi mjaft edhe per boten e teatrit e kinemase, duke dhene kontributin e saj ne pjeset “Treni blu” (Le Train Bleu), 1924, “Sonte ose kurre” (Tonight or Never), 1931, si edhe ne shume filma te Jean Renoir, te tille si “Rregullat e lojes” (La Règle du Jeu), 1939. …Por, per shkak te Luftes II Boterore, ajo e mbylli ateliene e saj te modes, e per shume vite nuk doli asnje prodhim qe te mbante emrin e saj. Ajo doli perseri ne “skene” me 1954-en, nderkohe qe ishte 71 vjeçe. Ishte pikerisht ne ate moshe qe ajo krijoi koleksionin e saj te quajtur “Chanel”, ne te cilin bente pjese edhe i famshmi kostum (tailleur) femeror. Influenca Chanel ne boten e veshjeve u be aq e madhe saqe ajo s’kishte frike se mos kopjohej. Ajo ishte e para dizajner, e cila kuptoi se riprodhimi i modeleve te saj nuk ishte veçse nje shans me teper per te, edhe pse s’i sillte asnje perfitim financiar. Coco Chanel jetonte qysh prej vitit 1934 ne hotel “Ritz”, ne “Place Vendome”. Ky ishte hoteli-pallat, i cili do te behej me pas vendbanimi i perhershem i saj, per me se 30 vjet me radhe. Zonjusha Coco Chanel, vdiq po ne ate rezidence, pikerisht me 11 janar 1971 ne moshen 88 vjeçe. Vdiq, duke lene pas fjalet e saj te njohura: “E shihni, mund te vdesesh edhe keshtu si une!” E, ajo vdiq duke lene pas nje “perandori” te tere. Ceremonia e varrimit u be ne kishen “La Madeleine” dhe pastaj trupi u çua ne Lausanne (Zvicer), ku, sipas vullnetit te saj te fundit, ajo u varros.

PARFUMET CHANEL
…Por, le te kthehemi perseri mbrapa ne kohe. Chanel nuk pati krijuar vetem modele, veshje e rroba, por edhe parfume.
Dhe ja lista e parfumeve qe ajo ka krijuar vete:
• 1921: Chanel n°5
• 1922: Chanel n°22
• 1925: Gardénia
• 1926: Cuir de Russie et Bois des îles
• 1955: Pour Monsieur
• 1970: Chanel n°19
• 1974: Cristalle
• 1981: Antaeus
• 1984: Coco
• 1990: Égoïste et Égoïste Platinium
• 1996: Allure
…Ishte viti 1921 qe Coco Chanel hodhi ne treg marken e parfumit te saj te pare. Ai do te quhej Chanel N°5 dhe do t’i besohej Ernest Beaux, krijues parfumesh prane oborrit te careve te Rusise. Ernest Beaux do t’i paraqiste zonjushes Coco Chanel dy mostra te ndryshme, ose me mire te themi dy seri “kampionesh”, qe mbanin numrat nga 1 deri 5 e nga 20 deri ne 24. Coco Chanel zgjodhi “kampionin” N°5. Kur ate e pyeten se si do ta quante ate lloj parfumi, ajo iu pergjigj: “Une do ta hedh ate ne treg me 5 maj, pra ne muajin e peste te vitit e per me teper kjo epruvete ka edhe numrin pese. Atehere le te quhet parfumi N°5, e uroj qe ky emer t’i sjelle atij shume fat”. Pastaj, Coco vizatoi formen e shishes qe do te mbante parfumin e saj te ri e qe ishte mjaft i thjeshte. Ajo u shpreh se ajo qe ishte brenda saj, ishte teper me e rendesishme se shishja e vockel ku do te vendosej parfumi. (Me 1954- en, ne nje interviste, nje gazetar pyeti Marilyn Monroe se çfare perdorte per te bere gjume te qete e te mire. Aktorja e njohur u pergjigj plot naivitet: “Dy-tri pika Chanel N°5”). Dhe pse e thene ne menyre naive, ajo fraze u be nje slogan i shquar publicitar per ate parfum. Dhe çfare shansi per Coco Chanel, per ate shprehje te Marily-n, e cila e beri parfumin N°5 prodhimin me te shquar te saj. Coco Chanel ia besoi fabrikimin dhe shperndarjen e Chanel N°5, Pierre Wertheimer, asokohe tregtar i njohur, pronar i “Société Bourjois”. Pastaj, mes viteve ‘20 dhe ‘30, Coco Chanel hodhi ne qarkullim shume parfume te tjera te njohura, mes te cileve Chanel N°22 me 1922-shin, “Cuir de Russie” me 1924- en, “Gardenia” me 1925-en, “Bois desiles”, me 1926-en. Chanel N°19 (Cuir de Russie) e mori emrin me rastin e pervjetorit te lindjes se Coco Chanel. Parfumi “Chanel” nuk e nderpreu kurre “karrieren” e tij. Me 1974-en, Henri Robert krijoi parfumin “Cristalle”. Me pas, me 1984- en, ishte Karl Lagerfeld, i cili mori persiper shperndarjen dhe menaxhimin e parfumit “Chanel” neper bote. Pastaj, drejtimin e “Chanel-Parfums” e mori Jacques Polge, nje specialist i shquar ne parfumeri. Ai do te prodhonte parfumin COCO, ne homazh te mademoiselle Chanel. Nderkohe, me 1990-en u hodh ne treg parfumi “Egoiste” dhe ne vitin 2002 u krijua nje variant i ri parfumi i quajtur “Chance”, i cili fillimisht u shpernda ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanada e me pas edhe ne Evrope. Me 1993-shin u paraqit nje tjeter parfum: “Egoiste Platinum”, i pasuar pastaj me 1996-en nga parfumi “Allure”. Pastaj, do te dale ne vitin 2002 parfumi i njohur ne mbare boten “Mademoiselle Coco”. Sot, eshte familja Wertheimer, e cila ka edhe pjesen me te madhe ne shoqerine “Chanel”, e cila vetem ne France ka te punesuar mbi 3000 vete. Per sa i perket publicitetit, shtepia Chanel do te perdore per shume kohe portretin e Catherine Deneuve, ne menyre te veçante per reklamen e Chanel N°5 e, me pas, artisten e shquar te kinemase franceze, Carole Bouquet, e cila misheron imazhin e francezes se epokes sone.

coco-matmazel

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.