Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

Bruni & Sarkozi – 12 muajt e parë të jetës në çift

Submitted by on October 30, 2009 – 9:03 pmNo Comment




02.02.08 Karla e Nikolas martohen
Pas nje vardisjeje te vetetimte- daljet e para ne publik i takojne dhjetorit te vitit 2007- u martuan ne Elize presidenti francez Nikolas Sarkozi, 54 vjeç, dhe ish modelja, tani kantautore, Karla Bruni, 42 vjeç. Nje ceremoni private me nusen e veshur me te bardha. Per Sarkozine ishte martesa e trete per Brunin e para.

04.02.08- Karla Bruni shtatzene?
E sapomartuara Karla Bruni, grua e presidentit francez Nikolas Sarkozi, u perfol, sipas nje tabloidi italian se ishte shtatzene ne muajin e trete. Zonja Marisa Borini, e ema e ish top modeles tha se nuk dinte gje ndersa, u hap fjala, se kish lajmeruar babain natyral te Karles, i cili, ka te ngjare, u takua me te bijen ne fshehtesi te plote, ne Brazil.

08.02.08 Sarkozy: «Sesilia? Eshte false»
Nikolas Sarkozi i kerkoi llogari Nouvel Observateur, per atikullin “L’ossessione di Cecilia”, ne te cilin u pohua se presidenti i Republikes, e pat ftuar, tete dite para marteses me Karla Brunin, nepemjet nje sms-je, ish gruan e vet Sesilian (majtas ne fotomontazh) qe te kthehej tek ai: “Nese kthehesh anuloj gjithçka”, ishte shkruar ne artikull.

26.03.08- Ne pallatin Bakingam
«Kurre nuk me kishte shkuar ndermend se do te takoja mbretereshen Elisabet”, pat deklaruar ne Paris Match, Karla Bruni. Vizita zyrtare ne Angli ka qene per Karla Brunin, nusen e re te Nikolas Sarkozise, prova e zjarrit, e kapercyer ne menyre te shkelqyer: zonja e pare franceze eshte shfaqur e pacen ne çdo pikepamje, perfshire edhe look-un e saj te firmosur nga Xhohn Galiano. Ne foto, nga e majta Nikolas Sarkozi, mbreteresha Elisabeta II, Karla Bruni-Sarkozi dhe princi Filip i Edimburgut, ne ceremonine e hapjes se vizites ne Ëindsor.

04.09.08 Rashida Dati shtatzene
Lajmi i shtatzenise se 42 vjeçares Rashida Dati, ministre e drejtesise franceze, e vuri ne siklet Elizene. Shtypi nderkombetar spekuloi me emrin e mundshem te babait te femijes, duke cituar edhe presidentin francez Nikolas Sarkozi, me te cilin dyshohej se Dati kishte pasur nje raport. Elizeja pergenjeshtroi. Zonja e pare Karla Bruni, pohoi ne nje interviste nje fare hipoteze. Qysh nga ajo kohe dy zonjat s’u pare me te flasin me njera –tjetren.

08.07.08 Karla, deshire per te qene nene
«Nuk jam shtatzene», deklaroi Karla Bruni ne periodikun francez VSD. «Per fat te keq». Zonja e pare kishte shtuar: “Do te me pelqente shume”. Bruni ka tashme nje femije, Aurelion, tete vjeç, me ish mikun e saj Rafael Enthoven. Ndersa Nikolas Sarkozi ka tre djem nga martesat paraardhese.

16.09.08-Mberrin filmi
Shoqeria e formatit televiziv Endemol, lajmeroi realizimin e nje film mbi historine e dashurise se presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe modeles kantautore italiane Karla Bruni. Endemoli bleu te drejtat e librave qe rrefejne historite e presidentit me ish gruan e tij Sesilia Ciganer-Albaniz dhe me nusen e re Karla. Nga udhetimi dore per dore, ne Disneylandin e Parisit, te martesa private e deri te shnderrimi i top modeles ne zonje te pare te Elizese.

11.11.08-Veshtrime te thella me Fransuane
Atmosfere krize mes Karla Brunit e Nikolas Sarkozise: pas ceremonise se 11 nentorit, ne France, dites se fundit te Luftes se Pare Boterore, qe lidhet me armepushimin e 1918-es, zonja e pare eshte thumbuar me shikime te “thella” me kryeministrin francez Fransua Fijon, ndersa i shoqi ishte i zene me kremtimet.

19.12.08- Sarkozi vlereson Martines
Aktorja italiane Alesandra Martines eshte vleresuar nga Sarkozia me urdherin e Kaloresit. «Fale saj – ka thene presidenti francez – gjithe dielli italian ka hyre ne kete salle. Ne fakt jo i gjithi – ka bere shaka Sarkozi – se eshte edhe Karla ketu. Ështe nje ambasadore e kultures dhe e miqesise qe lidh Francen me Italine”.

02.02.09- Karla e Nikolas, vetem per vetem
«Do te festojme me njeri-tjetrin. Ai ka shume pune dhe ne mbremje nuk kemi deshire te kercejme», ka thene ish top modelja, prej nje viti zonje e pare e Frances, e ftuar te Fabio Fazio. Ama ka shtuar: «Muaji yne i mjaltit po vazhdon ende… sapo kemi pak kohe, e vleresojme». Dhe pikerisht ne ate kohe, Presidenti francez ka deklaruar ne nje interviste ne revisten Le Point: «I jap shume rendesi asaj qe Karla me thote. Idete e saj i hapin perspektivat dhe mendimet e mia». A mund te kete dhurate me te mire ne pervjetor te marteses?

bruni-sarkozy

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.