Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Intervista

A e mban dot një të fshehtë?

Submitted by on December 19, 2008 – 8:24 pmNo Comment




Pergjithesisht krenohen se po, ka raste kur nuk kane pse fshehin te kunderten. Por kane edhe situata pa fund qe do t’i benin te lekundeshin, ashtu si dhe ndonje betim qe e kane respektuar per tere jeten, ashtu si dhe ca njerez, te cileve nuk u fshehin dot gje. Dhe keto nuk na i kane mbajtur sekret…

Nje betim i madh per sekretet e te vegjelve

Thuajse gjithmone paraprihet nga nje betim, nje besim sekreti. Nje betim me forma gati mistike, qe sajojne vajzat e vogla apo djemte adoleshente, te ngarkuara me peshe, ne piken qe vite me vone ka mbetur ne kujtese me shume ajo atmosfere betimesh se sa sekreti ose thjesht nje fjale, plotesisht mjaftueshem mes miqsh te vertete. Por mund te jete edhe nje betim shekullor, i mberritur deri sot; ai betim qe i ka lene mjekesise “babai” i saj: Hipokrati. “Ruajtja e sekretit profesional eshte nje detyre, nje pergjegjesi per mjeket, qe ne kohen e Hipokratit kishte madje ngarkesen e nje ligji qe i ndalonte mjeket qofte edhe para gjykates te tregonin nje sekret profesional. Nje te tille une kurre nuk jam tunduar per ta nxjerre”. Nje siguri me shume per pacientet e vegjel te Ilira Gjikes dhe familjet e tyre. Pas kaq vitesh pune si pediatre, ajo eshte e bindur qe asnjehere te vetme nuk e ka shkelur kete pergjegjesi profesionale, dhe pse pjese e nje populli “emocional si jemi ne, qe shpesh themi gjera qe nuk duhen thene, si per te shpetuar nga situatat”. Megjithate ajo ia del me lehtesi te mbaje sekrete, edhe kur nuk behet fjale per ato profesionale, veçse motivet nuk i gjen me te Hipokrati, por plotesisht te vetja. “Nuk me ndodh te tregoj sekretet e dikujt tjeter. Kur une rri me dike, rri per veten time; nuk me vjen ne mend nje i trete”. Dhe ne kete kohe kushtuar vetes, te ndare nga koha qe eshte mesuar te kaloje mes femijesh, aq me teper qe tani eshte administratore e shkolles 9-vjeçare jopublike “Mirash Ivanaj”, ajo mendon se “te kesh ca njerez me te cilet mund te ndash gjerat qe kane te bejne me ty, eshte diçka e bukur”. Ilira ka mikeshat e saj per kete, ne nje hapesire ku sigurisht Hipokrati nuk do ndihej i tradhtuar.

Po te mbaj nje sekret per te miren tende…

Jeni ndodhur ndonjehere mes dilemes qe te tregoni nje te vertete qe dhemb apo ta fshihni ate me justifikimin e mbrojtjes se tjetrit nga vuajtjet? Me siguri qe kahet e kunderta te forcave ne kete rast vetem ne ekuiliber nuk te lene. Duhet te vendosni. Edhe pse dhe per Hygerta Sakon situata te tilla nuk jane aspak komode, ajo te pakten duket se kahun e ka te zgjedhur qe me pare: te mbaje sekretet qe, po te zbulohen, do benin keq. “Gjithçka eshte relative. Ama ne disa raste specifike une do zgjidhja te mbaja sekrete. Lutem te mos ndodhem ne situata te tilla, por mendoj se po te mesoj tradhtine e bashkeshortit te nje mikeshes sime, nuk do nderhyja, me shpresen se gjerat mes tyre do viheshin ne vend. Po ashtu, do ruaja nje sekret nga prinderit e mi, per nje problem te motres sime per shembull, duke pritur qe ai te zgjidhej dhe prinderve t’u shmangia shqetesimin”. Situata te tilla jane nder te paktat kur ajo do zgjidhte te mbante nje te fshehte. Sepse Hygerta shpesh ate çfare e shqeteson nuk e bluan ne vetmi, por zgjedh te flase me dy nga mikeshat e saj. “Nuk mbyllem ne vetvete zakonisht, por flas me dy shoqet e mia te ngushta. Di qe ato me degjojne pa paragjykuar; kush ka miq te ngushte e ka te qarte”. Dhe ne kete shkembim sekretesh dhe besimesh, edhe asaj i bie radha te degjoje sekretet e tyre ose dhe te njerezve te tjere te afert qe e rrethojne. “Kur dikush vendos te me rrefeje nje sekret, sigurisht qe e marr si shprehje te besimit qe ka ndaj meje kur eshte diçka e rendesishme per personin, jo kur behet fjale per thashetheme”. Keto te fundit jane thjesht per te kaluar kohe, ndersa te parat per Hygerten jane “detyrim elementar per t’i ruajtur. E kunderta do ishte shume e ulet”. Ja dhe garancia!

Deshira per te botuar…

Nuk synon ta shpalle veten ruajtesin me te sigurt te sekreteve. Nuk harron se situatat shpeshhere mund ta nxirrnin kallp nje zotim te tille. Edhe kur ai eshte thuajse nje detyrim. Te cilin botuesi Fatmir Toçi e has si ne aspektin personal, dhe ne ate profesional. “Sekreti profesional eshte nje norme e rendesishme pune, domosdoshmeri ne kushtet e konkurrences”. Dhe megjithate, e skajshmja “gjithmone” per respektimin e tij, eshte nje ideal, distancen nga i cili nje realist e pranon. “S’kam mundur te ruaj gjithmone nje sekret te tille, edhe pse jam perpjekur. Shpesh nje te fshehte mund ta dekonspirosh edhe pa dashje, nga mosvleresimi i nje situate te caktuar apo nga besimi i tepruar te tjetri”. Siç ndodh edhe me sekretet personale. “Nuk eshte e lehte ta ruash, pasi nuk ka nje definicion se çfare eshte sekret dhe çfare jo. Çdo gje eshte relative ne raport me punen dhe me njerezit qe ke te besh çdo dite. Edhe tundimi eshte njerezor. Jo rralle njerezve u pelqen te duken se dine diçka me shume se te tjeret dhe te jene ne qender te ngjarjeve qe ndodhin”. Po cilado qofte arsyeja e dikujt qe tregon nje sekret, pasoja eshte perhere thuajse e njejte, sigurisht kur behet fjale per ato sekrete te konsideruara te rendesishme. “Por me e keqja eshte se dekonspirimin ne te shumten e rasteve nuk e marrim vesh. Veç ndiejme reagime qe na bejne te kuptojme se ka dale sekreti”. Ne te tilla situata ka gjykuar veten per te qene i kujdesshem, per te dalluar me mire miqte e vertete nga ata jo te tille. Sepse nje mik, i vertete, eshte personi te cilit i beson me shume sekrete, dhe pse varet edhe nga lloji i tyre, edhe nga forma, edhe nga arsyeja pse mbahen: “Per te ruajtur nje marredhenie, per te mos lenduar dike, per te mos i hapur telashe vetes, per te mos shkaktuar ngaterresa e keqkuptime”… Ama nje gje eshte e perbashket: “Nje sekret eshte si nje ngarkese qe organizmi e mban brenda vetes dhe e ben qenien me te rende”. Jo me te rendesishem. I tille behesh kur e nxjerr sekretin!

Shenjat: pagjumesi, mungese qetesie. Shkaku: mbidoze sekretesh

Ethet e kane prekur, ato te parat e se premtes mbrema, por tundimi per te nxjerre sekretet e dikujt qe ia ka besuar, kurre! “Nuk me shkon kurre neper mend qe te tradhtoj besimin e dikujt. Nese ky person ka kerkuar te mbaj nje sekret, une nuk kam pse te mos e respektoj. Madje harroj t’ia permend dhe vetes”. Dhe nga kjo skute e skajshme ku u gjen vend “dosjeve sekrete”, nuk del asgje, por ama Anjeza Shahini, dhe pse nje arkiv i sigurt, mendon se nuk do ishte nje arkiv i lumtur. “Sekretet e shumta nuk e bejne jeten interesante. Mendoj se e bejne me te veshtire. Ështe me e thjeshte kur nuk mban brenda vetes gjera qe fshihen nga gjithçka. Mungesa e tyre e ben jeten me te qete e gjumin me te lehte”. Mire qe nuk eshte vertet keshtu jeta e saj: me shume sekrete. Nuk mund te jete, perderisa disa sekrete qe jane per gjithe te tjeret nuk i mban per njerezit me te afert: familjen dhe miqte. Pastaj, ne varesi te sekretit, leviz dhe rrezja e ketij rrethi te besuarish: “Zakonisht, per te fshehtat e mia me te rendesishme flas me motren e mesme, me ate me te cilen edhe jetoj, por edhe me miket e mia me te ngushta”. Ne kete rreth nuk ka ndodhur te provoj zhgenjimin e nje sekreti te pambajtur, por jo se nuk e ka provuar asnjehere. “Nuk jam merzitur dhe aq nga fakti qe dikush ka nxjerre nje sekret, sepse asgje te frikshme nuk kam fshehur ndonjehere, por se e ka ndryshuar ate çfare i kam thene dhe nuk ka mbajtur premtimin. Ne nje rast si ky nuk te mbetet shume per te bere. Por ama humbet besimin te tjetri”. Dhe per nje si ajo, qe as me veten nuk e pergojon sekretin e tjetrit (ne fakt deshmitar per kete nuk mund te kete dhe i mjaftohemi fjales se saj), nuk ka si te tolerohet ky veprim, aq me keq qe behet fjale per nje sekret te shtremberuar. Kushedi ç’forme te shemtuar ka ai!

Nje organizator festash sekrete

Ështe nje njeri, te cilit Ermal Mamaqi nuk i mban dot sekrete. “Edhe sikur te doja, nuk do mund t’i mbaja sekrete te fejuares sime, sepse ne rrime bashke 26 ore ne 24 qe ka dite-nata. Por e bukura eshte qe une as nuk dua”… Nje deklarate e natyrshme dashurie per Amin, nje nga arsyet, pse jo, e nje lidhjeje te forte si ajo e te dyve. Po nje here ai ka tentuar t’i mbaje nje sekret: organizimin surprize te ditelindjes se saj. “Ishin lajmeruar miqte e saj dhe miqte e mi qe dhjete dite me pare. Kisha shume frike se do kishte rrjedhje informacioni, qe gjate asaj kohe Amardes do t’i binte ne vesh diçka per festen dhe surpriza do shkaterrohej, por ia dola qe ta çoja deri ne fund surprizen”. Pas kesaj, sigurisht qe Ermali do mund te shtonte edhe nje specifikim ne listen e sherbimeve qe ofron agjencia e organizimi te eventeve qe drejtojne Ami dhe ai: organizim festash sekrete (mu nen hunden e atij qe feston). Dhe ne te vertete, ne jeten private, te mbaje nje sekret pasi ia ka premtuar kete dikujt, per Ermalin nuk eshte aspak e veshtire. Ka ndodhur ama t’u besoje njerezve qe nuk e ndiejne si detyrim ruajtjen e nje sekreti. “Edhe kjo ka rastisur. Por kam kuptuar qe ka qene faji im qe u kam besuar atyre nje sekret, sepse nuk i kam njohur. Ruajtja e nje sekreti eshte virtyt i shokut te mire. Disa s’e mendojne keshtu. Ështe çeshtje karakteri, çeshtje formimi”. Gjithsesi, Ermali di te jete nje shok i mire sipas parimeve te veta, te cilat ne fakt askujt nuk i duken te çuditshme. Pak çudi mund te duket si nuk harron te nxjerre nje sekret ne vrullin e batutave te humorit qe nuk i rreshtin asnjehere. Por edhe kjo nuk eshte diçka e pamundur. Sekretet kane vendin e tyre! Edhe kohen: ca zgjasin shume, ca vetem dhjete dite – sa organizimi i nje feste te madhe per te fejuaren.

secrets

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.