Shen Valentini
Shen Valentini njihet ne te gjithe boten si “Padroni i te dashuruarve”. Ky percaktim lindi nga nje sere legjendash, te cilat jane shtuar me kalimin e kohes. Trendafili i bashkimit, femijet, pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model per te dashurit
Qe te dashuruarit te duhen per te gjithe jeten, dhe me shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e “Shen Valentinit”. Jane disa elemente, qe na vine nga shekujt e kaluar dhe jane shtuar ne kohe, qe e bejne kete feste kaq te madhe dhe kaq popullore ne te githe boten.
Trendafili i bashkimit
Shen Valentini ishte duke degjuar nje dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilet po kalonin pertej kopshtit te tij. Valentini iu doli perpara sakaq, me nje trendafil te bukur ne dore. Me nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rrezatonte plaku i mire dhe trendafilin e mbajtur lart e dhuroi per ciftin. Ky veprim pati fuqine magjike qe te bente paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu kerkoi te dyve te shrengonin bishtin e lules me kujdes per te mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Paskesaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjte u kthyen menjehere tek ai. Me deshiren e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikerisht Shen Valentini, i cili bekoi martesen e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gje u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjeter te merrej, prandaj percaktoi per ate bekim daten katermbedhjete te muajit. Dhe katermbedhjete e muajit mbeti, por u ngushtua ne ate te shkurtit, sepse ne ate dite ai vajti te celebronte dasmen ne parajse.
Femijet
Shen Valentini mbante dhe kujdesej per nje kopesht shume te bukur prane nja lugine. Ne kete livadh, ai lejonte qe te luanin te gjithe femijet. Ai here pas here dilte ne dritaren e kishes per ti pare, e per te ndjere pak nga gezimi dhe hareja e tyre feminore. Kishte te njejtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; “Sinite parvulos venire da me”. Kur behej nate ai zbriste ne kopesht dhe te gjithe femijet e Zotit lodronin rreth tij. Atehere ai i bekonte te gjithe. Pastaj i jepte secilit nga nje lule me keshillen, qe t’ia conin nenes, duke bere keshtu qe te ktheheshin ne shtepi heret dhe te rritej dashuria dhe respekti per prinderit. Ne kete kegjende kuptohet mjaft mire origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen personave te dashur.
Dashuria sublime
Ishte nje vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh nje djale i ri. me emrin Sabino. Syte e tij nuk shqiteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kerkoi te behej gruaja e tij. Por prinderit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan , ndersa ata ishin kristiane. Atehere, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mesonin e te bekoheshin prej tij. Gje, te cilen Sabino, per dashurine e te dashures se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapercye, doli nje tjeter me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje semundje e rende. Deshperimi i prinderve dhe i te riut ishte shume i madh. Menjehere familjaret sollen ne shtratin e vajzes priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zerin ndaj babait te te gjitheve. Dhe nje gjume bamiresie bashkoi perjetesisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndersa shtrengoheshin ne perjetesi.
Pellumbat
Na ishte nje here ne Terni nje prift i madh, por edhe shume i mire dhe i zoti. Ai kishte nje kopesht te madh, te cilin ne kohen e lire e ujiste dhe kultivonte lule. Prifti, te cilin te gjithe e therrisnin njeriu i mire, kishte me te vertete nje zemer te bardhe. Nje dite te bukur ate erdhen disa ushtare dhe e futen ne burg Priftin e mire. Me pas e cuan tek mbreti i asaj kohe, i cili ishte shume i keq. Kuptohet se ai e denoi me burgim te perjetshem. Dhe prifti i madh qe quhej Valentin, duke qendruar ne burg mendonte per femijet, te cilet i donte shume e qe nuk do te kishin me nje vend te sigurte per te luajtur. Cfare te bente? Atehere, iu lut Zotit dhe ai i dergoi dy nga pellumbat e tij. Pellumat te udhehequr nga nje instikt misterioz gjeten burgun ku ishte Valentini. Ne qafen e njerit prej pellumbave ishte i varur nje celes. Ishte pikerisht celesi i kopshtit. Valentini shkroi nje leter, brenda se ciles vendosi dhe celesin. Eshte e lehte te imagjinosh ate cfare ishte shkruar. “Te gjithe femijeve qe dua… nga Valentini juaj”.
Per Shen Valentinin flet dhe Shekspiri
Shen Valintini eshte cituar edhe nga Ofelia tek Hamleti i Uilliam Shekspirit. Ky fakt permendet kur gruaja e re, kur ajo eshte ne prezencen e nenes se Hamletit, Gertruda.
Shen Valentino ne Amerike dhe jo vetem …
Kulti i Shen Valentinit ne Amerike nis ne vitet 1800, kur zhvillohej lufta civile. Ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Kanada, ne 14 shkurt, te rinjte shkembenin “valentinet”, kartolina te lezetshme ne te cilat jane te shkruara mesazhe dashurie. Ne disa shkolla organizohen festa, ndersa ne qender te klases vendoset nje shishe shumengjyreshe, brenda se ciles futen te gjithe “valentinet” qe shkembejne shoket e klases. Me mbarimin e festes, te gjithe letrat shperndahen duke i lexuar.

Postime te Ngjashme:
- Per nje lekure te bukur
- Sarah Carmen: vajza qe ka 200 orgazma ne dite
- Mos i thuaj meshkujve keto 5 gjera
- Kujdesi per duart
- Lingerie- cfare i pershtatet trupit tend!
Popularity: 6% [?]

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Dita e Shën Valentinit
Dita e të dashuruarëve apo
dita e të mashtruarëve?
â€E vërteta nuk drejtohet nga ne,
por ne duhet të drejtohemi nga e vërtetaâ€
– M. Klaudius
Ja, na erdhi sërish, edhe sivjet, 14 shkurti – Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarëve…!
Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombëtare, ndërkombëtare, miliona faqe nëpër internet po e përhapin këtë të “vërtetëâ€â€¦
E vërteta, siç thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta.
E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit
Festa, Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…
Ka filluar të kremtohet në Rromën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…
Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…
Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: â€Dita e pjellshmërisëâ€â€¦
“Dita e pjellshmërisë†në Perandorinë Romake me shekuj është kremtuar si një festë pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atëherë kjo festë pagane u shndërrue në festë kristiane, Dita e Shën Valentinit, pra tashmë me një emër të ri , por që s’ka lidhje me dashuri…
Kush ishte Shën Valentini?
Shën Valentini ishte gjithkushi, por në të vërtetë ai ishte askushi…!
Shën Valentini nuk është një person i dëshmuar historik, por është një personash i krijuar mitik…
Sipas librit monumental: â€Hollmark Historical Collection†së paku janë tetë Shën Valentina…
Kurse, sipas Enciklopedisë Katolike (Catholic Encyclopedia) së paku janë tre Shën Valentina, të tretë të ndryeshëm, të tretë martirë, të cilët përmendën në disa shënime, ku shkruan se janë ekzekutuar në të njëjten ditë: me 14 shkurt 269…!
Prej tre Shën Valentinëve, sipas Enciklopedisë Katolike, i pari përshkruhet si një prift me shërbim në Rromë, tjetri si një ipeshkëv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti është Shën Valentini në Afrikë, i cili u ekzekutue, sikur dy të parët, në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme…
Këto shënime, sipas Enciklopedisë Katolike, nuk kanë asnjë vlerë historike…
Meqë këto personazhe janë të imagjinuara, të sajuara, janë mitike, pra, nuk kanë vlera të dëshmuara historike, për këtë arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditën e Shën Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …
Kush e krijojë mitin për Ditën e Shën Valentinit, si Dita e të dashuruarve?
Deri në shekullin e XIV-të, Dita e Shën Valentinit kremtohej në Evropë si një festë kristiane, me rrënjë pagane, që nuk kishte asnjë lidhje, siç ka sot, në shekullin e ri, me dashuri…
Por, nga shekulli i XIV-të kësaj feste iu shtue edhe një risi, për t’i dhënë pakëz gjallëri, atë e lidhën me dashuri…!
Ndërtuesi i këtij miti të ri, i cili e lidhi këtë festë me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.
Kush ishte Geoffrey Chaucer?
Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet në Angli si Babai i Letërsisë Angleze…
Në kohët e lashta, popujt evropianë, kur ishin paganë, besonin në shumë mite, përralla…Evropianët besonin se në fund të javës së dytë, të muajit të dytë, që është mesi i muajit shkurt, zogjët, shpezët, fillojnë të çiftohen…
Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letërsisë Angleze, ishte ai cili i njihte shumë mirë mitet e lashta, është i pari që këto mite i shrytëzoj si brum letrar në veprat e tij, në veçanti në poezi… “Kur zogjët, shpezët, çiftohen – pse të mos çiftohen edhe njerëzit, gjithë kjo rini, me dashuri…â€
Dita e të dashuruarëve apo
Dita e të mashtruarëve ?
Mendoni mirë për këtë ditë. A është kjo ditë: Ditë e të dashuruarëve apo ditë e të mashtruarëve? Ajo çka mendojmë ne ndikon te vetë pikëpamjet tona dhe të trajtimit që u bëjmë ne të tjerëve dhe botës. Bota ka një sundues. Kush e sundon botën? Siç thoshte Aristofani, dashuria për përfitime sundon tërë botën…
Pra, edhe kjo festë, Dita e Shën Valentinit, është një ditë e përfitimit, është një ditë e mashtrimit…!
Kjo nuk një ditë dashurie e dashuruesve, por kjo është një ditë mashtrimi e mashtruesve…!
Besimtarët e tri besimeve monoteiste, të cilët besojnë në një Zot, hebrenjtë, krishterët dhe muslimanët, kanë njohuri të mjaftueshme nga Burimi, për të mos u lëkundur nga mashtrimi…
Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, këtë e dëshmon Bibla, e dëshmon Kur’ani…
Dashuria nuk është krijesë njerëzore…
Dashuria është Dhuratë Hyjnore…
Rumiu shprehet kështu:
“Mendja s’ka fuqi
M’u shpreh për dashuri.
Vetëm Dashurisë
I është dhuruar
Të vërtetën e saj
Për t‘a zbuluar… “
Në Bibël shkruan:
â€Zoti është Dashuriâ€
(Bibla, 1 Gjoni,4:16)
Po, këtë të vërtetë, Zoti, Kur’ani, na rikujton:
â€Vërtetë, Zoti është shumë i dashurâ€
(Kur’an, 11:90)
Dhe më në fund, në mes të këtij pshtjellimi kulturor botëror, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, ne, në veçanti, si shqiptarë, kemi nevojë për aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike… Pa këtë aftësi, ne besojmë lehtë, mashtrohemi shpejt…!
(Autori është studiues i religjioneve)
Like or Dislike:
0
0