Shega ngadalëson plakjen
Doza ditore e shegës ngadalëson procesin e plakjes së ADN-së, zbulon studimi i kompanisë Pomegreat PurePlus, i kryer në 60 vullnetarë të cilët kanë konsumuar shegë për një muaj. Tek njerëzit të cilët kanë pirë rregullisht lëng shege, markerët 8-Oxo-DG që shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit, muskujve, mëlçisë, veshkave dhe plakjen e lëkurës janë zvogëluar, në dallim nga ata që nuk e kanë konsumuar. Kimikatet e ndryshme që i marrim me ushqim, pije dhe ajër dëmtojnë ADN-në tonë, ndërsa materiet çudibërëse të shegës gjenden në lëvoren që nuk hahet, dhe bërthamat e bardha dhe ndihmojnë në luftën kundër tyre, pohojnë shkencëtarët.
“Shega ngadalëson oksidimin ose “ndryshkjen” e qelizave të ADN-së që vjen me plakjen. Pikërisht një shikim i tillë i plakjes, si oksidimi, ofron mundësi për ilaç”, thekson për Daily Mail, udhëheqësi dr. Sergio Streitberger.
Përveçëse ngadalëson procesin e plakjes, shega është e shkëlqyeshme për zemër, zvogëlon stresin dhe përmirëson jetën seksuale. Është e pasur me vitaminat A, C dhe E si dhe hekur e antioksidantë.
Postime te Ngjashme:
- Studimi, një proteinë që ngadalëson plakjen
- Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave
- Pse çaji jeshil është i dobishëm
- Ushqime dhe vitamina qe njeriu duhet te konsumoje
- Kujdesi per Lekuren
Popularity: 10% [?]

