Ngjyrat per ditet e nxehta
Ngjyrat e reja te 2010-s, per sezonin pranvere–vere edhe kete vit do te sjellin mjaft freski. Mbretereshat e ngjyrave do te jene e bardha dhe e zeza, ndersa do te kete mjaft ngjyra te lehta, si ajo krem, bluja, vjollca. Paletat e ngjyrave per veren 2010 jane elegante dhe ne te njejten kohe diellore. Ajo japin siguri dhe ngrohtesi. Baza do te jete e zeze dhe e bardhe.
Ngjyrat
Bardhe e zi do te jene gjithmone baza per çdo sezon. Kjo gjithashtu vlen per moden e veres 2010. Keshtu edhe per moden pranvere-vere te ketij viti, per veshjet, ngjyrat mbreteresha do te jene gjithsesi e bardha dhe e zeza. Kombinimi bardhezi eshte gjithmone nje nga me te suksesshmit. Nderkaq, ne kete sezon pas nuk do te ngelen as ngjyrat neutrale, qe do te futen ne garderoben tone si ngjyra te reja. Te tilla ngjyra neutrale do te jene: pelhure, lekure, perle, ngjyre bezhe, rere. Sipas stilisteve te botes se modes, ngjyrat neutrale formojne nje palete mjaft te bukur qe ndryshojne shume pak nga e bardha e paster. Jane me te vertete elegante dhe po te krahasohen me njera-tjetren ato japin nje look te rafinuar. Mendoni ngjyrat pluhur, gelqere te bardhe, te bardhe te lekures, gri, perla, rere, roze e zbehte, ngjyre bezhe. Ato jane jo-ngjyra te bardha, qe u eshte shtuar vetem nje dash i ngjyres. Me keto ngjyra ju nuk mund te gaboni asnjehere.
Jeshile
Ështe çudi e madhe (te pakten per ne) kthimi i te gjelbres ne koleksionet e reja. Nderkohe qe sezonin e fundit te kaluar ishte viola, ndersa per vitin 2010, do te jete e gjelbra. Keto jane ngjyra jeshile shume te sofistikuara. Pamja me e mire ndoshta eshte ajo barishte e thate. Mendoni edhe per ngjyrat si algat e gjelbra dhe kaki. Edhe metali e gjelber eshte perdorur gjeresisht.
Balte dhe çokollate
Gjithashtu, ne perputhje me ngjyrat “botanike” (si jeshile lart) jane tonet kafe qe ne do t’i shohim kete vere. Ështe si nje shkalle progresive e ngjyrave. Hijet e gjelbra jane transformuar ne hije balte, ulliri, kafe dhe çokollate. Kombinimet e bukura, atehere, do te jene te gjitha se bashku.
Viole dhe gri
Po ashtu shtoni ne paletat e ngjyrave te sofistikuara si ajo e purpurta, gri e erret dhe do te keni para syve tuaj nje ton shume me elegant qe do te jete ne mode kete vere. Siç u permend, te gjitha keto ngjyra te buta mund te krahasohen me njera-tjetren per efekte te verteta ne veren e vitit 2010.
E kuqja e re
E kuqja eshte ende e pranishme ne ngjyrat e rekomandueshme te sezonit pranvere-vere, edhe pse paksa e ndryshuar. Primare vazhdon te mbetet e kuqja e paster e dimrit 2009-2010, por per ditet e ngrohta ajo do te behet edhe me e veçante, si ne ngjyre domate me shume ose edhe me e bute.
E verdhe dhe portokalli
Ndeshja e madhe mes te verdhes dhe portokallise kete vere eshte e ngrohte dhe me pak fluide se sezoni i kaluar. Ngjyra portokalli eshte tamam si nje supe me domate e holluar me krem pana, ndersa ngjyra e verdhe vjen si krem.
Blu-vjollce
Fituesja e madhe per kete vere eshte ndoshta bluja ekzotike, e fresket, e gezueshme. Ne do ta shohim ate ne te gjitha nuancat e saj. Edhe bluja ne vjollce do te jete ne mode. Kombinim i bukur blu dhe vjollce.
Ngjyra “akullore”
Ngjyrat krem jane zevendesuar me ngjyra akulli, me delikate, por ende te hijshme. Mendoni, e zbehte te verdhe, e zbehte manushaqe trendafili.
Stampa romantike
Dhe kete sezon ne do te shohim, sigurisht edhe stampa. Neve na pelqejne veçanerisht stampat romantike me perzierje te vogel, nganjehere me lule. Nje ere e fresket dhe e kendshme vjen pas nje dridhje dimri te plote e te forte nga ndikimet e botes “rock and roll” (ron en roll).
Çizmet e shkurta, ne mode edhe per ditet e ngrohta
Me ardhjen e diteve te ngrohta çizmet e gjata do t’i mbathim gjithnje e me pak, e ne vend te tyre nga dollapet do t’i nxjerrim çizmet e shkurta. Kete sezon, çizmet e shkurta do te jene me shume rripa dhe susta, e me modernet jane ato qe i kane te gjitha keto detaje. Do te mbahen te gjitha ngjyrat, mirepo perparesi kane ngjyra e zeze, ngjyra hiri dhe ngjyrat e dheut.
Postime te Ngjashme:
- Tendencat dhe ngjyra te reja për thonjte
- Grimosuni për pranverë…
- Dimri vjen me taka të larta dhe bereta
- Si te zgjidhni makeup për sy kafe
- Një grim me provën e lotëve
Popularity: 8% [?]




