Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Headline

Ertemiona Mejdani – S’e njoh shijen e dashurisë

Submitted by on October 30, 2009 – 8:24 pmNo Comment




Deri 1 korrikun e shkuar Ertemiona Mejdani ishte vetem nje vajze, me te cilen natyra ishte treguar bujare. Mjaftueshem e njohur ne qytetin e saj te lindjes, ne Korçe, e mbi te gjitha e kenaqur qe punonte ne profesionin qe donte me shume: Gazetari. Rrugen per Tirane e mori vetem pse ishte ndjere e tunduar nga njoftimet e shpeshta ne ekran per organizimin e edicionit te 11-te te “Miss Shqiperia”. Tek e fundit ia vlente ta provonte. Heren e pare fati i kishte prire. E kishte fituar titullin “Miss Korça” dhe “Miss Media”. Pse bente edhe nje tentative te dyte? Nuk humbiste asgje. U nis e shoqeruar nga e ema, e pergatitur edhe te rikthehej pa kuroren e enderruar, per te vazhduar aty ku e kishte lene: ne studion e “Radio Korça”, ku çdo mengjes i uronte dite te mbare bashkeqytetareve te saj.
Por planet iu permbysen. Per mire ama. U be “Miss Shqiperia 2009”.
Sakaq, ndjen te tjera ethe. Ne 1 nentor, do te jete perfaqesuesja zyrtare e Shqiperise ne “Miss Globe International”. Do te garoje me 50 rivale nga 50 vende te botes. E arena e ngjarjeve eshte Kosova kesaj here. Korçarja eshte ngjitur edhe me lart gjeografikisht. Do te kete ndonje ngjitje tjeter? Le te shpresojme… por le te mesojme me pare se çmendon 19-vjeçarja bukuroshe per dashurine, bukurine, fatin, famen…
-Princi i kalter, si eshte ai ne perfytyrimin tuaj?
Princi i Kalter… Ështe ai i duhuri. Ai qe te qendron prane, te fal dashuri, ngrohtesi, mirekuptim. Njeriu qe ke pare neper endrrat e vajzerise qe me ate buzeqeshjen magjike te çon zemren peshe. Tek i cili mund te mbeshtetesh çdo dite, çdo minute, çdo çast te veshtire te jetes, me te cilin te ndash gezimet dhe arritjet. Ndoshta kjo pyetje do te kishte pergjigje me te sakte sikur ta kisha gjetur njeriun tim te jetes. Por une nuk e kam provuar akoma dashurine dhe besoj se keto kohe eshte me e drejte te perkushtohem ne angazhime te tjera: Tek ky perfaqesim qe po pergatitem te marr pjese, tek shkolla dhe puna si gazetare. Sigurisht eshte e gabuar te flasesh per plane per kete pike, por akoma nuk di te te them se si eshte shija e dashurise. Ajo çka di me siguri eshte se “princi i kalter” duhet te jete gjysma tjeter e imja. Ai qe me rri prane, me fal dashuri, me kupton.
-Sa e vleresoni bukurine mashkullore, sa rendesi ka qe nje burre te jete i bukur?
Elementi i bukurise eshte relativ. Nuk besoj se te qenit i bukur eshte pjesa me e rendesishme per nje burre. Kryesor eshte karakteri i tij, forca, siguria qe perçon, bukuria e shpirtit. Vlen edhe per burrat: bukuria iken, tek njeriu te tjera gjera jane te rendesishme. Prandaj nese do te ishte puna per te vene nje note: maksimalen e ka bukuria qe mbart brenda vetes qenia mashkullore. Ngjyra e syve apo e flokeve nuk eshte pjese e provimit.
-Na rrefeni per vemendjen mashkullore ndaj jush? Bezdi apo kenaqesi?
Deri tani e kam perjetuar si kenaqesi. Ne qytetin tim isha nje vajze e njohur. Fakti qe kam marre pjese ne “Miss Korça” ka ndikuar. Gjithashtu edhe puna si gazetare. Ështe bukur te te njohin te gjithe, te kthejne koken kur ti kalon, te peshperijne nen ze. Sigurisht pa teprime apo keqkuptime.
-Ç’eshte dashuria per ju?
Dashuria besoj se eshte ajo ndjenja e paster qe arrin te ndryshoje kryekeput nje njeri. Njeri me fat eshte ai qe gjen dashurine e vertete ne jete. Ate qe realizon qenien njerezore, i jep kuptim asaj.
-Çfare projektesh keni per familjen tuaj? Kur perfytyroni ta krijoni ate?
Eshte ende shume shpejt per te folur. Por enderroj te kem nje familje te bukur, te shendetshme, te ngrohte. Idealja do te ishte sikur kjo enderr te realizohej kur une ti kem permbushur qellimet qe i kame vene vetes aktualisht: te realizohem profesionalisht.
-Ne ç’raport mendoni ta vini karrieren dhe familjen? Kush eshte e para ne liste?
Jane te dyja shume te rendesishme dhe nuk besoj se eshte e drejte i vesh ne liste. Njeriu mund ti kete te dyja: edhe nje familje te mrekullueshme edhe nje karriere te realizuar. Jam e bindur se eshte shume e veshtire, por une te pakten do te punoj fort t’i kem te dyja.
-Si e perfytyroni veten si nene? Kur do te keni femijet tuaj? Sa?
E perfytyroj veten nje nene e mire. Shume e mire. Por nuk di te te them sa dhe kur. Atehere kur fati ta kete dhene e kur une te jem e gatshme per kete mision.
-Nena juaj sa dhe si eshte model ne kete rast? Do ta imitoni?
O, eshte nena me e mire ne bote. Njeriu qe e dua me shume, shoqja, mikja, gjithçka. Sikur te mundesha te behesha si ajo do te isha e lumtur. Do ta imitoja, pse jo…

ertemionamejdani

Postime te Ngjashme:


Popularity: 4% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.