Dimri vjen me taka të larta dhe bereta
Sezoni vjeshte-dimer 2008, risjell ne skene dominimin e ngjyres se zeze. Xhinset per femra do te jene me prerje te drejte dhe te mos harrojme stilin e flokeve alla-Rihanna
Nese duhet te jeni ne mode per kete sezon, duhet t’i beni llogarite mjaft mire! Çmimet qe mbizoterojne ne tregun kryeqytetas jane mjaft te kripura dhe te lene me goje hapur. Ne çdo rruge sheh vitrina dyqanesh qe te mahnitin nga pamja qe ofrojne. Manekine qe mbajne mbi trup veshje mjaft te bukura dhe qe, padyshim, te terheqin ta vizitosh dyqanin.
Gjate nje shetitjeje neper butiqet e Tiranes, ajo qe te binte ne sy ishte larmia e veshjeve dhe padyshim çmimi i veshjeve, qe ne momentin qe e degjoje pertypeshe me mjaft veshtiresi. Edhe pse ne mund te konsiderohemi nje vend i varfer, kur vjen puna per t’u veshur dhe per te ndjekur moden, jemi te paret qe sakrifikojme shume.
Kryeqyteti numeron me dhjetera butiqe qe ofrojne veshje nga firma te ndryshme, por edhe me çmime te kripura, te cilat nuk perballohen dot nga te gjitha shtresat shoqerore. Njerezit, gjithnje e me shume po behen te ndergjegjshem, qe nje imazh i mire transmeton tek te tjeret sukses dhe siguri.
Disa rregulla baze dhe pak fantazi jane elementet e duhur per te qene gjithnje te paraqitshem. Per te pasur nje pamje perfekte, çdo njeri duhet te beje fillimisht nje vleresim real te vetes dhe te vishet me veshjen e duhur, e pershtatur kjo dhe ne tendencat e modes. Kjo gje vjen dhe ne pershtatje me moden e vendeve te tjera lider ne boten e modes, si Parisi, Londra apo Milano.
Sezoni dimeror 2008-2009, ndoshta do te shnderrohet ne sezonin me klasik per sa u perket veshjeve, pasi ngjyra e zeze konsiderohet mbreteresha e klasit. Te gjithe ata qe kane deshire te jene ne koherence me moden nderkombetare, duhet patjeter te perfshijne ne garderoben e tyre ngjyren e zeze.
Kjo ngjyre do te shoqerohet nga grija, lejlaja, bluja, por sigurisht edhe keto ngjyra do te anojne nga e erreta. Mbizoteruese ne veshjet e perditshme te femrave do te jene trikot praktike me materiale akrilike dhe te leshta. Pa dyshim qe do mbizoterojne edhe xhupat, por kete vit do te jene me te ngrohte, pasi kane perreth jakes se tyre gezof.
Ketij viti i jane rikthyer dhe xhinset me prerje te drejte, duke i dhene fund tendences se vajzave per t’i pasur xhinset sa me te ngushta nga fundi. Kryesuese e garderobes se grave ne karriere, jane kostumet serioze te nderthurur me materiale cilesore, si dhe me modele te kohes. Firmat, te cilave mund t‘u besosh krijimin e stilit individual jane te shumta ne numer dhe te ofrojne modele serioze, por edhe te kohes, qe nderthuren me elementin klasik, i cili duhet te jete gjithmone i pranishem.
Kostumet serioze, kete vit do mbizoterohen nga copat e stofit me kuadrate, te stilit skocez. Per sa i perket kombinimeve, gjate ketij sezoni, mundesite do te jene te shumta. E zeza, ngjyra mbizoteruese, i pranon te gjitha kombinimet dhe ne kete menyre do te kete nje larmishmeri veshjesh.
Jeleket do te vazhdojne te jene edhe kete vit ne garderoben tuaj. Nje jelek i zi me nje kemishe te bardhe, do te ishte kombinimi perfekt i nje dite normale, duke shtuar xhinset, blu e erret. Kombinime te shumta mund te krijohen edhe ne kostumet me pantallona apo me fund, por edhe per aksesoret ndihmes si; çantat, te cilat duhet te kombinohen me ngjyren e kepuceve, stolite, e deri te krehja e flokeve, e cila duhet te pershtatet me veshjen.
Pavaresisht se tendenca e fundit ka qene prerja e flokeve shkurt e tipit “Rihanna”, parukieret pohojne se moda e flokut te gjate nuk iken kurre. Pavaresisht tendencave te fundit te modes, veshjet sportive jane ato qe gjithmone i kane rezistuar kohes. Kombinimi i tutave dhe bluzave te pambukta jane veshja perfekte e nje dite jo shume te ftohte dimri.
Persa i perket kepuceve, takat e larta do te jene mbizoteruese, por nuk do te mungojne dhe çizmet deri te kyçi i kembes, me ngjyra si, gri, kafe, te zeza, jeshile, vishnje, lejla, qe te ofrojne mundesi kombinimi si me xhinse, ashtu edhe me veshjet klasike. Mbizoterimi i toneve te erreta, pothuajse krejtesisht e zeze, vlen dhe per meshkujt.
Ngjyrat
Sezoni vjeshte-dimer, ka sjelle ne qender te vemendjes ngjyrat e erreta, si per vajzat, ashtu edhe per djemte. Keshtu, per kete sezon, ngjyrat, te cilat mendohet se do te terheqin me shume, por qe kane pushtuar pothuajse pjesen me te madhe te butiqeve ne kryeqytet jane ngjyrat, gri, blu, kafe, lejla, vishnje dhe, pa dyshim, e zeza, e cila ndonese eshte nje ngjyre klasike, nuk del kurre nga moda.
Rruazat
Keto aksesore, kohet e fundit perdoren shume ne veshje, po ashtu edhe ne nje pjese te konsiderueshme te çantave. Ka stiliste qe pjesen me te madhe te krijimtarise se tyre e mbeshtesin mbi punimin me qendisje, duke perdorur fije te ngjyrave te ndryshme, rruaza dhe gure te ngjyrave te ndryshme. Kryesisht guret dhe rruazat jane te vendosur ne pjesen e perparme te veshjeve, sidomos ne bluzat e leshta, duke bere nje kombinim te ngjyres se trikove me guret qe do te vendosen mbi te.
Takat
Ne qofte se me pare nuk kishit mbajtur ndonjehere taka te larta, kete sezon duhet te mesoheni me idene se ato nuk jane thjesht te larta. Kepucet dhe çizmet e ketij sezoni shkojne deri ne 15 centimeter lartesi. Atehere, lamtumire “shkurtesi”! Takat me kete lartesi kane edhe nje pjese ortopedike ne pjesen e perparme te kepuces, qe arrin deri ne dy ose tre centimeter, per te mos lejuar nje perkulje totale te kembes dhe lehtesojne ne kete menyre ecjen me kepucet “super te larta”.
Kapelat do te jene tendenca me e fundit e modes per kete sezon. Ato do te jene protagoniste ne garderoben tuaj dhe do t’ju shoqerojne pergjate gjithe stines se ftohte. Ato te ofrohen ne forma dhe ngjyra te ndryshme. Mbizoterojne kapelat ne formen e beretave, te cilat zene nje pjese te konsiderueshme te hapesires se kokes. Kapelat kane mundesi te shoqerohen me shaje te ngjyrosura dhe me material te leshte.
10 gjera qe duhet t’i dini per moden
1. Rifreskoni garderoben kohe pas kohe.
2. Nese mendoni se jeni te moshuar te vishni diçka, atehere me siguri jeni te moshuar per ate veshje.
3. Mos u frikesoni te visheni me rroba qe nuk jane te tipit tuaj.
4. Veshja me ngjyre te zeze, çdo here duket me e shtrenjte, me joshese dhe me e sofistikuar.
5. Nese nuk jeni mire nga ana ekonomike, atehere mos dilni ne shoping disa muaj.
6. Mos u brengosni per pamjen tuaj ne nje periudhe te caktuar kohe.
7. Çdo here mundohuni te jeni me trendi dhe ne hap me kohen.
8. Asnjehere mos e sakrifikoni imazhin tuaj profesional per moden.
9. Moda eshte vetem nje pjese sesi bota ju pranon.
10. Mode eshte çdo gje rreth jush!
Keshilla
Nese ju pelqen diçka, dukeni bukur ne te, atehere blijeni!
Postime te Ngjashme:
- Ngjyrat per ditet e nxehta
- Grimosuni për pranverë…
- Manikyr dhe Pedikyr
- Tendencat dhe ngjyra te reja për thonjte
- Rrobat e përkryera të banjës
Popularity: 11% [?]

