Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Headline

Ç’fare mendojne Meshkujt

Submitted by on May 27, 2009 – 9:00 pmOne Comment




Kurioziteti me i madh per femrat eshte te dine se çfare mendon partneri i tyre gati ne çdo moment. Ca gjera kuptohen lehtesisht, por per disa te tjera partnerja do te bente gjithçka vetem qe te mesoje se ç’bluan ne koke ai.
Shume gra mendojne se, meqe bashkeshorti genjen per diçka te vogel, atehere ai mund te genjeje dhe per diçka tjeter. Pra, per te fituar besim duhet te tregohesh i sinqerte dhe per gjerat e vogla. Megjithate, ata disa sekrete i mbajne perhere. Te pakten keshtu mendojne. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund te kuptohen nga partnerja ekspertet kane treguar disa prej tyre.

1- Mashkulli joshet 10 here ne dite nga femra te tjera
Edhe pse ata joshen rreth 10 here ne dite nga femrat e tjera, kjo nuk do te thote se ata nuk ju duan.
Edhe pse ndonjehere mendoni se partneri nuk e vuri re aspak ate çupelinen me bluze te ngushte dhe me nje mini xhins, atehere duhet te mesoni qe ai ka aftesine te shohe qarte me bisht te syrit. Kur nje grua e pashme kalon afer tyre dhe kur ajo per me teper ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po te jene te shoqeruar, ata kane nje tundim teper te forte per ta pare. Ata e dine mire qe kjo nuk i pelqen aspak partneres, por eshte vertet nje magnet instiktiv, qe aktivizohet ne syte e mashkullit sapo nje pamje joshese i kalon prane.

2- Mashkulli ka nevoje te qendroje pak larg partneres

E ka te nevojshme te largohet per pak ore apo minuta nga rutina e perditshme. Per kete ai del per vrap, per nje loje me bilardo apo per palester. Ne fakt nuk eshte se krejt papritur ai ndergjegjesohet per barkun qe po i kercen mbi rripin pantallonave apo eshte ndonje i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund te jete dhe dobet ne ate loje, por ai del per t’u larguar nga partnerja qe ankohet pa pushim dhe nga femijet qe bertasin. Sa here lene shtepine per nje justifikim te tille, qe nuk parashikon mundesine per t’iu marre me vete, me shume mundesi e bejne per t’u larguar.

3- Ata nuk i besojne as vete premtimet qe bejne
Kjo ne fakt eshte goditje pak e forte per femrat, prandaj po themi me te rendesishmen ne fillim:
Ata Ju duan fort. Ata mendojne se jeni fantastike dhe shumicen e kohes ata jane te kenaqur per zgjedhjen e bere. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata ne moshe te vogel, ende nuk mendojne per diçka serioze dhe premtojne edhe per gjera qe edhe vete nuk e dine ne mund t’i realizojne.

4- Kur ata fitojne shume e ndiejne veten te rendesishem
Ne disa çifte grate fitojne me shume. Kjo sigurisht eshte nje arritje per femrat, per te cilen jane te lumtur dhe meshkujt. Po kjo ne fakt eshte ajo qe ata thone, por ne te vertete ata jane aq krenare, konkurrente, egomaniake, sa s’e kane te lehte ta pranojne. Sigurisht qe çdo femer e di, qe partneri i saj do te donte te ishte ai qe i siguron te ardhurat dhe nevojat familjes.

5- Çdo vit qe kalon i ben t’iu duan me shume
Me kalimin e viteve dashuria dhe perkujdesja e tyre ndaj jush do te rritet. Edhe pse kane shume per te arritur synimin e rritjes se tyre emocionale, ata ndiejne se vetem sa kane nisur te na duan ne menyren dhe forcen qe do e bejne kete kur te jene 40-50 vjeç e me tej.
Kete sigurisht qe nuk na e shpjegojne, sepse do tingellonte sikur tani nuk na duan.
Duhet ca kohe qe ata te vleresojne partneren pertej aneve seksuale. Por sa me shume piqen, aq me shume ju duan, sepse mesojne te vleresojne permasat intelektuale dhe shpirterore te partneres, qe ne fillim nuk i vene rendesi.

looking-beyond

Postime te Ngjashme:


Popularity: 18% [?]

One Comment »

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.