Aromë pranvere
Shperthejne aromat e gezueshme, te lehta dhe dehese. Embleme e feminilitetit, parfumet me lule kthehen fuqishem, sidomos ne ditet e ngrohta. Sepse jane me romantiket
Simbole te zgjimit te natyres dhe vlerave te verteta, me aromat e petaleve e me nektarin e tyre transparent, qe joshin ne stinen e bukur. Buqeta joshese dhe ngjyra petalesh: parfumet e luleve u kthyen!
Very Irresistible, Givenchy
Nje buqete e parezistueshme me 5 trendafila, qe forcohet edhe me shume nga aroma e glikanxos dhe sensualiteti i paçulit. Nje fragrance e gjalle dhe e bollshme, qe josh njesoj si Liv Tyler, imazhi glamour. Nje parfum djallezor thellesisht i trendafilte.
Yves Saint Laurent, Elle
Nje bashkim i rralle i drureve me arome te forte, embelsuar nga cedri, qe ndizet nga aroma e bozhurit dhe zambakut. Nje harmoni perkedhelese paçuli e vetiveri Bourbon thekson dhe embelson kete arome lulesh e druresh, qe nxjerr ne pah gjithe tonet femerore. Flakoni i firmosur propozon pa komplekse ngjyren mitike ciklamin. Nje parfum thellesisht femeror per joshesen e re dhe moderne, pak luftetare dhe pak geishe.
Boss
Harmoni lulesh te bardha, zambak, jasemin, iris oriental i sofistikuar, qe forcohet me nota te kendshme nga rrushi pa fara dhe mandarina, por edhe nje prekje misterioze limoni. Nje interpretim mbremjesor dhe i thelle i Boss Femme. Nje parfum si lekure e dyte, qe sperkatet naten “paturpesisht”.
Marc Jacobs, Daisy
Arome e sofistikuar dhe e kthjellet, tamam si moda e krijuesit qe harmonizon gjethet e vjollces me jaseminin, gardenien dhe luleshtrydhen e eger me aromen e myshkut dhe ekstraktet e vaniljes. Nje buqete e fresket per vajzat me te reja.
Guerlain, L’instant magic
Parfum lulesh e druresh imagjinuar nga hunda e Randa Hammami-t. Trendafili dhe zambaku, nderthurur me myshkun e bardhe, ndizen nga aroma e cedrit dhe drurit te sandalit. Nje buqete qe njihet menjehere, qe e ve theksin ne te famshmen Guerlinade. Nje flakon-kontrast, qe luan me driten, duke lartesuar fragrancen tendence. Arome magjike, tamam si emri i tij!
Paco Rabanne, Black XS
Kokrrat e piperit te kuq magjepsin vjollcen e zeze dhe lulet e kakaos, nderthurur me trendafilin e Krishtlindjeve. Nje overdoze lulesh te erreta theksohen nga paçuli dhe vanilja e zeze, duke lene mbi trup nje arome te thelle. Arome paksa e paturpshme per vajzat rebele “dark”, qe adhurojne flakonin e skalitur.
Viktor & Rolf, Flowerbomb
Ështe nje nga parfumet me sensuale e me orientale. Ka aroma te perqendruara e nje nuance te forte glamour dhe chic. Frangranca te le si fillim shijen e limonit te hidhur, jaseminit, zambakut, luleve te bardha, balsamit. Por me te forta jane gjethet e mentes se thare, ambres dhe vaniljes.
Emilio Pucci, Vivara
Nje uje parfumi jeshil me arome lulesh riviere. Mandarina te hidhura pjekur nen rrezet e forta te diellit, petale jasemini, zambakesh e lule portokalli, nje perzierje aromash mesdhetare qe shperndahen ne ajer si udhetimet imagjinare.
Michael Kors
Nje parfum shkumezues me lule shumengjyreshe dhe fruta. Arome limoni portokalli dhe fiku, perzier me vjollca te erreta Parme. Nje kenaqesi e pakrahasueshme, qe vjen nga aroma e ullirit, kombinuar me ngrohtesine e myshkut te bardhe. Nje esence e stilit te jetes se embel te ishullit te Kaprit. Parfum shkumezues, femeror, sensual.
Ferragamo, Incanto
Kenaqesi absolute – kenaqesi e qetesise dhe harmonise – nga shetitjet e gjata ne natyre. Ndjesi lirie, sikur do te gjesh parajsen… Nje fragrance lulesh te frutave shumengjyreshe me te fresketa, si nje aureole drite rreth ylberit.
Lanvin, Rumeur
Nje parfum i rafinuar, terheqes, i parezistueshem, seksi dhe elegant. Per shkak te shijes enigmatike e misterioze, ky parfum eshte nje klasik, por edhe bashkekohor, qe e ben gruan qe eshte sperkatur me te, te lere gjurme te dukshme. Perzierje aromash frutash dhe lule manjole, trendafili te bardhe, zambaku, jasemini, por edhe druresh, si druri eremyk dhe myshku.
Oscar de la Renta, Red Satin
Oscar Red Satin eshte frymezuar nga dizajnet couture te Oscar de la Renta. Parfumi eshte bazuar ne aromen klasike “Oscar”, por me nje prekje moderne orientale.
Aromat e forta: portokall, mandarine, trendafil. Zemra e fragrances: lule portokalli, jasemin, shpatore. Aromat baze: mente, vanilje.

Postime te Ngjashme:
- Do parfumin tend?
- Një ajër me feeling
- Fustane nusesh
- Si te zgjedh parfumin tim?
- Historia e parfumeve
Popularity: 2% [?]
