Dhimbjet e qafës
Dhimbja e qafes ndonjehere eshte vertete e padurueshme, ndonjehere na ben te ndjehemi keq kur ndodhemi ne ambiente me njerez dhe ne te shumten e rasteve nuk te lejon te kesh nje dite normale pasi duket si nje peshe e madhe qe i ka zene rrugen mendimeve. Dhimbja e qafes sot eshte shume e perhapur. Pozicionet jo te pershtatshme te qendrimit ne kembe apo ulur, mbajtja e takave te larta, artrozat apo tensionet nervore jane te gjitha motive per te shkaktuar dhimbje ne kete pjese te trupit.
Si shfaqet?
Dhimbja e qafes shfaqet ne forma te ndryshme. Ne qofte se deshiron te zgjedhesh terapine me te dobishme, duhet te studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme eshte e pranishme vetem ne nje ane dhe shfaqet sidomos kur perpiqemi qe te ndryshojme pozicion. Jemi
te detyruar qe ta mbajme koken te perkulur nga nje ane.
Te krijohet pershtypja se jemi teresisht te bllokuar dhe te ngrire. Dhimbja eshte e shurdhet, qafa eshte e ngrire, muskujt jane te tendosur dhe te krijohet pershtypja se keni nje peshe mbi shpatulla. Kjo dhimbje pergjithesisht shkaktohet nga qendrimi ne nje pozicion te keq per nje kohe te gjate ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja eshte
konstante dhe pergjithesisht eshte ne te dyja anet e qafes.
Parandalimi
Duhet te jeni te kujdesshem dhe kujtoheni gjate dites per gjera te vogla qe kane lidhje me pozicionet e qafes, mund te shmangni nje pjese
te mire te dhimbjeve te shkaktuara pikerisht nga ky shkak. Keshillohet te mbani nje qendrim korrekt. Shprehja e vjeter “shpatullat prapa dhe
gjoksin jashte” eshte akoma ne fuqi. Duhet treguar kujdes ne zgjedhjen e karriges se pershtatshme. Karrigia e atij qe kalon shume kohe ulur duhet te jete e tipit qe te rregulloje gjatesine. Kembet duhet te qendrojne te mbeshtetura ne dysheme dhe kurrizi te jete i mbeshtetur ne karrige. Duhet te shmanget ideja per te bere nje pune tjeter ne kohen qe flisni ne telefon, sepse do te jeni te detyruar qe ta mbeshtesni ate me shpatull ne faqe, pozicion i cili eshte shume i disfavorshem per qafen. Duhet te ngrihesh nga karrigia çdo ore dhe te besh disa hapa per te ndryshuar pozicionin e kolones vertebrale. Ështe nje ushtrim i detyrueshem per ata qe kalojne ore te tera ne tavoline. Pozicioni gjate periudhes se gjumit duhet te jete ai me kurriz poshte ose te kthyer ne ane. Pozicioni me gjoksin poshte mban ne tension vertebrat e qafes dhe mund te shkaktoje dhimbje. Keshillohet te beni ushtrime te vogla te perditshme. Behet fjale per levizje te kujdesshme te qafes ne çdo moment te dites qe te ndodheni dhe sa me shpesh qe te mundeni per te shmangur ngrirjen e muskujve.
-Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Ne qofte se pesoni perplasje me makine apo nje traume gjate nje aktiviteti sportiv apo duke u rrezuar per çdo lloj motivi dhe ne qofte se dhimbja ne qafe eshte e shoqeruar me te vjella dhimbje koke, ethe, padurim te drites dhe mpirje te krahut apo te pjeseve te tjera te trupit; ne keto raste eshte e keshillueshme qe t’i drejtoheni mjekut. Vonesat ne nderhyrje mund te shoqerohen me pasoja.
Disa keshilla per te shmangur dhimbjet ne qafe
- Tregoni kujdes me pozicionet e qafes
- Mbani nje qendrim te pershtatshem
- Shpatullat prapa dhe gjoksin jashte
- Zgjidhni karrigen e pershtatshme
- Kembet duhet te qendrojne te mbeshtetura ne dysheme
- Kurrizi duhet mbeshtetur ne karrige
- Kujdesuni per pozicionin e kolones vertebrale
- Beni ushtrime te vogla te perditshme
Shkaktaret me te shpeshte te dhimbjeve ne qafe
Motivet nga te cilat shkaktohet dhimbje ne qafe mund te grupohen ne kater kategori:
1-Kontraktimet muskulore per shkak te stresit, pozicioneve te keqija apo tensioneve emocionale. Kjo eshte dhe arsyeja me e shpeshte e dhimbjeve te qafes. Dhe pse shkaku mund te duket i rendomte, bllokimi muskulor mund te çoje dhe ne nje palevizshmeri totale te perkohshme.
2-Semundje si artroza apo herni diskale, por qe te dyja situatat mund te jene aktive njekohesisht.
Kush vuan nga keto semundje mundohet t’i shmange rrotullimet e kokes dhe levizjet e shpatullave pikerisht per dhimbjen qe i shkakton kjo. Ne kete menyre muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjehere dhe ngrijne dhe keshtu dhimbjes se shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.
3-Dhimbje te shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje te ndryshme. Keto mund te jene dhe goditje te marra gjate aktiviteteve sportive, levizjeve te gabuara apo dhe frakturave te vogla te cilat nuk vihen re per momentin. Pasojat e ketyre goditjeve mund te mbarten me vite dhe mund te shkaktojne nje dhimbje qafe kronike. Shqetesime te tjera te shkaktuara nga inflamacione te ndryshme.
4-Semundje si meningjiti shkaktojne dhimbje dhe ngrirje te muskulatures se qafes por qe gjithmone jane te shoqeruara me simptoma te tjera me te renda.
Nderhyrjet e dobishme per te mposhtur dhimbjen e qafes
Nderhyrjet e meposhtme jane te dobishme ne rastet kur dhimbja e qafes eshte shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo nje mpirje e tyre.
-Me hidroterapi
Kur qafa ka inflamacion, beni nje komprese me akull per dhjete minuta. Ne qofte se nuk keni akull, atehere merrni ndonje ushqim te ngrire,
mbeshtilleni me nje cope dhe perdoreni si komprese. Ne kete kohe pergatisni dhe nje çante uji me uje te nxehte, mbeshtilleni me nje
peshqir dhe aplikojeni ne te njejtin vend ku vute akullin, menjehere pasi ta keni hequr ate dhe mbajeni per dhjete minuta.
-Me ane te akupunktures
Akupunktura eshte shume e dobishme ne rastet kur dhimbja e qafes eshte shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato te shkaktuara nga semundja
e artrozes.
-Me ane te masazhit
Teknikat e masazhit jane te dobishme ne te gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kane ngrire, qofte pse keni qendruar ne nje pozicion te papershtatshem, per shkak te artrozes, per nje qendrim te gjate ne te njejtin pozicion.
-Me aromaterapi
Per te shtuar efikasitetin e masazhit, mund te perdoret nje vaj i perftuar ne kete menyre: Ne 50 ml vaj mandarinash te embla hidh 20-30
pika livande ose kamomili. Te njejtat vajra, por me mase 2-5 pika mund te hidhen dhe ne vasken e banjes.

Postime te Ngjashme:
- Gjendjet gripale,kujdes infeksionet e veshit
- Si te riparojme defektet e lëkurës
- Bukuria e thonjve
- Keni vendosur të keni një bebe?
- Dhimbja e kokës te gratë tregues i riskut për sëmundje
Popularity: 8% [?]
