Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit
Shkencetaret amerikane kane zbuluar se ndikimet negative ne sperme, te shkaktuara nga papastertia e ambientit ose shprehite e pashendetshme, siç eshte pirja e duhanit ose konsumimi i tepert i alkoolit, mund te trashegohen ne shume gjenerata.
Ështe zbuluar se roli i babait ka ndikim me te madh ne shendetin e femijes se tij, sesa eshte menduar deri tani. Per kete arsye meshkujt duhet kene kujdes te madh, sepse shprehite e keqija nuk i demtojne vetem ata, por edhe pasardhesit e tyre.
Studimet mbi spermen e minjve (nga Shoqata Amerikane per Perparimin e Shkences -AAAS), kane treguar se veprimi i substancave te demshme kimike ndikon se paku ne kater gjenerata pasuese te minjve. Gjate testimit eshte perdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon funksioni e hormoneve te gjitaret. Kjo substance ka ndikuar ne gjenet e spermes se minjve, ndersa lidhet ngushte edhe me kancerin e prostates.
Edhe pse eshte perdorur substance e caktuar kimike dhe per eksperiment jane perdorur minjte, shkencetaret mendojne se e njejta gje ndodh edhe te njerezit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejne rrugen e tyre drejt spermes dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermes.
Te rinjve u keshillohet te jene te kujdesshem dhe te bejne nje jete sa me te shendetshme, sepse ajo qe mund t’ua trashegojne pasardhesve te tyre eshte me se shpeshti kancerogjene.

Postime te Ngjashme:
- Studimi, një proteinë që ngadalëson plakjen
- Ushqimi i tepërt e dëmton trurin
- Shkencëtarët zbuluan hormonin e “moshës kalimtare”
- Çokollatë të zezë për të ardhme të ndritshme
- Gjurmë gjenetike në çrregullimet e gjumit
Popularity: 3% [?]
