Rrugëtimi i panjohur i të porsalindurit
Qe nga roli i ADN-se deri te ndikimi i prinderve te tyre
Brenda trupit te vogel te bebes “rendojne” miliona vite te evolucionit te njeriut, te cilat lejojne karakteristika te ndryshme te zhvillohen ne nje vije specifike. Gjithçka per te cilen ka nevoje nje femije pasi lind, eshte ambienti i pershtatshem dhe i ngrohe. Fale evolucionit te njeriut, nje bebe ka vemendjen e gjithe familjes: prinderit e ushqejne, e ledhatojne, e pastrojne dhe e mbajne ne nje vend te ngrohte. Edhe te rriturit me indiferente shnderrohen ne dashamires dhe mbrojtes kur marrin ne krahe ate krijese te vogel e te pambrojtur, i cili e veshtron me kureshtje ate qe e mban ne krahe. Per njerezit, sjellja ne jete e nje femije dhe te qenit prinder, eshte nje kenaqesi dhe nder shume i madh, qe per femijen zgjat per vite me radhe. Bebet jane me shume se kelyshe te thjeshte. Ato perfaqesojne rrugen tone te vetme per perjetesine, çojne perpara vijen tone gjenetike, duke siguruar mbijetesen e gjeneve te njeriut edhe pasi jeta jone te kete perfunduar. Per beben, dy vitet e para te jetes kane nje rendesi te veçante. Shume prej cilesive te mesuara ne kete faze delikate te rritjes do ta shoqerojne gjate gjithe ekzistences se tij. Nje bebeje qe i ofrohet nje ambient i pasur, i ndryshueshem e stimulues, bashke me kujdesin e dashurine e prinderve, ka me shume mundesi per te zhvilluar nje kuriozitet te shendetshem, nje krijimtari te jashtezakonshme dhe zgjuarsi aktive ne vitet e ardhshme. Koka e brishte e nje te sapolinduri eshte e “pajisur” me te gjitha ato per te cilat do te kete nevoje ne jete: eshte nje trashegimi qe i eshte perçuar gjenetikisht. Gjithçka qe prinderit duhet te bejne per te eshte qe t‘i ofrojne nje mundesi te pershtatshme ku mund ta perdore kete pasuri, duke e lejuar te shprehe plotesisht superfuqine e tij njerezore. Nje bebe ka nevoje per dashuri dhe perkujdesje te veçante.
Femijet shfaqin edhe ndryshime interesante te personalitetit, ku disa prej tyre jane te lindura e nuk varen nga faktoret e jashtem. Pothuajse te gjithe prinderit mund te deshmojne se secili femije ne familje ka zhvilluar nje personalitet krejt te ndryshem nga ai i vellezerve te tij. Njeri mund te jete i qete e pa fjale, tjetri i gjalle dhe i shoqerueshem, kurse nje tjeter i zellshem e me shume iniciative. Njeri mund te behet altruist, tjetri rebel, ndersa i treti intelektual. Edhe pse femijet jane rritur ne te njejtin ambient dhe edukuar njesoj, ata do ta shfaqin kete ndryshim ne menyre te dukshme.
Ndryshimet fizike dhe ato ne karakter vijne si pasoje e ADN-se veçante te çdo njeriu. Kjo eshte arsyeja qe i ben njerezit kaq te ndryshem. Karakteristikave te lindura te çdo femije u shtohen edhe faktoret e mjedisit ne te cilin rriten. Gjenetikisht, te gjithe femijet jane krijuar per t‘u rritur me te njejten shpejtesi, por, nje jete familjare e qete mund te ndikoje ne pershpejtimin e disa prej ketyre proceseve, ndersa ne nje ambient familjar ku mbizoteron dhuna, mund t‘i ngadalesoje ato. Nje femije ka me shume mundesi per t‘i zhvilluar aftesite e tij mendore nese rritet ne nje mjedis te pasur me stimuj, se sa ne nje ambient te mbyllur e monoton.
Çastet e para
Vendi tradicional ku lind nje femije eshte spitali, tek i cili duhet te sundoje aftesia dhe te vepruarit me shpejtesi, duke respektuar normat e higjienes. Mamia qe pret femijen duhet t‘i prese kordonin e kerthizes dhe te vizitoje te sapolindurin per te pare ndonje problem te mundshem. Me pas, i vogli peshohet dhe mbeshtillet me nje batanije per ta mbajtur ngrohte.
Per te gjithe te sapolindurit qe gezojne nje shendet te mire, nje atmosfere e qete sherben per te harruar tronditjen e lindjes. Ne baze te studimeve dhe vezhgimeve te fundit, eshte vene re se bebet mbahen ne nje ambient te qete e te ngrohte, pa shume drite, ato e harrojne tronditjen e lindjes. Drita e forte eshte e domosdoshme gjate lindjes, por pasi bebja ka ardhur ne jete dhe gjithçka eshte nen kontroll, ndriçimi i dobet i salles ndihmon qe syte e tij te pershtaten gradualisht me funksionin e tyre te ri. Duke qendruar mbi trupin e nenes, ne krahet e saj, bebja ndjen ate lloj ngrohtesie trupore qe e ka shoqeruar per nente muaj me radhe. Nje femije qe mbahet ne nje atmosfere te qete, nuk e ndjen “udhetimin” drejt jetes se re, por fatkeqesisht te bertiturat dhe situatat e panikut jane te pranishme menjehere. Nje çast i tille eshte banja e pare, mbajtja dhe veshja e tij. Minutat e vetme te qetesise jane kur qendron ne krahet e nenes. Ne kete menyre, dite pas dite lidhja e tyre behet edhe me e ngushte.
Zakonisht kur bebja fillon te ushqehet me qumesht gjiri, mbyll syte dhe perqendrohet te ndjesite e kendshme qe i jep thithja dhe shija e qumeshtit te nenes. Pas disa muajsh fillon t‘i mbaje syte vazhdimisht te hapur dhe ne kete faze vjen ndryshimi: shikimi i tij ndesh ate te nenes, duke forcuar edhe me shume lidhjen e dashurise mes te dyve. Nenat qe nuk mund t‘i ushqejne femijet e tyre me qumesht gjiri, iu vjen ne ndihme ai artificial si nje alternative e mire. Gjithsesi, per miliona vite eshte vertetuar se qumeshti i nenes i permbush te gjitha nevojat e bebes. Perveçse ndihmon ne rritjen e shendetshme te femijes, ai eshte edhe teper ushqyes. Kontakti i drejtperdrejte trupor dhe intimiteti me gjirin, ndihmojne ne forcimin e lidhjes nene-femije pergjithmone.
Zbulimi i jetes
Ne diten e lindjes, kelyshet e disa kafsheve arrijne te vrapojne disa metra larg, ndersa nje bebeje i duhet qe te prese disa muaj per t‘u pershtatur me jeten e re. Levizjet e tij zhvillohen shume ngadale. Mes muajit te peste dhe te tete, pjesa me e madhe e femijeve mesojne te ecin ngadale. Ky eshte hapi i pare drejt te levizurit vetem. Perveç kesaj, ka edhe menyra te tjera ecjeje: rrotullimi ose terheqja zvarre e trupit me duar, qe nuk e ndihmon te ece shpejt, nderkohe levizja “me kater kembe” mund te jete e shpejte dhe e lejon te eksploroje boten perreth.
Zhvillimi i zgjuarsise
Zgjuarsia eshte cilesuar si aftesia per te riperpunuar pervojat e kaluara ne menyre qe te zgjidhen problemet e reja. Prandaj nje bebe, pa eksperiencen e botes, nuk mund cilesohet si i zgjuar me gjithe kuptimin e fjales. Gjithsesi, eshte i vemendshem, i shkathet dhe i prirur per te mesuar: duke qene se ka 10 miliarde neurone ne tru, gezon aftesine per t‘u bere nje njeri i zgjuar me kalimin e viteve. Ne trurin e nje bebeje, çdonjeri prej 10 miliarde neuroneve eshte i lidhur me 2500 sinapse. Ne moshen 2- vjeçare, numri i sinapseve arrin ne 15000, me shume se sa i nje te rrituri. Me kalimin e viteve, shume lidhje humbasin: ato te perdorura me shpesh forcohen, ndersa ato te lena pas dore dobesohen deri sa zhduken. Edhe pse faktoret gjenetike kane nje rendesi te madhe, duket sikur nje ambient i pasur dhe i ndryshueshem gjate femijerise i siguron atij nje nivel zgjuarsie te larte per te ardhmen, duke i krijuar nje avantazh me shume krahasuar me nje ate te nje bashkemoshatari te rritur ne nje ambient me pak nxites. Sa me shume qe nje femije te provoje eksperienca gjuhesore, muzikore dhe vizive, pavaresisht ndikimeve shoqerore, stimujve mendore dhe aktiviteteve fizike, aq me te medha do te jete mundesite e tij per t‘u rritur e per t‘u bere nje individ i shkathet, inteligjent, i ndjeshem dhe mendjemprehte. Sa me shume jeta e tij e perditshme te jete e mbushur me pervoja nga me te ndryshmet, aq me te medha do te jene mundesite e tij per t‘u bere nje njeri krijues e plot fantazi. Kushdo, qofte prind apo jo, qe vezhgon me kujdes udhetimin e jashtezakonshem e nje bebeje qe rritet, nga embrioni deri sa behet dy vjeç, e ka te pamundur te mos ndieje mrekulline e rritjes se nje femije.
Postime te Ngjashme:
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- Ta largoj femijen nga kuzhina kur gatuaj?
- Goni: Adelajden e lashe vete i pari
- Zbulohet lidhja e Polit me Mozën
Popularity: 3% [?]
