Rritja dhe zhvillimi i fëmijës
Muaji i pare i jetes eshte nje periudhe pershtatjeje me realitetin e tyre te ri. Bebet shikojne fytyrat e prinderve dhe i veshtrojne ne sy.
Kjo periudhe fillon me te ashtuquajturen “buzeqeshje shoqerore”, te cilen e leshojne kur shohin prinderit apo kur prinderit u flasin atyre. Nese u vihet gishti ne dore, bebet do ta shtrengojne dhe nuk do ta leshojne pa vullnetin e tyre. Gjate muajit te dyte dhe te trete, fillojne te grene koken, qe e mbajne lart te palekundur. Ato fillojne te belbezojne apo te artikulojne tinguj. Mund te mbajne objekte me te dyja duart apo te ndjekin me sy objekte qe levizin. Gjithashtu mund te shohin duart e tyre.
4 MUAJSH
Bebet ka shume te ngjare te ndjekin objekte me sy, te perpiqen t’i kapin dhe t’i fusin ne goje. Gjithashtu belbezojne vazhdimisht dhe me gezim. Ato mund te kontrollojne levizjen e kokes. Nese jane shtrire me shpine, perpiqen te nderrojne pozicion duke u rrotulluar dhe nese jane shtrire me bark, do te mbeshteten me krahe per te ngritur koken.
Ne fund te muajit, mund te stimulohen duke i mbeshtetur ne nje jastek, ne menyre qe muskujt e shpines te forcohen dhe me ne fund te qendrojne vete.
5 DERI 7 MUAJSH
Gjate muajit te peste, bebet fillojne te qendrojne ndenjur jo vetem duke pushuar me kerdhokull, por edhe me krahe, nje pozicion i njohur si trekembesh. Ndersa mesojne te kene vetebesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalengadale do te ulen ne pozicionin vertikal. Kjo eshte gjithashtu periudha kur fillojne te hane ushqim te bute, jogurt etj. Mes muajit te gjashte dhe te tete, u dalin dhembet qendrore te poshtem. Pergjate muajit te shtate bebet kane fituar aftesine te kalojne nje objekt nga njera dore ne tjetren dhe fillojne te imitojne tinguj. Per sa i perket gjuhes, ata flasin dyrrokesha (ba-ba).
8 MUAJSH
Gjate ketij muaji, bebet tregojne se jane te afte t’i levizin duart me lirshem. Fillojne te godasin objekte ne tryeze dhe pelqejne t’i hedhin ato ne dysheme. Kur objektin e kane larg, do te zgjaten ta kapin. Ato qendrojne ndenjur pa mbeshtetje dhe mund te mbajne shishen e qumeshtit. Pergjigjen kur i therrasin me emer
dhe thone ma dhe ba. Gjate ketij muaji bebet mund te mos duan te ndahen nga nena. Edhe ato qe jane mesuar te qendrojne pa nenat per pak kohe, tregojne ndjenja te forta pakenaqesie ne pranine e te huajve (babai dhe nena jane te vetmit njerez qe njohin). Kjo mund te rezultoje ne nje gjendje te forte angeshtie dhe parehatie. Dhembet e siperm qendrore u dalin mes muajit te 8-te dhe te 10-te.
9 DHE 10 MUAJSH
Bebet fillojne te fitojne levizshmeri.Fitojne siguri te zvarriten lirshem dhe kerkojne zona ku te gjejne mbeshtetjen per t’u ngritur. Fillojne te bejne gjeste dhe perdorin duart per t’i perplasur dhe per te pershendetur. Aftesia e tyre e re eshte mbajtja e objekteve te vogla me te ashtuquajturat “piskatore”, qe formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojne pas objekteve qe kane hedhur vete, edhe nese ato jane prapa tyre. Mund te njohin persona jashte familjes dhe te kujtojne situata me ta. Menyra si reagojne ndaj çdo situate varet nga kenaqesia qe kane marre (apo nuk kane marre) nga ajo situate. Gjate muajit te 10-te fillojne t’u dalin dhembet e siperm anesore. Bebet mund ta njohin veten para pasqyres dhe vazhdojne te perserisin fjale te thjeshta si ma, ba, tata.
12 MUAJSH
Bebet ecin me pak ndihme, duke perdorur duart e te rriturve per te ruajtur ekuilibrin. Ata fillojne te ndihmojne nenat e tyre, kur ato i veshin, dhe fillojne te ndjekin urdhra te thjeshta. Gjithashtu mund te perdorin gishtat per te treguar objektet qe duan. Nese u jepen dy kuba, ato mund t’i ngrene njeri pas tjetrit. Ato pelqejne te kapin nje objekt qe ka rene pertoke apo te kerkojne nje qe u ka humbur nga syte. Kane me shume parapelqime dhe mospelqime dhe e dine se çfare duan dhe çfare nuk duan, si dhe çfare qendrimi te mbajne ne varesi te situates. Po ashtu, mund te njohin te afermit ne fotot qe shohin. Ne moshen 1-vjeçare bebet do te kene tete prej njezet dhembeve te qumeshtit, meqe gjate muajit te dymbedhjete do t’u dalin dhembet e poshtem anesore.
MES MUAJIT TË 13-e DHE 15-e
Bebet tashme ecin pa ndihme. Fjalori i tyre eshte zgjeruar dhe perdorin shume fjale, edhe pse nje e nga nje; ato ende nuk dine si te formulojne nje fjali, por edhe nese e bejne, fjalia nuk permban me shume se dy fjale. Ato
mbledhin se bashku te gjitha objektet me te cilat luajne dhe i bejne grumbull. Nese u jepet nje laps dhe nje cope leter, fillojne te vizatojne viza. Duket se jane te interesuara ne ate qe hane, duke treguar kenaqesi ne fytyre dhe
duke bere shenja kundrejt asaj qe pelqejne dhe duke refuzuar fuqishem ato qe nuk pelqejne. Mund te tregojne dhe mund te emertojne shume pjese te trupit. Gjate kesaj kohe, goja e tyre do te forcohet me 4 dhembe te rinj: paradhemballet e paraç
18 MUAJSH
Femijet fillojne te flasin me rrjedhshem. Tashme dine mes pesembedhjeteFemijet fillojne te flasin me rrjedhshem. Tashme dine mes pesembedhjete dhe njezet fjaleve dhe formojne fjali jo me te gjata se dy fjale Po ashtu, fillojne te hane vete dhe ndihmojne kur i veshin. Nese u jepen kube per te luajtur, ato ngrene njeri pas tjetrit vetem tre apo kater prej tyre. Gjithashtu fillojne te kerkojne gjera duke perdorur emrat perkates. Njera prej lodrave me te cilen luajne behet me e parapelqyera dhe ato tregojne perkujdesjen dhe pelqimin e tyre ndaj saj. Ne te njejten kohe fillojne te tregojne dashurine e tyre ndaj njerezve qe u qendrojne afer. Nderkaq mund te ecin se prapthi dhe te hedhin nje top. Mes moshes 1 vjeç e gjysme dhe 2-vjeçare, atyre do t’u kene dale te gjithe dhembet e qumeshtit, meqe tani jane shfaqur edhe kater dhembet e qenit.
24 MUAJSH
Bebet 2-vjeçare jane shume te levizshme. Meqe kjo eshte koha kur mesojne te koordinojne kembet per t’i ngritur lart dhe per t’i ulur poshte, duhet te tregohet shume kujdes, sepse pelqejne shume ta bejne kete dhe do ta provojne sa here qe shohin nje shkalle. Fjalori i tyre eshte me i gjere dhe mund te formulojne fjali me deri ne tri fjale, edhe pse ende nuk perdorin shume folje; nese e bejne kete, do te ngaterrojne kohet. Ata mund te thone emrin e tyre dhe mund te njohin, te tregojne dhe te emertojne shume pjese te trupit. Mund te ndertojne nje kulle me 6 kuba. Nga ky çast dhe deri ne 2 vjeç e gjysme, ata do te kene perfunduar procesin e dhembezimit me kater dhemballet e dyta. Keta njezet dhembe te qumeshtit do t’i kene derisa te mbushin pese apo gjashte vjeç, atehere kur te fillon zevendesimi me dhembet e perhershem.
30 MUAJSH
Bebet jane shume te afta te koordinojne levizjet, veçanerisht me gjymtyret e poshtme. Kjo mund te shihet kur kercejne me te dyja kembet njeheresh dhe kur godasin nje top qe u pasohet. Kete e bejne aq shpesh sa keto lojera do te behen te parapelqyerat e tyre.Nderkaq fillojne te heqin viza ne copa letre me lapsa te ndryshem, qe i zgjedhin vete, ngaqe tashme dine t’i dallojne ngjyrat e ndryshme. Kjo aftesi e re per te koordinuar levizjet ben qe bebet te hane dhe te vishen vete. Kur i pyesin, ato mund te thone emrin, moshen dhe mund te dallojne gjinine e tyre. Po ashtu fillojne te formojne fjali te gjata dhe te njohin kafshet dhe objekte te ndryshme kur shfletojne libra, nje tjeter veprimtari qe ato e pelqejne shume.
36 MUAJSH
Ne kete kohe, bebet behen fjalamane te vertete. Formulojne fjali me kater apo pese fjale, pasi mund te thone mes tridhjete deri pesedhjete fjaleve, edhe pse mund te marrin vesh dhe te dine kuptimin e dyqind apo treqind fjaleve. Tanime fillojne te ngasin nje biçiklete me tri rrota apo edhe nje biçiklete te vogel me dy rrota, per sa kohe qe jane nen vezhgimin e te rriturve. Ato pershkruajne menjehere vizatimet
apo situatat nga librat qe u lexohen. Kur u jepet nje laps dhe nje cope leter, mund te zbatojne udhezime te thjeshta, si per shembull te vizatojne brenda apo jashte vizave dhe, nese kane nje model, mund te kopjojne simbolet e nje rrethi.

Postime te Ngjashme:
- Mungesa e Vitaminës D
- Kanceri i Gjirit
- Mami, tani unë pi vetë me filxhan..
- Për një gjoks te “bukur”, bebet sakrifikohen për qumesht
- Paracetamoli, zgjidhja per qetesine e femijes?
Popularity: 15% [?]
