Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Femijet

Ne pritje te bebit

Submitted by on September 30, 2008 – 11:54 amNo Comment




Ardhja e bebit ne jete eshte nje kenaqesi, si per prinderit, ashtu edhe per pjesetaret e tjere te familjes. Por mund te ndodhe qe jo gjithmone kjo kenaqesi te shfaqet. Ajo mund te mbahet brenda shpirtit, duke u shtypur nga frika se a do jete nje nene e mire dhe a do t’i sherbeje si duhet bebit te vogel. Studimet e psikologjise se paralindjes theksojne se nente muajt e shtatzenise jane thelbesore per raportin nene – femije, i cili do te pasqyroje gjallerine dhe bukurine e lidhjes se krijuar gjate shtatzenise.

Per kete arsye eshte e domosdoshme qe t’i kushtohet vemendje femijes, para se ta keni ne krahet tuaj. Pra, te krijoni nje dialog te plote me te, te perbere nga emocione dhe ndjenja. Çdo çast ne shtatzenine e gruas ka rendesine e tij. Nje nene e ardhshme gjithmone perballet me pyetje te tilla, si: Me çfare te ushqehet? Me çfare te vishet? Çfare medikamentesh mund te perdore? Sa kohe mund te punoje? Sa kohe i duhet te pushoje? Sa kohe te merret me sport? Si te pergatitet per lindjen e bebit? Pyetje te tilla mbysin e torturojne nje grua shtatzene dhe pergjigjet vijne nga te gjithe burimet e mundshme te keshillave, si: botime te specializuara, revista, mikesha, te aferm, etj. Por duhet pasur kujdes, pasi jo te gjitha keshillat jane te vlefshme per te gjitha grate shtatzena, pasi çdo shtatzeni eshte histori me vete dhe e veçante, pasi te qenit nene eshte nje pervoje e paperseritshme. Nuk ka rregulla te pergjithshme qe te gjejne zbatim, por ka zgjedhje qe behen te specifikuara rast pas rasti, rregullat jane thjesht referuese. Me e rendesishme per nje mama eshte raporti i brendshem, nje lidhje e brendshme thellesisht shpirterore mes nenes dhe bebit deri ne thellesine me te vertete te shpirtit. Ndodh shpesh qe nje nene shtatzene te zbatoje rregulla te forta ne lidhje me veshjen, ushqyerjen, etj, qe kane te bejne me shendetin fizik te saj, duke i krijuar nje ndjenje pakenaqesie e papershtatshmerie me veten. Ndoshta duke iu referuar rregullave dhe duke ndjekur “instiktin e nenes”, nje nene arrin te gjeje mesataren e arte, ate qe eshte me e mira per te dhe femijen e saj ne çdo moment. Duhet te mesosh te degjosh vetveten, pasi shtatzenia eshte nje moment intim e thellesisht personal dhe me shume se çdo pervoje tjeter te jep mundesine te hysh ne kontakt me thellesine e vetvetes. Jo rralle here na takon te degjojme per ndjeshmerine e nje gruaje shtatzene, per deshiren e saj, per te qendruar vetem e per te gjetur vetveten, ky eshte konfirmim i nevojes se padiskutueshme qe ka nje nene: “Per te humbur ne vetvete, me qellim qe te gjeje pergjigje per pyetjet dhe dyshimet e veta”. Ne nente muajt e shtatzenise duhet qe çdo nene te pasqyroje feminilitet, duke i kushtuar nje rendesi te madhe çdo elementi te jetes se saj, duke filluar me floket, veshjen, te folurin apo sjelljen. Gjate 9 muajve te shtatzenise lirshmeria e rrobave eshte nje kerkese shume e rendesishme per nenat.

Pergatitja e valixhes per ne spital

Per te porsalindurin

Ne rast se kemi te bejme me nje lindje normale, qendrimi ne spital shkon tri dite dhe ne keto tri dite nena duhet te kete pergatitur me pare:

- 3 komplete te veçanta veshjeje per bebin;

- 3 bluza ose badi intim pambuku per ne vere dhe bluza apo badi prej leshi per dimer;

- 3 kemisha me kopsa prapa;

- 3 pale çorape te buta;

- 3 pale tuta;

- 3 pale mbathje;

- garza per te pastruar here pas here kerthizen;

- pampers;

-1 mbulese pambuku, kur eshte vere dhe prej leshi kur eshte ne dimer;

- vaj, pomade per te lyer bebin, nese ai ka ndonje skuqje;

- kapuç;

- dhe nje arush per bebin.

Per nenen:

- Nje kartele, e cila permban te gjitha analizat e bera gjate periudhes se shtatzenise;

- dokumentet personale;

- 3 kemisha nate te hapura perpara;

- 1 rrobdishan pambuku ose leshi, nese eshte dimer;

- 1pale shapka te rehatshme;

- 1 golf te hapur;

- 2 pale recipeta apostafat per nenat me gji;

- 1 pako me facoleta te dezinfektuara per te pastruar gjirin para dhe pas çdo pirje te bebit;

- 1 pale korse;

- 1 qese per rrobat e palara;

- 2 pale çorape pambuku;

- 1 detergjent intim;

- aparat fotografik ose kamera.

Shtatzenia te ben me te bukur

Komplimentet qe marrin nenat e ardhshme ne harkun kohor te 9 muajve jane te shumta. Nje grua, e cila eshte ne muajt e shtatzenise, eshte me e fresket, shkelqen me shume fytyra dhe syte e saj. Kjo ndodh, sepse fytyra behet me e bute dhe me e çlodhur, rrudhat fillojne te mos duken me, pasi pesha e trupit te gruas rritet. Gjate ketyre muajve edhe floket behen me te shkelqyeshem dhe me te bute. Zemra e nje gruaje shtatzene pompon me shume gjak dhe kjo permireson qarkullimin e gjakut neper damaret, prandaj edhe ne fytyren e tyre shfaqet nje shkelqim i veçante.

Por, nuk duhet te harroni se gezimi i nje gruaje te re, qe eshte ne pritje te behet nene eshte trajtimi me i mire kozmetik qe eshte shpikur.

Kujdesi qe i behet bebit perpara se ai te vije ne jete

Nga studimet thuhet se aparati i degjimit te femijes fillon te krijohet qekur ai eshte 8 javesh, ndaj eshte e keshillueshme qe nenat t’i vene ne sfond nje muzike te lehte me tonalitet dhe volum te ulet. Kjo gje i dhuron femijes momente qetesie. Kjo eshte gjithashtu e nevojshme qe femijen ta zere gjumi, pasi ai te kete lindur. Por me shume se muzika, e rendesishme eshte zeri i nenes, i cili arrin ne fetus 3 here me shpejt se te gjithe tingujt e tjere. Flitini femijes suaj, duke filluar ta therrisni ne emer n.q.s ia keni gjetur dhe nese jo therriteni me fjale te embla. Kjo gje do te beje qe bebi te njohe zerin tuaj dhe menjehere sa ai te lindi do t’ju njohe menjehere nga zeri, duke e dalluar nenen e tij nga te gjithe te tjeret qe mund te gjenden ne ate salle.

Por jo me pak e rendesishme jane edhe perkedheljet. Nena duhet ta perkedhel bebin e saj, duke ledhatuar (ferkuar) barkun e saj. Kjo formon nje lidhje te drejtperdrejt midis tyre dhe kur bebi te jete 7 muajsh, ai do ta ndieje kete perkedhelje.

Iris HOXHA

Postime te Ngjashme:


Popularity: 6% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.