Ngjyrat per ditet e nxehta
June 4, 2010 – 9:18 pm | No Comment

Ngjyrat e reja të 2010-s, për sezonin pranverë–verë edhe këtë vit do të sjellin mjaft freski. Mbretëreshat e ngjyrave do të jenë e bardha dhe e zeza, ndërsa do të ketë mjaft ngjyra të lehta, …

Read the full story »
Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Femijet

Mami, tani unë pi vetë me filxhan..

Submitted by admin on August 12, 2008 – 6:11 pmNo Comment

Zhvillimi i fëmijëve nga muaji i 15 deri tek i 18-ti, tre muajt që paraprijnë ndryshimet e mëdha. Fëmija ecën dhe përkulet i sigurt në vetvete

Në përgjithësi, tek fëmijët deri në muajin e 18, pra deri në moshën një vit e gjysmë, vërehen pak ndryshime të veçanta muaj pas muaji. Ata paraqesin pothuajse të njëjtat elementë të zhvillimit psikomotor porse, gjithnjë edhe më të plota e të qarta. Pikërisht për këtë arsye këta muaj do të përshkruhen së bashku.

Të kuptuarit dhe të shqiptuarit e fjalëve gjatë këtyre muajve shtohet në numër, por edhe në përdorimin e tyre. Kështu, jo vetëm që përdor fjalët mama, baba, dada, mamam etj., me kuptimin e plotë të tyre, por fillon të përdorë e të lidhë dy fjalë të ndryshme. P.sh. fare qartësisht kërkon të ushqehet kur thotë “do mam” apo se do të dalë shëtitje kur thotë “ik dada”. Tregon saktësisht pjesët e trupit të tij që ia kërkon e po kështu, i emërton ato edhe te dikush tjetër apo tek kukullat. Vazhdon të përmirësohet pjesëmarrja e tij në marrjen dhe realizimin e dy apo tre porosive të thjeshta. Kështu, nëse i kërkohet që të sjellë një lugë e realizon atë pa asnjë mëdyshje pa e ngatërruar atë me thikën apo pirunin.

Zhvillimi i lëvizjeve të mëdha përfshin të gjitha veprimet që kryente edhe në muajt e trembëdhjetë e katërmbëdhjetë, por gjithnjë e më të sigurt. Kështu godet topin me këmbë në drejtimin përpara gjithnjë e me më shumë forcë e siguri. Madje këtë veprim mund ta bëjë edhe me të dy këmbët. Ecën mjaft mirë e me siguri përpara, por, edhe me kaq siguri praptas. Përkulet me siguri për të marrë topin, të cilin pastaj e hedh me të dy duart përpara ose lart. Ngjitja dhe zbritja e shkallëve është bërë tashmë një veprim i zakonshëm i tij.

Zhvillimi i lëvizjeve fine përmblidhet në zhgaravitjen spontane që ata bëjnë gjatë këtyre muajve, nxjerrjen e stafidhes nga shishja. Madje, e nxjerr atë nga shishja dhe e tregon duke e rrotulluar nëpër gishtat e tij. Është në gjendje të ndërtojë kullë me dy deri tre kuba.

Zhvillimi vetjak shoqëror.Pi vetë me filxhan duke vrojtuar me kujdes rreth e rrotull. Diku nga muaji i 18-të 25% e fëmijëve janë në gjendje të hanë të pavarur me lugë. Nga mosha 16-17 muaj 5-8% e fëmijëve fillojnë të përdorin edhe pirunin në mënyrë të pavarur. Zhvesh vetë rrobat e tij. Vazhdon të imitojë nënën, në mënyrë më spektakolare, se kinse po bën punët e shtëpisë. P.sh. sikur fshin shtëpinë me fshesë apo sikur po merr pluhurat nga mobiliet. Po ashtu bëhet më i sigurt në ndihmën që jep për kryerjen e punëve të thjeshta të shtëpisë.

Zhvillimi fizik, pesha dhe gjatësia e fëmijës, në këto 4 muaj, nuk pëson ndryshime shumë të dukshme. Kështu një fëmijë femër mund të peshojë mesatarisht nga 10.2 deri në 10.8 kg, ndërsa mund të jetë e gjatë nga 78 deri në 81 cm. Një fëmijë mashkull, mesatarisht, mund të peshojë nga 11 kg. deri në 11.4 kg, ndërsa mund të jetë i gjatë nga 80 deri në 83.5 cm.

Nga Dr. Shkëlqim Koçiaj
www.shekulli.com.al

Postime te Ngjashme:

Popularity: 4% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.