Home » Femijet

Gjyshet, bebisiterit më të mire

4 November 2008 78 views No Comment Email This Post Email This Post

Mundësia që fëmijët të pësojnë aksidente të ndryshme shtëpiake në kohën që i janë besuar gjyshërve është shumë herë më e pakët, në krahasim kur ata që rrinë me mamatë, ose kur janë në ambiente të tjerë, shkollë, kopsht apo çerdhe.

Këtë e ka treguar një studim i publikuar në revistën “Pediatrics”, që jep disa të dhëna lidhur me kujdesin e fëmijëve kur ata i janë besuar gjyshërve.

“Nga vitet 70 e deri në ditët e sotme numri i mamave që punojnë e ka bërë të domosdoshme praninë e një tjetër figure që të kujdeset për fëmijët. Mësueset e sotme janë të përgatitura për tu kujdesur për fëmijët. Në shkolla ndiqen protokolle

të hartuara nga ekspertët(mjekë e psikologë) për të përballur risqet për shëndetin psiko-fizik të fëmijëve”- lexohet në artikullin e publikuar.

Sipas të njëjtit studim, nuk është një rast që reziku i incidenteve dhe i frakturave të ndryshme është më i vogël në shkolla se sa në banesa. Vetëm nëse, në mbrojtje të fëmijëvë nuk janë gjyshërit. Me gjyshët në shtëpi, incidentet që i ndodhin më të vegjëlve janë më të pakta.

Eksperiencë më e madhe, aftësi për të ndërhyrë dhe aftësi njohjeje e situatëve të rrezikut, lidhje afektive dhe një vëmendje shumë më e madhe që i kushtohet fëmijës; janë disa nga arsyet që përcaktojnë ekspertët.

Gjyshërit me pak fjalë mund të përcaktohen si mbrojës shumë të mirë të fëmijëve.

Studimet e ndryshme kanë treguar se fëmijët që rriten në këtë mënyrë ndihen shumë të kënaqur. Por, gjithcka është reciproke. Pasi studiuesit sqarojnë se përfitimi në këtë rast vjen edhe për gjyshërit.

Kujdesi për fëmijët i bën ata të ndihen më aktivë, më të lumtur, i bën të ndihen të dobishëm dhe në këtë mënyrë e përmirësojnë cilësinë e jetës, duke hedhur tej peshën e të qënit i pavlefshëm dhe barrë në familje.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading ... Loading ...

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.