Ta largoj femijen nga kuzhina kur gatuaj?
Ushqimi i duhur është thelbësor për të pasur shëndet të mirë, nënat dhe pediatrët këtë gjë e dinë shumë mirë. Edukimi me një ushqim të mirë dhe shumëllojshmëria e gjërave që konsumojmë është shumë e rëndësishme sidomos për më të vegjlit. Të fitosh, që në moshë të re një kulturë të mirë të ushqyeri, do të thotë që kur të rritesh do të kesh një raport të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar me ushqimin. Ndoshta ju është mirë të dini si të sillemi si prindër për të qenë të sigurt që fëmijët do të mësojnë të ushqehen në mënyrë korrekte. Keto këshilla jane marrë nga një studim amerikan:
1. Mos i largoni fëmijët nga kuzhina ndërsa jeni duke përgatitur drekën ose darkën. Shpesh fëmijët mbahen larg kuzhinës sepse aty ka objekte të rrezikshme si thika, gota, apo objekte që thyhen. Për këtë arsye prindërit ndjehen më të sigurt nëse fëmijët luajnë në një pjesë tjetër të shtëpisë. Kjo gjë është e gabuar! Të bësh fëmijët pjesëmarrës në përgatitjen e ushqimit, t’i njohësh ata me aromat, më parë se sa me shijet, i ndihmon ata të zhvillojnë interesin dhe kuriozitetin për ushqimin.
2. Mos u bëni presion të provojnë gjithçka. “Jepi provoje, vetëm pak” është tipi i presionit psikologjik më i keq që mund t’u bëhet të vegjëlve. (ky nuk është rasti juaj, por le ta zgjerojmë pak këtë temë interesante). Në vend që të këmbëngulni është më mirë të vendosni në tavolinë gjithçka që keni përgatitur dhe të prisni që fëmija ta provojë vetë ushqimin e ri.
3. Mos i fshihni ëmbëlsirat. Nëse i keni në shtëpi është e kotë t’i fshihni. Kjo do të stimulonte tek fëmija ndjenjën e të ndaluarës dhe menjëherë sapo të dilnin nga shtëpia do kërkonin t’i hanin, apo t’i blinin.
4. Mos mbani dietë para syve të fëmijëve tuaj. Nëse prindërit janë në dietë, sepse duan të humbasin peshë, është mirë që të evitojnë që këtë fakt ta kuptojnë dhe fëmijët. Pra fëmijët nuk duhet të kuptojnë që prindërit e tyre po bëjnë një sakrificë, apo po privohen nga diçka, është më mirë t’u lëmë atyre të mendojnë se ne po kërkojmë të përmirësojmë ushqimin tonë.
5. Servirini ushqimet në tavolinë duke u kushtuar vëmendje ngjyrave dhe rregullimit të pjatës. Një tavolinë e shtruar mirë dhe plot ngjyra, me ushqime që janë të bukura edhe t’i shohësh, fut në zili fëmijët (por edhe të rriturit) të hanë gjithçka dhe të argëtohen.
6. Mos u dorëzoni shpejt kur fëmijët vendosin të mos hanë një lloj ushqimi. Ja vlen barra qiranë të provoni, të ripropozoni ushqimet që fëmijët nuk i hanë në shumë mënyra të ndryshme. Nuk duhet të hiqni kurrë dorë nga ideja që të vegjlit duhet të mësojnë të hanë të gjitha ushqimet.
Postime te Ngjashme:
- 5 këshilla për fëmijë në formë
- Ushqime qe na dhurojne bukuri
- Dieta antistres
- Çrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
Popularity: 6% [?]
