FEMIJA JUAJ THOTE GENJESHTRA
* Vajza ime 5 vjecare tregon vazhdimisht gjera te cuditshme ne lidhje me ato qe kane ndodhur gjate dites. Por une pasi i verifikova vura re se keto nuk ishin te drejta. Une jam ne medyshje sepse nuk arrij ta kuptoj ato qe me thote jane genjeshter apo enderr.
* Nje dite vura re se djali oren e re dhe te shtrenjte qe i kishim blere nuk e kishte me ne dore.E pyeta me habi ”Cfare i ka ndodhur ores tende?”. Dhe ai duke qare me tha: “Kur isha ne oren e fiskultures ma kishin vjedhur ne klase”. Pas disa ditesh kur po kerkoja dicka ne canten e tij pashe copat e thyera te ores dhe u nevrikosa shume qe me kishte genjyer.
* Djali im 10 vjecar kohet e fundit thoshte: ”Mesuesi na kerkon leke per librat etj.” dhe keshtu merrte leke nga i ati. Kur shkova ne shkolle per takim me prinder mesova qe keto nuk ishin te verteta dhe djali im cdo dite shkonte ne shkolle me nje top te ri futbolli. Here pas here kur i sillte ne shtepi keto topa thoshte qe i kishte te shokeve.
* Kur bisedova me mamate e shoqeve te vajzes time 14vjecare, mesova se ajo vazhdimisht u tregonte atyre ne lidhje me gjendjen tone ekonomike gjera te cilat ne nuk i kishim. Une nuk arrij ta kuptoj se perse e ben ajo kete dhe ka pasur raste qe e kam ndjere veten shume ngushte. Cfare duhet te bej???
Cdo familje qe ka femije mendoj se te pakten nje here e ka perjetuar dicka te tille dhe te ngjashme me te… Po mire, ne qofte se kemi qene disa here deshmitare te genjeshtrave te femijeve tane a tregon kjo se ai eshte genjeshtar dhe ka nje karakter te keq? Per cdo genjeshter te tij (edhe ato qe jane te pademshme!) a duhet te reagojme?
Genjeshtra eshte nje nga problemet e shumta qe ndeshet gjate periudhes kur femija fillon jeten e tij sociale. Ashtu si nje femije qe nuk ka lindur genjeshtar, nuk ka edhe asnje te rritur i cili eshte i ndershem, i moralshem qe gjate femijerise se tij te mos kete thene genjeshtra. Por nuk duhet harruar fakti qe tek nje i rritur tek i cili genjeshtra eshte bere nje ves, rrenjet e ketij vesi e kane fillimin ne periudhen e tij te femijerise. Si cdo prinder edhe ju ne qofte se deshironi te rrisni femije te ndershem, gjeja e pare qe duhet te beni ne momentin kur ndesheni me genjeshtrat e femijeve, eshte qe te mos nevrikoseni dhe te mos ju zere paniku. Nuk duhet te beni fajesime dhe sharje por duhet te reflektoni pse femija juaj mund ta kete thene ate genjeshter. Genjeshtra e thene nga femija me siguri e ka nje shkak.
Po mire pse femijet detyrohen te genjejne?
* Ne fillim duhet te nenvizojme kete; Genjeshtra qe shihet tek femijet qe jane me te vegjel se 6 vjec nuk eshte e njejte me vesin e “genjeshtarit”. Genjeshtra e mirefillte fillon ne moshen 6-7 vjecare kur femija fillon te marre pjese ne shoqeri. Femijet e kesaj moshe nuk arrijne te bejne dallimin e te vertetes dhe te endrres, sepse nuk eshte formuar akoma koncepti i se vertetes. Femija dicka qe e ka pare ne enderr ose qe e ka krijuar ne imagjinaten e tij mund ta tregoje si te vertete. Ne keto raste ne vend qe te reagojme duhet t`i ndihmojme femijet qe te arrijne te kuptojne te verteten..
* Ngaqe ka frike nga pasojat: Femija qe e di se do te nevrikosen po te thote te verteten, si menyre per t`u vetembrojtur mund te filloje te genjeje.
* Per te mbledhur vemendjen dhe interesin: Nje femije qe jeton ne nje shtepi ku kerkohet gjithmone e persosura dhe vellezerit ose motrat krahasohen perhere me te, per t’i bere te lumtur prinderit, per te mbledhur vemendjen dhe dashurine e tyre mund te tregoje gjera te cilat nuk i ka bere.
* Per t`u bere pjese e grupit: Ne vecanti ne adoleshence takohen femije te tille te cilet per t`u bere pjese e nje grupi dhe per te fituar respektin e tyre fillojne te tregojne gjera sikur i kane te tyret.
Cfare mund te bejme?
* Ne rradhe te pare te medhenjte duhet te jene shembuj! Mendoj se prinderit qe perballen me genjeshtren e pare te femijes, zhgenjehen dhe te nevrikosur i bejne vetes kete pyetje: ”Si eshte e mundur qe femija im genjen?, Ky femije ku mesoi te genjeje?”. Po ju te medhenjte a mund te na thoni a keni qene nje shembull i mire per kete?…. ”Haje buken se do te te coj tek lodrat”, ”Hajde pak tek une se do te te jap cokollate”, ”Ti me prit ketu sa te parkoj makinen dhe te vij” ose ”Thuaji mesueses qe nuk do te vij ne takim me prinder sepse jam semure”, duke u thene keto lloj fjalish qe mendojme se jane te dobishme per femijet a nuk i bejme keq atyre pa e vene re? Femija qe i perjeton keto gjera duke filluar nga femijeria e tij, jo vetem qe do ta humbase besimin qe ka tek te rriturit por do te mesoje se ne disa raste edhe mund te genjeje.
* Qendroni larg verejtjeve te forta,ofenduese dhe presionit tek femijet tuaj! Ne nje ambient ku ka kontroll te tepruar dhe presion femija ngaqe ka frike detyrohet te genjeje. Per kete femijeve duhet t`i vihen ne pah me shume anet e mira qe ka, se sa anet e keqija, nuk duhet te bejme verejtje te forta dhe nuk duhet t`i fajesojme.
* Mundohuni te gjeni shkakun qe fshihet pas genjeshtres! Ka raste qe femija me ane te nje genjeshtre qe thote perpiqet te na shprehi neve nje problem ose nje nevoje qe ka. Ky mund te jete nje rast i mire qe ne te verejme problemin qe ka ai dhe te perpiqemi ta zgjidhim se bashku.
* Tregojini atij sa e demshme eshte genjeshtra! Duhe filluar nga mosha e vogel femijeve me shembuj dhe me tregime te ndryshme tregojini se sa keq eshte te genjesh. Pas gjithe kesaj n.q.se vereni qe vazhdon te genjeje, mos ia mbuloni ato, por lerini qe perfundimet negative t`i shohin vete dhe nga kjo te nxjerrin mesim.
Postime te Ngjashme:
- Mos i thuaj meshkujve keto 5 gjera
- Nese pini duhan,me pak shanse per shtatzani
- Si te humbni peshe ne nje jave
- Cfare mendojne meshkujt?
- Si ja bejne personat e famshem per te humbur peshe?
Popularity: 21% [?]

