Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Femijet

Keni vendosur të keni një bebe?

Submitted by on January 18, 2009 – 8:47 pmNo Comment




Pas nje shtatzenie te planifikuar ashtu siç eshte e nevojshme vizita te gjinekologu eshte e domosdoshme te behet nje vizite edhe tek dentisti. Ne kete vizite eshte mire te behet kontrolli brenda gojes dhe radiografi per te parandaluar problemet gjate shtatzanise. Keshtu duhet shpetuar nga frika qe ne çdo çast mund te keni dhimbje dhembi, keshtu kaloni nje shtatzani te qete.

* Problemet qe mund te dalin ne lidhje me dhembet

Dhembet e pjekurise: keto mund te qendrojne per vite pa nxjerre problem. Nese keni nje dhemb pjekurie te cilit I eshte formuar nje xhep, eshte gjysme i hapur, ose eshte i mbushur siper me mbeturina ushqimore, para se te planifikoni shtatzanine duhet ta hiqni qe te shpetoni nga ky problem. Sepse mund te shkaktoje dhimbje te fuqishme dhe infeksion. Zgjidhja e ketij problemi eshte antibiotiku, rontgeni (grafia) dhe ne shumicen e rasteve heqja (shkulja).

Dhembet e prishur: Mes 3 ose 6 muajve mund te behen prishje te vogla. Po qe se keni edhe nje prishje fare te vogel te dhembit duhet ta vizitoni para shtatzanise.

Mishrat e dhembeve: Nese keni mishin e dhembit me dhimbje,te fryer apo me rrjedhje gjaku duhet patjeter qe ta vizitoni para shtatzanise sepse keto simptoma do te shtohen. Dhe nese keni nje problem te tille me dhembet pa i kontrolluar te gjithe mos planifikoni shtatzani. Sepse ne te kundert mund te perballeni me lindje te hershme apo me lindje te bebes nen peshe. Edhe nese nuk keni asnje problem duhet te beni nje pastrim dhe te merrni mesim mbi higjenen dhe perdorimin e furçes. Mos harroni te vizitoni dentistin njehere ne 3 muaj pasi keni ngelur shtatzene.

* Çfare problemesh dhe ndryshimesh ndodhin ne strukturen e dhembit dhe te gojes gjate shtatzanise

Grate jane te ndjeshme ndaj semundjeve te mishrave te dhembeve per arsye te levizjes se menjehershme te nivelit te estrogjenit dhe te progesteronit. Nese nuk behet pastrimi i mire i dhembeve nga mbetjet ushqimore mund te formohet gingivitis (infeksion i mishrave te dhembeve). Mishrat e dhembeve i keni te fryer dhe te skuqur , me gjakosje. Qe te mos ndodh kjo duhet nje larje e kujdesshme dhe nje perdorim i mundshem i fillit dentar. Gjate shtatzanise mund te formohen tumore te mishit te dhembeve. Keto nuk jane te demshme, dhe ne nje kohe te shkurter pas shtatzanise zhduken. Te vjellat e shpeshta gjate shtatzanise çojne ne acidizim te mishrave te dhembeve dhe mund te behet shkak per prishje. Nga ky problem mund te shpetohet me nje larje te mire dhe me nje kujdes te dhembeve. Por jo larja e dhembeve menjehere pas te vjellave ku acidi eshte ne maksimum. Me e mire eshte qe pas vjelljes te shperlajme gojen me H 2O dhe te presim 20-30 minuta dhe pastaj ti lajme me furçe. Nese nena shtatzane shqetesohet nga larja e shpeshte e dhembeve me furçe dhe ndien shqetesime ne stomak, larja e gojes vetem me uje madje luan rol te rendesishem ne largimin e acidit nga goja. Mes njerezve ka nje bindje qe bebja merr kalciumin e dhembeve te se emes. Por nese nena me ane te ushqimit merr kalcium te mjaftueshem nuk ka asnje prolem. Nese e ka te pamjaftueshme atehere fillimisht do ti plotesohet nevoja e bebes. Kalciumi qe nevojitet nuk sigurohet nga dhembet por nga kockat e gruas shtatzane. Nese gjate shtatzanise dhembet u prishen me shpejtesi nuk duhet te fajsoni femijet sepse kjo nuk ndodh si rezultat i marrjes se kalciumit por si rezultat i mos kujdesjes per gojen. Vetem lani dhembet pak me kujdes dhe vizitoni dentistin.

* A mund te ndahet shendeti I dhembit ne periudha gjate shtatezanise

3 mujori i pare (perioda e pare). Ështe periudha me delikate dhe me e shpejte e formimit te bebes, Ne kete periudhe, pa ngelur te detyruar, duhet te vizitojme grate shtatzena. Ne te njejten kohe kjo periudhe eshte periudha ku shfaqet me teper prishja e mishrave te dhembeve dhe shtimit te gjakosjeve. Ne kete periudhe eshte mire te behet nje pastrim i dhembeve nga gurezat dhe nje edukim ne lidhje me higjenen dhe larjen e dhembeve.

Periudha e 2-te (3-6 mujore). Eshte periudha ku mund te behet cdo gje pervec grafive apo heqje dhembi.

Nese keni nje problem dhe e lini pas dore ne kohen kur shtatzania ka perparuar, dhimbjet e mundshme mund te behen shkak per lindje te shpejte (te hershme). Nese para shtatzanise nuk keni vizituar dot dentistin patjeter bejeni kete ne 3-6 muajt e pare te shtatzanise.

* Çfare duhet te bejme ne rast infeksioni ose pishjes se dhembit gjate shtatzanise?

Vizitat ne lidhje me kete çeshtje behen lehtesisht gjate 3 dhe 6 muajsh. Nese shfaqet ndonje problem gjate periudhes 1-3 mujore dhe eshte e pamundur te pritet dhe disa muaj te tjere mund te nderhyhet. Ose perndryshe me aplikime te perkoheshme pritet deri ne periudhen e dyte. Nese gjate 6-9 mujorit te shtatzanise nuk ka dhimbje te forta, me zgjidhje te perkohshme behet e mundur shtyrja e nderhyrjes ne perfundim te shtatzanise.

Me e drejte eshe qe shtatezana ne çdo periudhe te shtatzanise te shkoje dhe te konsultohet me specialistin dhe sipas veshtiresise se rastit te merret vendimi. Nese gjendja shendetsore dhe shpirterore e shtatzanes eshte e mire atehere ajo kurdohere mund te heqe dhemb, mund te vizitohet dhe te beje mbushje. Sepse ne te kundert stresi qe mund te vije nga dhimbja mund te jete e rrezikshme per beben.

* Ruajtja e dhembeve nga prishja tek shtatzanat

Per shkak te ndryshimit hormonal misherat e dhembeve dhe dhembet behen me delikat prandaj ne kete periudhe duhet treguar me teper kujdes. Kur ngadalesohet rrjedhshmeria e peshtymes zvogelohet dhe larja e mishrave te dhembeve. Veçanerisht ne muajt e pare te shtatzanise te vjellat e bejne peshtymen me acidike keshtu qe tendenca per prishje te dhembeve dhe shperlarja me uje e dhembeve rritet ndjeshem. Larja e shpeshte e dhembeve dhe shperlarja me uje te bolshem te gojes mjafton per te ulur ndikimin e ketyre mbetjeve negative tek peshtyma.

Perdorimi i antibiotikeve gjate shtatzanise, a mundt te jete i demshem per dhembet e bebes?

Perdorimi i antibiotikeve ne periudhen e shtatzanise ne menyre te ndergjegjesuar mund te behet shkak per probleme me serioze se problemet e dhembeve. Nuk duhet te perdoren ilace pa keshillen e mjekut gjate shtatzanise. Veçanerisht 3 mujorshi i pare eshte shume delikat. Ka nje antibiotik qe behet shkak per prishjen e ngjyres dhe struktures se dhembeve, “Tetraciklina”. Keto antibiotike nuk duhen perdorur gjate shtatzanise duke bere perjashtim ndonje rast te veçante.

* Gjate shtatezanise a mund te bej grafi dhembi?

Nese duhet per diagnostifikim mund te behet maksimumi nje ose dy here. Grafia e perdorur tek dentisti e ka rrezen e dobet dhe bebeja eshte shume larg ndikimit te rrezeve. Por prape nuk duhet lene pas dore mbulimi i barkut me mbulese plumbi gjate ketij veprimi.

Per shendetin e dhembeve te bebes çfare duhet te bej gjate shtatzanise?

Ushqyerja e ekulibruar, shendeti dhe qendrimi larg perdorimit te ilaceve jane disa prej rekomandimeve. Çdo gje zhvillohet ne menyre te panderprere. Kalciumi, fosfori dhe minerale te tjera merren nga qarkullimi i gjakut te nenes dhe perdoren per zhvillimin e dhembeve te bebes dhe asgje tjeter veç ushqyerjes keq te nenes nuk ndikon ne kete zhvillim. Te gjithe e dime se fluori eshte i rendesishem ne zhvillimin e dhembeve por per dhembet e bebes ne barkun e nenes nuk ka ndonje ndikim fluorizimi nepermjet ilaceve. Pra nuk ka ndonje dobi ne marrjen ekstra te flourit.

* Ka ca gjera qe duhen shmangur gjate shtatzanise :

Rrini larg infeksioneve. Ne rast se do keni temperature nga nje virus apo infeksion, ekulibri delikat i kripes se fosforit apo te kalciumit ne gjak mund te prishet. Dhe kjo mund te prishe cilesine dhe sasine e struktures se dhembit qe po zhvillohet gjate asaj periudhe.

Edhe ne rast te rekomandimit nga ana e doktorit, brenda mundesive duhet te rrihet larg antibiotikeve me permbajtje tetraclikline. Tetraciklina njollos dhe prish ngjyren e dhembeve te qumeshtit dhe te perhershem. Tashme ky antibiotik nuk po perdoret me nga doktoret.

Ushqehuni mire: te ushqyerit mire ashtu siç eshte i rendesishem nga çdo aspekt edhe nga kendveshtrimi i shendetit te dhembeve eshte shume i rendesishem. Nje pike tjeter e rendesishme eshte edhe ndikimi qe mund te kene dhembet e femijes nga lindja e hershme. Shkak per kete eshte mos plotesimi mineral i pjeseve te dhembit qe ben qe dhembi te jete me pak i qendrushem. Dhembet e femijeve te lindur nga nje lindje e hershme kerkojne me teper vemendje. Femijet e lindur ne kohe jane me te qendrueshem ndaj ketij problemi.

* Vizita e pare tek dentisti

Kur bebeja juaj te jete 6 muajsh do te filloje ti duket dhembi i pare i qumeshtit. Ne çast kur shihni dhembin e pare te qumeshtit eshte mire te rezervoni nje takim me mjekun dentist. Nga kjo vizite do te mesoni shqetesimet qe mund te dalin me prapa ne lidhje me dhembet, mishrat e dhembeve dhe qiellzen e gojes. Po ne kete vizite do te informoheni per gjerat qe duhet te keni kujdes, si zhvillimi i nofullave dhe fytyres dhe problemeve me dhembet e qumshtit. Kete lloj vizite e quajme “vleresim i gojes, dhembeve te bebes se shendetshme”. Kontrolli tjeter do te behet kur femija te mberrije ne moshen 3-5 vjeç, ku do te behet vleresimi i pergjithshem i gojes dhe dhembeve. Ne kete vizite do te mesohet larja e dhembeve dhe ushqyerja. Duke u praktikuar fluor siperfaqesor do te rritet rezistenca e dhembeve. Por detyra e prinderve nuk mbaron vetem me dergimin e femijes tek mjeku stomatolog por duhet ta beje dentistin te pelqyer edhe tek femijet.

• Perpiquni qe para vizites se dentistit, femija ta kuptoje si aventure argetuese.
• Viziten te mjeku duhet ta beni ne nje çast kur femija eshte i çlodhur
• I tregoni ngjarje argetuese me dentist.
• Ne shtepi ne forme loje i kontrolloni gojen njeri tjetrit.
• Jepuni rendesi dhembeve dhe beni qe dhe femija juaj ta kuptoje kete.

Dhe te gjitha keto do te bejne te mundur qe femija te shkoje me deshire tek dentisti, te doje dhembet dhe te kujdeset per to.

Have you brushed your teeth?

Postime te Ngjashme:


Popularity: 12% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.