Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Femijet

5 këshilla për fëmijë në formë

Submitted by on October 11, 2008 – 5:24 pmNo Comment




Pediatret dhe dietologet kane hedhur alarmin: femijet shqiptare hane keq dhe levizin shume pak. Prinderit mund te bejne shume: ja 5 keshilla anti-obezitetit.

Femije gjithmone e me te shendoshe, te perjashtuar nga jete ne ajer te paster, te fiksuar vetem pas teknologjise, te privuar nga sporti. Sipas vezhgimeve te bera kohet e fundit, nje pjese e mire e femijeve shqiptare jane mbi peshe. Çfare mund te behet? Ja disa keshilla kunder shendoshjes.

1. Jepni shembullin e mire. “Femijet jane shume te prirur te imitojne, pra ata bejne ate çfare shikojne. Nese ju nuk hani mengjes, edhe ata nuk do te hane mengjes. Te gjitha keto jane zakone te keqija te trasheguara shpesh nga prinderit. Filloni te ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni menyren e te ushqyerit femijes tuaj.

2. Jepini femijes nje kulture te nje jete te jetuar sa me shume ne ajer te paster. Femijet e sotem vuajne shume nga mungesa e hapesires dhe e bashkemoshatareve te tyre. Jo rastesisht shume femije nuk kane miq dhe pothuajse nuk dalin fare te luajne jashte. Ndersa me televizionin dhe video geimet kalojne tre ose kater ore ne dite. Ata hane me shume sesa shpenzojne energji. Prinderit duhet ta motivojne femijen per te dale jashte, ne ajer te paster sa me shpesh dhe duhet t’i krijojne atij mundesine qe te luaje me bashkemoshataret e tij.

3. Sport ne vend te dietes. Nje diete e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u pershtatur me levizje, jo vetem si aktivetet sportiv, por edhe ne formen e lojrave te thjeshta, apo te ngjisin shkallet, ne vend qe te perdorin ashensorin. Ky vlen si nje fillim i mire, per t’u marre me vone me aktivitet sportiv.

4. Ka shume rendesi sjellja. Ështe thelberose menyra se si i jepet ushqimi femijes. Nje ushqim i rregullt dhe i ndryshueshem, i nderthurur me nje stil jete aktive, gje per te cilen familja luan nje rol thelbesor, eshte nje nga çelesat e suksesit, per te pasur nje femije me forme trupore sa me te mire. Prindi duhet te ndryshoje bashke me femijen. Dhe ndryshimi i prindit eshte menyra me e mire per te trasmetuar mesazhin.

5. Bejini femijeve kontrolle te rregullta ne pediatri. Sidomos nga mosha 0 deri ne 5 vjet kontrollet e gjatesise dhe peshes tek pediatri duhet te jene shume te shpeshta, ndersa, pasi ka kaluar mosha 5 vjeçare, dy vizita vjetore jane te mjaftueshme.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 17% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.