Një shqiptare, në “Mendjet e mëdha të shekullit XXI”
Studiuesja dhe shkrimtarja, Dr. Evis Qaja eshte e vetmja shqiptare qe ka arritur te fitoje çmimin “Mendjet e Medha te Shekullit te XXI-te”, te akorduar nga Instituti Biografik Amerikan, qe e ka perfshire ne botimin voluminoz me te njejtin titull.
Evis Qaja rreshtohet ne librin “Mendjet e Medha te Shekullit te XXI-te”, me personalitete boterore si Albert Einstein, Stephen Haeking, Mark Teain, Dr. Martin Luther King, Jr. Dali Lania, Mahatma Ghandi, Nene Tereza, Maya Angelou, Prime Minister Margaret Thatcher, John F. Kennedy, etj.
Ne pllakaden “Mendjet e Medha te Shekullit te XXI” qe Evis Qaja e fitoi tre dite me pare, shkruhet “per atributet e saj te shkelqyera qe i ka dhene shoqerise ne shkencat politike, sociale si dhe ne risite qe ajo po percjell se fundmi ne shoqerine shqiptare”.
“Mendjet e Medha te Shekullit te XXI”, eshte realizimi i endrres qe u konsiderua e rendesishme nga Bordi Drejtues Editorial i Institutit Biografik Amerikan, qysh prej krijimit ne 1967. Pas 40 vitesh, rivijon kjo enderr permes volumeve botuese, qe nxjerrin ne pah arritjet e individualiteteve te selektuara, dominimin e caktuar te mendjeve dhe formimin e personaliteteve integruese dhe supreme ne kuptim global te gjere.
Mendjet e Medha jane pjese integruese e progresit dhe zbulimit te talentit. Ne keto klasifikime, perfshihen edhe titujt e doktoreve, kerkuesve shkencore te perkushtuar me studimet e tyre duke subvencionuar ne kete menyre edhe karrierat e tyre profesionale. Çdo disipline perfshin meshkuj dhe femra, te cilet ne vite thyhen barrierat normale dhe shtuan te ardhmen e njerezimit me permbajtjen e mendimeve individuale, duke kontribuar ne disiplinat ku punojne me ekspertizat dhe influencat e tyre profesionale.
Ideja dhe vleresimi i Mendjeve te Medha ne Shekullin XXI permblidhen ne botimin “Mendjet e Medha te Shekullit te XXI-te”, qe do te perfshije biografi te gjera dhe te plota te dy gjinive te cilet kane kontribuar ne disiplinat e tyre si dhe kane dominuar me influencat qe zoterojne.
Ky publikim do te paraqitet ne librarite nderkombetare, qendra kerkimore shkencore, agjenci qeveritare, si dhe ne institucione shteterore dhe private ne gjithe boten. Perzgjedhjet nga Instituti Biografik Amerikan perbejne nder dhe respekt per te gjithe ata studjues qe perfshihen ne te.
Bordi Drejtues Editorial i Institutit Biografik Amerikan ka krijuar Neteork-un e vet profesional, qe nominon individualitetet dhe karrierat e tyre. Bordi Konsultativ i Kerkimeve Shkencore perfshin 14.000 udheheqes nga e gjithe bota, si organizata profesionale, grupe civile, koorporata qe nominojne emrat e individualiteteve.
“Emri juaj Evis Qaja eshte referuar nga Bordi Konsultativ Editorial si nje kandidate qe ia vlen te perfshihet ne grupin e Mendjeve te Medha”, percakton ne diplomen dorezuar se fundi shqiptares se pare qe ja doli ta meritoje me punen e vet kete ttull te rralle.
E specializuar ne fushat sociale, me nje aktivitet te gjere jashte vendit, Evis Qaja, mban dhe titullin e akorduar nga Keshilli Europian “Ambasadore”. Ajo punon ne Ministrine e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne Shqiperi.
Postime te Ngjashme:
- Pjepri ndihmon të luftosh stresin
- A janë të lumtura gratë shqiptare që jetojnë në luks?
- Shëndet për jetë më të gjatë
- Abramovic i dhuron Henen të fejuares
- Të ndihesh siç edhe ushqehesh
Popularity: 1% [?]
