Një grim me provën e lotëve
Per nje dite speciale duhet edhe nje make-up special. Me keto produkte nuset jane te sigurta: emocioni i tyre nuk do te lere shenja. Mbi te gjitha, nje trukator profesionist, di te percaktoje me kujdes ngjyrat, ne funksion te ngjyres se lekures dhe te flokeve.
Make-up i pershtatshem
Fillimisht duhet qe t’i tregohet nje foto e fustanit dhe pastaj modeli i flokeve, para se te arrihet ne percaktimin final te make-up.
Kremi puder: Ky do te zgjidhet ne baze te tipit te lekures. Nese eshte shume e thate, me mire nje krem puder, superhidratues, qe garanton ne te njejten kohe make-up dhe trajtim per te gjithe diten.
Lekure e shndritshme? Nje krem puder, qe i pershtatet zonave te ndryshme te fytyres, duke vepruar ne menyre te ndryshme ne te ashtuquajturen zona T (balli-hunda-mjekra) dhe ne pjesen tjeter te fytyres. Nese ke nje fytyre te lodhur dhe te stresuar, perdor nje krem me efekt lifting. Ke frike qe mos te besh pis fustanin e bardhe? Zgjidh nje krem puder 24 oresh dhe rezistent ndaj ujit. Beni kujdes mos vini shume make-up, pasi e rendon fytyren dhe thekson linjat e shprehjes dhe rrudhat.
Korrektori: eshte nje aleat i vertete per te fshehur te gjitha paperfekshmerite e momentit te fundit (nje puçerr qe ka dale naten, nje skuqje e papritur, syte e nxire…).
Rimeli duhet te jete absolutisht kunder ujit, pasi mund te shpetojne edhe disa pika lot. Dhe per ato qe duan nje shikim akoma me joshes, eshte “extension”, (Tufa te vogla me qerpike), te cilat vihen nga estetistja nje dite para dasmes. Pas nje muaji do te bien vete.
Buzekuqi: sa puthje duhet te jape nusja pergjate nje dite? Dhe sigurisht qe nuk do te kete kohe per te rinovuar ngjyren e buzeve. Zgjidhja eshte buzekuqi, i cili zgjat deri ne tete ore, ne versionin hidratues, duke i lene buzet shpesh te buta.
Ja nusja perfekte
Fjalekalimi per nje grim te suksesshem eshte qe te mos teprohet. Kete duhet qe ta mbaje mend nusja ne percaktimin e make-up. Ne keto raste eshte e keshillueshme qe truku t’i besohet nje profesionisti, duke evituar thenien klasike te nuseve te reja “i bej te gjitha vete, pastaj une çdo dite lyhem”. Make-up i nuses duhet te jete nje miks i ashtuquajtur “i shoh, nuk shoh”, ose e thene ndryshe; duhet te jete, por ne te njejten kohe nuk duhet te jete shume i dukshem. Pastaj, duhet te jete ne sintoni me stilin e fustanit dhe me stinen.
Ështe fare e kote nje krem puder i erret ne dimer ose nje fustan i bardhe akull; duhet evituar pudra dhe nuancat roze nese lekura eshte e zeshket. Fustani ne ngjyre ari nuk shkon nese ti do te martohesh ne vjeshte. Pra, nje trukator i zoti, di te jape sugjerimet e duhura per te percaktuar produktet ideale per te patur nje efekt mendafshi, te heqe shkelqimin e tepert, te evitoje kullimin e mundshem te make-up. Dhe te kamufloje te gjitha defektet e fytyres, duke e pergatitur ne menyre perfekte per te qendruar nga mengjesi ne mbremje, ne qetesi te plote, perpara aparatit fotografik.

Postime te Ngjashme:
- Fytyra përsoset me rregulla
- Fustane nusesh
- Ngjyrat per ditet e nxehta
- Dita e bukurisë
- Kujdesi per duart
Popularity: 18% [?]
