Gruaja e Presidentit
Michele Obama, ja jeta e gruas qe deshiron te jete “mamaja e pare” e Amerikes.
Barack dhe Michelle Obama do te bejne te henen viziten e pare ne Shtepine e Bardhe. Presidenti Bush i ka ftuar ata qe t’u beje nje guide paraprake ne strehen ku do te vendosen per kater vitet e ardhshme. Ne 20 janar, ata do te mbarten aty.
Shumekush sheh nje tjeter simbolike ne kete drejtim. Kjo ndertese, qe dikur u ndertua nga afrikano-amerikane, qe ishin thjesht skllever e pa asnje te drejte, tani do te kete per zot shtepie nje familje afrikano-amerikane.
Senatori John McCain, permendi ne menyre domethenese skandalin publik qe shkaktoi Presidenti Teodor Roosevelt, kur ftoi ne Shtepine e Bardhe drejtorin e kolegjit te pare per mesues afrikano-amerikan. Gati njeqind vjet me vone, do te jete nje afrikano-amerikan qe do te ftoje njerez ne kete seli.
Ka edhe dy muaj kohe qe te ndodhe kjo zhvendosje, por qysh tani njerezit po diskutojne per familjen e pare te Amerikes e per imazhin edukues qe do te ofroje ajo nga Shtepia e Bardhe per shoqerine amerikane e me tej. Debatet per te ardhmen nuk kufizohen vetem tek presidenti i zgjedhur, por edhe tek familja e tij.
Michelle, mes dy modeleve ne Shtepine e Bardhe
Michelle Obama. Çfare lloj zonje e Pare do te jete ajo? Nje pershtypje e pare eshte krijuar qysh tani. Nancy Reagan dhe Hillary Clinton, ishin te dyja ne qender te lajmeve. Kishin tabore njerezish qe i adhuronin dhe qe i urrenin. Ndryshe nga ato, – grate e familjes Bush, te rezervuara e modeste, asnjehere nuk jane thumbuar e perqeshur ne media, por ndersa gezojne respekt te gjere, askush nuk eshte “i çmendur pas tyre”.
Shenjat jane qe, Michelle Obama, te beje pjese ne grupin e pare. Ashtu si Hillary, ajo eshte nje nga avokatet e paguara mire te Chicago-s. Madje, kur Barack-u u kthye ne qytet me doktoraten ne xhep nga “Harvard University”, trokiti ne deren e nje firme te shquar avokatore te qytetit. Ishte pikerisht Michelle qe u caktua qe ta ndihmonte te hidhte hapat e tij te para ne profesion.
Gruaja qe do te behet zonja e pare e Amerikes, ka qene nje profesioniste e pavarur tipike amerikane, qe mund te jetoje e pavarur ekonomikisht, qe kerkon status te barabarte ne familje dhe qe ka opinionet e saj te pavarura nga bashkeshorti. Pikerisht, kjo lloj figure eshte e destinuar qe te fitoje adhurues dhe armiq ne Ëashington.
Gjate fushates, mijera gra moren pjese ne takimet e saj dhe gjenin veten tek ajo, ndersa Michelle tregonte per sfidat e bashkejeteses me bashkeshortin e saj dhe pse ajo mendonte se ai ishte njeriu per te cilin kishte nevoje Amerika. Suksesi i saj thuhej se qendronte ne menyren origjinale te tregimit.
Ndryshe nga “shoqet” e saj, te cilat dalin ne fushata per te mburrur burrat e tyre, Michelle e kritikonte Barack-un ne publik, por gjithmone per gjera te vogla e njerezore, intime e miqesore, per huqe me shume se per te meta. Perballe nje rivaleje femer si Hillary Clinton, Barack Obama, ndoshta nuk do te kishte fituar pa kete komunikim te drejtperdrejte te Michelle-s me grate e Partise Demokratike.
Po daljet e saj ne publik paten çmimin e tyre. Ne nje moment, kur Barack Obama fitoi nje nga zgjedhjet e para paraprake, Michelle tha ne nje takim masiv, se kjo ishte hera e pare qe ndihej krenare per vendin ku jetonte. Kjo shprehje, e thene shkarazi, u be pjese e pandashme e fushates elektorale. Ajo u kombinua me fjalet e priftit te kishes ku Obama dhe familja e tij shkonin çdo te diele, Jeremy Ëright (Xheremi Rajt), qe ne fjalimin e tij famekeq tha: “Zoti e mallkofte Ameriken!”
Michelle Obama u kthye, pra, brenda nates ne nje simbol te mosmirenjohjes per atdheun e saj, nje reflektuese e mungeses se patriotizmit te bashkeshortit te saj, ne nje kohe kur trupat amerikane po vriteshin ne lufte kunder terrorizmit neper bote. Michelle e korrigjoi me vone shprehjen e saj, por pa mundur qe te ndaloje perdorimin e saj deri ne fund te fushates. Natyra e saj qe nuk druhet te shprehe opinionet ashtu siç i mendon, besohet se do ta vendose perseri ne qender te debateve, duke krijuar, si gjithmone, perkrahes dhe armiq.
Nje nga çeshtjet e debatueshme te nates se fitores, nje… fustan kuqezi!
Ne vitin 2000, media u ndodh ne nje situate te pazakonte per naten e zgjedhjeve ne SHBA, ishte e pamundur te merrej vesh se kush ishte fituesi. Çeshtja, jo vetem qe nuk u zgjidh ate nate, por vazhdoi me dite te tera, derisa u mbyll me nje vendim te diskutueshem te Gjykates Supreme.
4 nentori i ketij viti, solli nje nate te kthjellet, ku ylli me shndritshem dukej qarte. Barack Obama kishte fituar bindshem dhe ndonese tre shtete nuk munden te nxjerrin rezultatet perfundimtare e vazhduan numerimin dhe verifikimin e votave edhe ne ditet qe vijuan (dy ende nuk kane mbaruar) asnje dyshim nuk kishte per rezultatin final.
Ajo qe shkaktoi me shume debate, ne fakt, nuk ishte emri i fituesit te zgjedhjeve, por fustani qe kishte veshur gruaja e tij, kur se bashku me te dhe dy vajzat e vogla doli ne skenen e madhe te ngritur me kete rast ne Chicago, Illinois.
Michelle Obama kishte veshur nje fustan kuqezi me autor stilistin Narciso Rodriguez dhe qeshte e gezuar per fitoren e bashkeshortit pa menduar ndoshta se, ndersa shume sy i ishin ngulur te shoqit e perloteshin e qeshnin nga gezimi ne mos vrenjteshin nga inati, te tjere i ishin ngulur asaj e disa, madje, me vetullen e ngritur lart.
Kritikat per fustanin e saj ishin dyplaneshe. Nje pjese vinin ne dukje se fustani nuk ishte origjinal. Nje version me seksi ishte parakaluar ne javen e modes ne New York (shiko foton), po nga i njejti stilist.
Narciso Rodriguez, i kishte bere disa ndryshime kopjes origjinale te fustanit per ta bere me serioz, por qe, sipas kritikeve, duke cenuar bukurine dhe natyrshmerine e tij.
Disa mendonin se eshte nje fyerje per gruan qe do te behet zonja e pare, qe ne kete çast historik ajo u vesh me “fustanin e arnuar te dikujt tjeter”, ne vend te nje veshjeje te saj origjinale.
Te tjere mendojne se fyerja ishte per shijen e publikut qe pane nje fustan te shemtuar per shkak se ndryshimet per t’ia pershtatur Michelle-s kishin ndikuar ne refleksin e ngjyrave: e kuqja fekste me shume se çdukej nen driten e prozhektoreve, ndersa e zeza kishte humbur neper erresiren e nates.
Kritikat e tjera torturojne veten per te gjetur kuptimin simbolik te fustanit. Ata nisen nga ideja se ne keto lloj shfaqjesh ne publik çdo gje eshte e menduar mire dhe shkujdesja me e vogel eshte ne fakt e llogaritur me qellim.
Pse u zgjodh stilisti kuban? A do te ndryshoje politika e Amerikes ndaj Kubes, tani qe Obama eshte president? Pse ngjyre te kuqe? A nuk eshte kjo ngjyra e Republikaneve? Mos valle Obama do t’u shtrije doren kundershtareve per te qeverisur se bashku vendin, apo mos valle e shoqja po tallet me humbesit, duke u thene se jo vetem Shtepine e Bardhe, po edhe ngjyrat ua kemi marre?
Mund te jete absurde qe te kerkohen shenjat e prioriteteve politike presidenciale ne fustanin e nje gruaje, po kjo eshte nje tjeter tregues i asaj se sa shume rendesi u kushtojne njerezit anembane botes çdo gjeje qe ka te beje me njerezit e skenes, e sidomos, me ata qe do te jene se shpejti banoret e rinj te Shtepise se Bardhe.
Jackie Kennedy apo mamaja e pare
Per shume arsye, presidenti i sapozgjedhur Obama, po krahasohet me presidentin John F Kennedy. Ky i fundit ishte presidenti i pare (dhe i vetmi) katolik ne Amerike, ishte me i riu (edhe sot e kesaj dite) qe ngjitej ne nje post kaq te larte dhe gjithashtu kishte perndezur kuriozitetin dhe energjite e njerezve qe shpresonin per nje epoke te re.
Ndoshta nisur nga kjo, por ndoshta edhe per arsye te tjera, ka nje prirje per ta krahasuar Michelle Obama-n me zonjen e pare me te pashme e me me stil ne historine e Amerikes, Jacqueline Kennedy.
Ashtu si per familjen Kennedy edhe tani media po fantazon e pret me padurim fillimin e “soap opera”-s se re: Familja Obama ne Shtepine e Bardhe. Qysh tani, gra, sidomos ato demokrate, po flasin sesi po vishen “alla Michelle”.
Mirepo, ka edhe shume arsye qe nuk tingellojne mire ne kete krahasim. Historia e familjes Kennedy ne Shtepine e Bardhe u mbyll me atentatin fatkeq te Dallasit. Pas lajmit per arrestimin nga FBI-ja te dy supremacisteve te bardhe qe kishin planifikuar vrasjen e Barack Obama-s, duket sikur krahasimet po behen me surreale se ç’duhet.
Per kete arsye disa komentues te tjere ne median amerikane po preferojne ta krahasojne Michelle-n me Cherri Blair-in, gruan e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, e cila ishte gjithashtu e pavarur, avokate e zonja ne profesion, me pikepamje e opinione te forta e te pavarura nga i shoqi. Ashtu si Muchelle, edhe ajo kishte ardhur nga nje familje punetore dhe kishte çare vete rrugen ne jete.
Vetem Michelle Obama, ne nje nga rastet e pakta qe ka pasur per te hedhur drite ne ate se çfare mendon ajo per rolin qe do te luaje ne Shtepine e Bardhe, ka qene shume modeste.
“Puna ime e pare do te jete kujdesi per vajzat e mia, qe do te rriten ne nje mjedis jo te zakonte e qe do te kete ndikim tek ato. Me shume se zonje e pare, une do te jem nje mama e pare”, – ka thene ajo.
Sasha dhe Malia, dy vajzat presidenciale
Kur familja Clinton hyri ne Shtepine e Bardhe, Bill dhe Hillary, i kerkuan medias qe te respektonte privatesine e vajzes se tyre Chelsea (Çelsi). Ajo ishte ende nje vajze e vogel ne vitin 1992 dhe njefaresoj u rrit ne Shtepine e Bardhe.
Media e respektoi kerkesen e familjes Clinton, por veshtire se vajza e tyre ka mbetur e paprekur nga mbulimi turperues e me detaje te pameshirshme te skandalit seksual te babait te saj me stazhieren ne Shtepine e Bardhe, Monika Levinski.
Edhe familja Bush kerkoi te njejten gje ne vitin 2000 per vajzat Barbara dhe Jena. Media, ne vija te pergjithshme, e respektoi kete kerkese, mirepo ndryshe nga Chelsea, ato ishin ne nje moshe ne te cilen eshte e veshtire te rrish nen hije. Lajme e fotografi jo fort te kendshme, ne te cilat ato kishin pire alkool ne menyre ilegale (ne shume shtete te Amerikes duhet te jesh te pakten 21 vjeç) e pjesemarrje ne festa te zhurshme qe kishin sjelle nderhyrjen e policise, madje edhe arrestime).
Vajzat e Obama-s, Malia and Sasha, jane respektivisht 7 dhe 10 vjeç. Gjate gjithe fushates, prinderit e tyre kane bere çmos per t’i mbajtur ato larg publikut dhe medias.
Zhvendosja ne Shtepine e Bardhe i jep fund feminise se tyre normale. Jo vetem qe do te ndahen nga shoket e shoqet e feminise dhe nga jeta e tyre e zakonshme, por liria e tyre ka marre fund. Ato do te jene gjithmone te shoqeruara nga njerez te armatosur kudo qe shkojne: ne shkolle, ne sheshin e lojes, ne festat me shoqerine e kudo. Ështe e pamundur qe kjo te mos lere gjurme tek ato.
Ne fjalimin e tij te fitores, Obama njoftoi se kishte ndermend t’u gjente nje qenush te vogel qe te bashkohej me ta ne Shtepine e Bardhe. Kjo eshte nje tjeter tradite qe fillon qysh nga presidenti Kennedy, ne kohen e te cileve Makaroni vraponte neper dhomat e nderteses me te fuqishme te botes.
Bill Clinton jo rralle thoshte duke qeshur per qenin e tij, se te pakten pas kaq vitesh ne Ëashington, e kishte gjetur nje mik te vertete.
Po qenushi qe permendi Obama nuk ishte thjesht ne vije me traditen. Kjo ishte edhe ne kuadrin e perpjekjeve qe po ben ai dhe e shoqja qe kalimi ne Shtepine e Bardhe te jete sa me i lehte per vajzat e tyre.
“Vajzat tona jane te vogla, vetem 10 dhe 7 vjeç”, – thote Michelle. “Une mund te jem zonja e pare, por detyra ime prioritare mbetet sigurimi qe vajzat e mia te rriten te shendetshme e normale, me femini normale, qe perfshin berjen e detyrave per shkollen, punet e shtepise, vallezimi, sporti. Une jam se pari mamaja e pare e Amerikes”, – perserit ajo.
Nata e fitores dhe nje… fustan kuqezi!
Ne vitin 2000, media u ndodh ne nje situate te pazakonte per naten e zgjedhjeve ne SHBA, ishte e pamundur te merrej vesh se kush ishte fituesi. Çeshtja, jo vetem qe nuk u zgjidh ate nate, por vazhdoi me dite te tera, derisa u mbyll me nje vendim te diskutueshem te Gjykates Supreme. 4 nentori i ketij viti, solli nje nate te kthjellet, ku ylli me shndritshem dukej qarte.
Barack Obama kishte fituar bindshem dhe ndonese tre shtete nuk munden te nxjerrin rezultatet perfundimtare e vazhduan numerimin dhe verifikimin e votave edhe ne ditet qe vijuan (dy ende nuk kane mbaruar) asnje dyshim nuk kishte per rezultatin final. Ajo qe shkaktoi me shume debate, ne fakt, nuk ishte emri i fituesit te zgjedhjeve, por fustani qe kishte veshur gruaja e tij, kur se bashku me te dhe dy vajzat e vogla doli ne skenen e madhe te ngritur me kete rast ne Chicago, Illinois.
Michelle Obama kishte veshur nje fustan kuqezi me autor stilistin Narciso Rodriguez dhe qeshte e gezuar per fitoren e bashkeshortit pa menduar ndoshta se, ndersa shume sy i ishin ngulur te shoqit e perloteshin e qeshnin nga gezimi ne mos vrenjteshin nga inati, te tjere i ishin ngulur asaj e disa, madje, me vetullen e ngritur lart. Kritikat per fustanin e saj ishin dyplaneshe.
Nje pjese vinin ne dukje se fustani nuk ishte origjinal. Nje version me seksi ishte parakaluar ne javen e modes ne New York (shiko foton), po nga i njejti stilist. Narciso Rodriguez, i kishte bere disa ndryshime kopjes origjinale te fustanit per ta bere me serioz, por qe, sipas kritikeve, duke cenuar bukurine dhe natyrshmerine e tij. Disa mendonin se eshte nje fyerje per gruan qe do te behet zonja e pare, qe ne kete çast historik ajo u vesh me “fustanin e arnuar te dikujt tjeter”, ne vend te nje veshjeje te saj origjinale.
Te tjere mendojne se fyerja ishte per shijen e publikut qe pane nje fustan te shemtuar per shkak se ndryshimet per t’ia pershtatur Michelles kishin ndikuar ne refleksin e ngjyrave: e kuqja fekste me shume se çdukej nen driten e prozhektoreve, ndersa e zeza kishte humbur neper erresiren e nates.
Kritikat e tjera torturojne veten per te gjetur kuptimin simbolik te fustanit. Ata nisen nga ideja se ne keto lloj shfaqjesh ne publik çdo gje eshte e menduar mire dhe shkujdesja me e vogel eshte ne fakt e llogaritur me qellim. Pse u zgjodh stilisti kuban? A do te ndryshoje politika e Amerikes ndaj Kubes, tani qe Obama eshte president? Pse ngjyre te kuqe? A nuk eshte kjo ngjyra e Republikaneve? Mos valle Obama do t’u shtrije doren kundershtareve per te qeverisur se bashku vendin, apo mos valle e shoqja po tallet me humbesit, duke u thene se jo vetem Shtepine e Bardhe, po edhe ngjyrat ua kemi marre?
Mund te jete absurde qe te kerkohen shenjat e prioriteteve politike presidenciale ne fustanin e nje gruaje, po kjo eshte nje tjeter tregues i asaj se sa shume rendesi u kushtojne njerezit anembane botes çdo gjeje qe ka te beje me njerezit e skenes, e sidomos, me ata qe do te jene se shpejti banoret e rinj te Shtepise se Bardhe.
Obama: portreti i nje familjeje qe do te qendroje normale
“Se pari duhet te lesh duhanin, dhe se dyti duhet t’i rezervosh gjithmone nje hapesire familjes.” Keto jane dy kushtet qe Michelle Obama i vuri bashkeshortit kur ai shprehu synimin per te kandiduar per Shtepine e Bardhe. “Vogelush” – vazhdoi ajo – “ne mund te te mbeshtesim deri ne 80%”.
Faqja tjeter revolucionare e presidentit te 44-t te Amerikes eshte pikerisht familja e tij normale; ai aspekt i jetes private qe as kolltuku me prestigjoz ne bote nuk ka cenuar.
Rralle eshte degjuar nje zonje e pare qe emerton burrin e vet “vogelush”, por eshte nje prove e metejshme qe ndryshimi kalon medoemos nga pohimi i vetvetes dhe mbrojtja xheloze e boshtit familjar.
Shtepia e Obames nuk eshte aspak ndryshe nga shume shtepi te tjera, me rregullat, ritet dhe vlerat e veta. Michelle, quajtur ndryshe nga Barack “The Boss”, ose “shoqja ime me e ngushte e gjashtembedhjete viteve te fundit”, ose “shtylla kryesore e familjes sone”, ose “dashuria e jetes sime”, eshte me shume e shqetesuar per shkollen e re te vajzave, sesa per rolin e zonjes se pare. Avokate e sukseshme me master ne Hareard, Michelle Obama, deri dje, kishte nje rroge me te larte se Barack-u; ajo eshte mama e rrepte dhe grua qe, keshtjellen e tanishme, i eshte dashur ta ndertoje nga themelet.
Çifti Obama eshte prindi i dy vajzave: e madhja Malia Ann, dhjetevjeçare, dhe e fundit Sasha, 7 vjeçe, banuesja me e vogel e Shtepise se Bardhe nga koha e J.F. Kennedy Jr., ne 1963. Jeta e tyre eshte gjithmone nen vezhgimin e serte te prinderve. Zgjimi behet heret ne mengjes per te rregulluar krevatin, per t’u veshur dhe per te sistemuar dhomen pa ndihmen e mamit. Me vone futen te krevati i prinderve, per pak minuta perkedhelje, para se te filloje dita: eshte riti qe mama Michelle, ka premtuar te mos ta nderprese kur te shkojne te banesa e re.
Riti tjeter qe nuk duhet te nderpritet eshte ai i darkes: pas ngrenies dhe gjysme ore kukullash, ne tete e gjysme mami i shoqeron ne krevat dhe, pak me vone, babi shkon me ndonje liber ne dore. Para pak javesh Barack-u ka mbaruar se u lexuari te gjitha aventurat e Harry Potterit, dhe tani nuk dihet akoma cili eshte personazhi tjeter, protagonisti i mbremjeve.
Mesazhi numer nje qe Barack dhe Michelle Obama synojne t’u percjellin vajzave, permblidhet ne nje fraze: “Kembe ne toke”. Dhe nuk mund te ishte ndryshe, duke patur parasysh qe te dy kane njohur varferine, dhe e dine fare mire çfare ka tej vitrinave qe reflektojne luksin.
Natasha dhe Malia duhet te shikojne pak televizor dhe “paga” javore nuk mund te jete me e larte se 1 dollareshe (gjithmone i dhene nga babi). As ne Krishtlindje dhe as gjate datelindjeve, nuk behen dhurata, sepse “dhurata e vertete – shpjegojne prinderit – “eshte festa, dhe mundesia e te qenit bashke”.
Shkolla eshte perberesi kryesor ne jeten e femijeve, dhe fitorja e se martes, me pagjumesine qe pasoi, ishte e mjaftueshme qe vajzat te humbisnin nje dite mesimi. Shkaktoi polemika edhe mungesa e zonjes se pare ne perkujtimin e 11 shtatorit ne New York, por “vajzat – tha Michelle – sapo kishin filluar vitin shkollor, dhe nuk doja t’i lija vetem ne kete prove te veshtire per to”.
Problemi me urgjent eshte ruajtja e nje modeli jetese te mesem, i bazuar ne vlera te shendosha, dhe, per kete, Michelle po kerkon t’i mbushe mendjen mamase se vet, Marianes, te shkoje te jetoje me ta ne Ëashington. I vetmi çmim per vajzat do jete nje kelysh qe do zgjedhin ne nje stele qeni, midis kafsheve te braktisura, si falenderim per durimin e tyre ne keto muaj fushate, kur Barack ishte per 98% te kohes jashte (llogari te “The Boss”-it).
Per kater vitet e ardhshme adresa e “1600 Pennsylvania avenue” (Shtepia e Bardhe), do te banohet nga nje çift me ngjyre, dy goca, nje gjyshe dhe nje kelysh. Jo me nga nje dinasti nafte (dera Bush) por asgje me pak dhe asgje me shume nga nje familje normale amerikane, ku te gjithe mund te gjejne pak nga vetja.
Ndoshta edhe kjo eshte pjese e revolucionit.
Grate e Presidenteve USA nga i pari tek i 43-ti
1. Gruaja e George Washington, Martha
2. Gruaja e John Adams, Abigail
3. Gruaja e Thomas Jefferson, Martha
4. Gruaja e James Madison, Dolley
5. Gruaja e James Monroe, Elizabeth
6. Gruaja e John Quincy Adams, Louisa
7. Gruaja e Andrew Jackson, Rachel
8. Gruaja e Martin Van Buren, Hannah
9. Gruaja e William Harry Harrison, Anna
10. Gruaja e John Tyler, Letitia
11. Gruaja e James Polk, Sarah
12. Gruaja e Zachary Taylor, Margaret
13. Gruaja e pare e Millard Fillmore, Abigail
Gruaja e dyte e Millard Fillmore, Caroline
14. Gruaja e Franklin Pierce, Jane
15. James Buchanan (beqar)
16. Gruaja e Abraham Lincoln, Mary
17. Gruaja e Andrew Johnson, Eliza
18. Gruaja e Ulysses Simpson Grant, Julia
19. Gruaja e Rutherford Hayes, Lucy
20. Gruaja e James Garfield, Lucretia
21. Gruaja e Chester Arthur, Ellen
22./24. Gruaja e Grover Cleveland, Frances
23.Gruaja e pare e Benjamin Harrison, Caroline
Gruaja e dyte e Benjamin Harrison, Mary
25. Gruaja e William McKinley, Ida
26. Gruaja e pare e Theodore Roosevelt, Alice
Gruaja e dyte e Theodore Roosevelt, Edith
27. Gruaja e William Howard Taft, Helen
28. Gruaja e pare e Thomas Woodron Wilson, Ellen
Gruaja e dyte e Thomas Woodron Wilson, Edith
29. Gruaja e Warren Harding, Florence
30. Gruaja e Calvin Coolidge, Grace
31. Gruaja e Herbert Hoover, Lou
32. Gruaja e Franklin Delano Roosevelt, Eleanor
33. Gruaja e Harry Truman, Bess
34. Gruaja e Dwight David Eisnhower, Mamie
35. Gruaja e John Fitzgerald Kennedy, Jacqueline
36. Gruaja e Lyndon Baines Johnson, Lady
37. Gruaja e Richard Nixon, Thelma
38. Gruaja e Gerald Ford, Elizabeth
39. Gruaja e James Earl Carter, Rosalynn
40. Gruaja e pare e Ronald Wilson Reagan, Jane
Gruaja e dyte e Ronald Reagan, Noney
41. Gruaja e George Bush sj, Barbara
42. Gruaja e William Jefferson Clinton, Hillary
42. Gruaja e George Walker Bush jr, Laura
Postime te Ngjashme:
- Michelle Obama: Inagural Fashion
- Sekretet qe la pas MERLIN MONRO
- Tani jam zonja Jonida!
- Motra e Mimozes, Ajo qe shkoi per te marre pjese ne Big Brother
- E verteta e Mimozes
Popularity: 2% [?]
