Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Featured

A janë të lumtura gratë shqiptare që jetojnë në luks?

Submitted by on November 9, 2008 – 12:52 pmNo Comment




Asnjehere nuk jemi marre nga pikepamja sociologjike me nje kategori te re sociale te shoqerise sone te shfaqur si produkt i demokracise dhe mundesive diferencuese qe krijon ekonomia e tregut, siç eshte grupi social i “grave te luksit”, qe jetojne ne mireqenie pasive, te plote, pertej kushteve mesatare te shoqerise shqiptare.

Si çdo grup social edhe ata kane problem te shfaqura ne menyre paradoksale ne jeten e tyre, qe shpesh, ne thelb, nuk eshte ashtu siç duket ne pamje, apo qe statusi i pasurise personale po behet nje “gracke sociale” qe i izolon dhe vetizolon ato nga jeta shoqerore. Po cilat jane ato dhe çfare perjetojne ne situaten e tyre te re ekonomike?

Sa i favorizon ato “mireqenia pasive”, si dhurate e ardhur per te qene vetevetja, te lira dhe te integruara ne jeten sociale? A eshte luksi dhe mireqeia qellim ne vetvete, i vetemjaftueshem qe gruaja te jete e lumtur dhe e vetekenaqur, vetem duke patur te plotesuar ne menyre maksimale kerkesat biologjike, material te “luksit” si tregues i jashtem i jetes moderne? Pavaresisht dukjes se jashtme, duhet pare sesi ndihen grate e luksit shpirterisht, sa jane ato te integruara ne jeten sociale aktive te shoqerise sone?

Çfare ndryshimi kane ato nga grate e tjera qe jetojne te “mbyllura” ne shtepi, qe siç thone sociologet moderne eshte duke u bere gjithnje e me shume “burgu” i gruas moderne shtepiake? A eshte pasuria e tepert dhe jeta e mbyllur ne shtepi, kusht per jeten moderne, apo ne te vertete, eshte gracke e burrave te pasur per te “siguruar kenaqesine e margjinalizuar” te grave te vetekenaqura te luksit, te cilat nga personalitete te verteta po behen koketa, “kukulla” per te luajtur dhe kenaqur deshirat e personalizuara te burrave te tyre? A e kuptojne ato kete gracke sociale te supermireqenies dhe deformimet qe sjell kjo situate ne kufizimin e rrezes sociale te ndikimit dhe integrimit social, qe gradualisht deformon personalitetin e tyre shoqeror?

Nuk eshte dhe kaq moderne situate sociale e “grave te luksit”, nuk eshte as ndonje pozite qe duhet admiruar ajo e grave qe kenaqen vetem biologjikisht me sasine e madhe te sendeve, objekteve dhe ushqimeve te teperta qe perdorin.

Ne te vertete efekti bumerang ne poziten sociale te grave te luksit qe eshte lidhur me kushtet pasurore te burrit te tyre eshte tashme fare e dukshme. Nga pikepamja sociologjike kjo pozite e gruas se luksit qe luan rolin e koketes sociale dhe te “kukulles” se argetimit fizik te burrit ne shtepi eshte forme e skllaverimit modern te gruas se vetekenaqur, qe jeton e izoluar nga shoqeria, por jo ne varferi, por ne luks. Kete pozite te tyre, shpesh e sajojne me stratagjemat e njohura maskiliste dhe egoiste meshkujt e pasur, te cilet nuk kane deshire te kene mbi koke andrallat dhe koston e barazise dhe partneritetit te gruas se tyre ne marredheniet martesore.

Ky mentalitet sjell natyrshem nje pabarazi gjinore dhe nje pozite te diferencuar te gruas ne shtepi, e cila shpesh pranohet pa kushte dhe parapelqehet si nje mjet per te treguar epersi sociale publike. Per disa burra te pasur me mentalitet maskilist, eshte me mire qe gruaja te qendroje ne shtepi dhe te “zhgryhet” ne luksin e saj, te merret me veten, duke qene e izoluar ne shtepi, ne boten e ngushte sociale, ne “gracken” e jetes boshe, duke konsumuar telenovela dhe thashetheme pa fund.

Ne kohen moderne, shume dukuri sociale kane mundesi te maskojne thelbin e vertete dhe te tregojne mirazhin social te deformuar. Keshtu ndodh edhe me poziten e “grave te luksit”, tek te cilat jo gjithnje eshte ne perpjestim te drejte pasuria me personalitetin. Madje e kunderta nuk eshte e pamundur. Ne kete kontekst, eshte iluzion mirazhi me te cilin kenaqen nje sasi e grave qe jetojne ne luks qe mendojne ne menyre te kufizuar, se kane superioritet mbi homologet e tyre gjinore, per shkak se kane pasuri, se e kalojne diten neper lokalet luksoze te qejfit dhe luksit metropolitan, qe merren ne menyre eksplicite tere diten me “lukun” per te qene vetem atraktive si femra, duke qene te plotesuara vetem per “gjysmen e misionit” te tyre, duke harruar dhe neglizhuar kerkesat polidimensionale te personalitetit te tyre social te femres se vertete moderne. Jeta e mbyllur, vaniteti, shperdorimi inproduktiv i kohes, reduktimi ne minimum i shqetesimeve te jetes sociale, behen tipare zoteruese te jetes se perditshme te grave te luksit. Ato shpesh ndihen te vetkenaqura ngaqe e kane ngushtuar rrezen e perceptimit social te pozites se tyre, dhe duke jetuar “ne lumturine” e jetes materiale, ne boten e luksit dhe konsumit pasiv, nuk e ndjejne, nuk e perjetojne “gracken sociale” ne te cilen kane rene.

Duke patur shume mundesi personale te jem njohur dhe ngaqe puna e sjell qe te kem shpesh kontakt social me kete kategori, me duket se ne kete situate ka gjera paradoksale. Ne shumicen e rasteve, pozita e “gruas se luksit” eshte rezultat i kompromisit me burrin e saj te pasur, qe nuk ka kohe te kete veç biznesit apo menaxhimit te pasurise edhe andrallat e menaxhimit te “mendjes se gruas”. Por nuk jane te pakta nderkaq disa gra qe e vetepelqejne poziten e “luksit pasiv” ngaqe jeta e gjate shtepiake i ka konsumuar moralisht dhe intelektualisht ne ate fare feje qe ato e ndjejne veten pa resurse dhe energji, me aftesi mendore dhe intelektuale te shterura. Ka nje sasi prej tyre qe tmerrohen kur u kujton punen, angazhimin social, detyrimin qe te jene te integruara ne jete si qytetare me rol dhe mision te barabarte me burrin. Ne kete pozite, te konsumuara nga “kenaqesite e luksit”, ato parapelqejne me mire te vegjetojne ne pasuri, te bejne jete boshe sesa te vene ne levizje energjite dhe te perballen si “qenie sociale” me sfidat e veshtira te realitetit social.

Une mendoj se nuk eshte pozite sociale e admiruar ajo ne te cilen jetojne grate e luksit, perkundrazi eshte nje pozicion social qe me dinakeri maskiliste, qe vjen nga epersia pasurore e mashkullit, i margjinalizon, i anonimizon disa nga femrat tona qe kane shans te jetojne ne mireqenie te larte, nga njeri konkret, ne objekt luksi dhe kenaqesie, duke e reduktuar poziten e femres ne nivelin me te ulet te vlerave biologjike dhe seksuale. Personalisht mendoj se nuk ka pozite me te mjere, nuk ka pamje me te shemtuar per gruan shqiptare te kohes moderne, per gruan qe synon barazi, shanse gjinore dhe drejtesi sociale, te cilat jo domosdoshmerisht vijne ne menyre automatike nga sasia e pasurise qe disponon burri dhe familja e grave te luksit.

Ështe e vertete qe ne shoqerine moderne paraja mund te jete edhe mjet per arritjen e qellimit pozitiv edhe per grate. Por kjo ndodh kur njeriu eshte qenie sociale, eshte ne jete, ne lufte me sfidat e konkurrences dhe te betejave te suksesit personal. Por sado para te kesh, pozita sociale, paraja, karriera, fama publike dhe shume vlera te tjera morale te gruas moderne, nuk te vijne vetvetiu dhe automatikisht ne shtepi si dhurate, ashtu siç vijne parate dhe luksi nga burri i pasur. Pasuria, luksi pa destinacion social, pa qellime e synime te gjera shoqerore te gruas, nuk ka vlere.

Madje pa medyshje do te thosha se luksi i tepert per grate po behet bumerang qe i izolon ato nga jeta, nga mundesia e perjetimit intensiv te realitetit social, pa te cilen i gjithe luksi, sado i madh dhe i dukshem qe te jete, kthehet ne mjerim per grate. Nga nje vezhgim i dukjes dhe nje analize e thelluar e dukurise, me duket se pas shfaqjes luksoze, veshjeve impozante dhe sjelljeve teatrore prej kokete te “gruas se luksit”, fshihet nje qenie bosh, me interesime sociale te ngushta, qe jetojne tere diten te ngarkuara me meskinitetin e rendomte te jetes vanitoze. Ato jane te gatshme per biseda eterike morale dhe seksuale, te gatshme per te dhene informacione te bollshme per intrigat e dashurise te filmave dhe thashetheme te jetes banale. Por jane jashte qellimeve, synimeve dhe ambicieve te shendetshme, larg “betejave sociale” ku luajne grate e sukseshme te politikes, jetes sociale, akademike, profesionale dhe te shoqerise civile, ngaqe luksi i tepert u ka mpire forcat dhe paralizuar personalitetin, i ka nxjerre ato nga “lufta” dhe i ka vendosur ne situaten e vegjetimit social. Jane vertet te pasura materialisht, por jane te varfera shpirterisht. Gruaja nuk eshte krijese njerezore qe mund te jete e lumtur po qe se jeton ne luks dhe pasivitet.

Kjo situate nuk i ndihmon grate qe te jene te pasuruara shpirterisht dhe emocionalisht. Grate e luksit nuk mund te jene te kenaqura qe pozita e tyre te jete po aq pasive, me falni, sa ajo e “qenit te shtepise”. Ky paralelizem mund te jete ca i hidhur, por nga pikepamja sociale eshte i vertete. Sado ne luks te jene, atyre u mungon pavaresia, qe eshte nje nga kushtet per personalitet funksionues. Pas luksit, dukjes, shfaqjes se lumturise se grave te luksit, fshihet jeta e vaket shpirterore, koha bosh, pa jete reale, te vertete. Pas luksit, dukjes, maskohet vartesia e tyre e natyrshme nga faktore te tjere, qe qendrojne jashte tyre qe ndikojne dhe determinojne sjelljen sociale.

Le te mendojne si te duan te tjeret, une sociologjikisht mendoj se, pas pozites pasive te grave te luksit, fshihet diabolizmi i vjeter mashkullor, qe tradicionalisht kane dashur dhe duan ta determinojne fizikisht, shpirterisht dhe materialisht poziten e gruas ne familje, per xhelozi apo paranoja te tjera seksualiste. Dhe jo vetem. Tek shume meshkuj te pasur ka filluar te rigjallerohet dukshem, me buje, mentaliteti ultramaskilist, qe e barazon rolin e gruas ne shtepi me ate te mackes, qe mund ta perkedhelesh kur te duash, ose kur te duhet…

SONDAZHI

Sodazhin e kesaj jave e zhvilluam ne Tirane dhe Durres, ku u pyeten 65 gra, mbi te 30-at. Pyetjet tona (formulare te thjeshte me shkrim) ishin:

1 -A njihni gra te kamura financiarisht?

2 -Nese po, çfare ju ben me shume pershtypje tek ato?

Pergjigjet:

Pyetjes se pare, 63 gra iu pergjigjen Po dhe vetem dy gra, ju pergjigjen Jo

Nga 63 pergjigjet pozitive, pyetjes se dyte iu pergjigjen:

29 – Modeli i flokeve, aksesoret, veshjet

12 – Mobilimi i shtepise

20 – Makina qe perdorin

02 – Nuk kam mendim

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.