Zbulohet lidhja e Polit me Mozën
Duket si nje skenar perfekt, por ne fakt gjithçka ka qene nje rastesi. Po flasim per Polin, njerin nga pjesemarresit e edicionit te pare te programit “Big Brother”.
Poli, djali qe nuk u shqua per shume protagonizem per tre muaj qe qendroi brenda ne shtepi, por qe gjithsesi u pelqye shume ne fakt na dhuroi shume e shume supriza sapo doli qe andej. Si fillim mund te permendim lidhjen e me Inen e cila nisi pak para se ai te dilte nderkohe qe pas daljes lidhja e tyre u survejua me se miri nga aparatet e paparaceve, duke realizuar nje shtese perfekte spektakli.
Pas ndarjes se tyre aventurat e Polit me femra ishin pa fund. Nje mundesi e mire per te bere diçka ndryshe por edhe per ta risjelle ne faqet tona roze, ishte trajnimi qe ai mori fale programit “Big Brother”, ne ishujt Kanarie. Historia me Karmelen, vajzen superseksi nga Hollanda te cilen ai e njohu ne ate ambient perrallor, u rrefye edhe ne gazeten tone, duke zgjuar kuriozitetin e te gjithe atyre qe e kishin pelqyer dhe votuar Polin. Por gjithçka mbaroi ne ate ambient, duke lene gjurme me siguri ne kujtesen e dy te rinjve si nje eksperience qe ia vlejti te jetohej dhe kaq. Me pas nuk kane munguar lidhje dhe histori te tjera kalimtare te Polit me femra mjaft seksi dhe nganjehere edhe te njohura.
Por e reja me e fundit qe ploteson me se miri ate skenar spektakli post “Big Brother”, eshte lidhja qe kemi zbuluar pak jave me pare. Si gjithmone Poli mbetet nje nga frekuentuesit mebesnike te jetes se nates dhe pikerisht ne ato klube, ai eshte bere “viktime” e aparatit te paparacit tone. Por kesaj here shoqeria e Polit me nje vajze te gjate dhe mjaft simpatike, dukej si diçka me e veçante. Kur e pyesnin miqte se cila eshte ajo vajze fare e panjohur ne ambientet e klubeve te Tiranes, ai mjaftohej vetem me pergjigjen: “Ështe nga Kosova”. Nderkohe kurioziteti vazhdonte duke dashur qe te mesohej me shume nese ajo eshte e njohur ne boten e artit atje apo jo, ndersa Poli pergjigjej: “Nuk eshte e njohur por shume shpejt do te behet e njohur”.
Qe nga ky moment ne filluam te mendojme se mbase vajza bukuroshe mund te konkurronte ne “Big Brother 2”, gje qe u vertetua sapo filloi ky spektakel tashme shume popullor per çdo shqiptar brenda dhe jashte vendit. Sipas burimeve tona Poli eshte njohur me Mimozen disa muaj me pare kur ai shkonte ne Kosove si i ftuar nga shume fansa te tij. Menjehere e kishte terhequr pamja e Mimozes dhe ai kishte bere çmos qe te njihej me te. Natyrisht fakti se ai tashme ishte i njohur dhe i pelqyer, por edhe pamja e nje djali mjaft terheqes, ia ka bere rrugen me te lehte drejt Mozes. Me pas vajza, mbase per Polin por edhe per pergatitjet qe duhej te bente per te hyre ne “Big Brother’, eshte pare shpesh neper Tirane dhe gati gjithmone ne shoqerine e Polit. Ata binin menjehere ne sy ne rruget e ish-bllokut si nje çift i gjate dhe shume simpatik dhe mbi te gjitha per faktin se gjithnje ecnin te kapur dore per dore.
Thuhet se Poli kesaj radhe e ka marre lidhjen seriozisht pasi e pelqen shume Mozen jo vetem per pamjen por edhe per inteligjencen e saj pavaresisht se ajo eshte 19 vjeç, madje dhe me e vogla nder konkurentet e “Big Brother”. Megjithate ajo ka pasur nje “profesor” shume te mire, Polin i cili e ka kaluar tashme proven e kamerave brenda shtepise, di si funksionon loja dhe me siguri e ka instruktuar mire vajzen e cila nder te tjera ka edhe veshtiresine se eshte nga nje vend tjeter, me nje mentalitet te ndryshem pavarsisht se flet te njejten gjuhe me ne. Miqte e Polit tregojne se ai eshte bere nje ndjekes i kujdesshem i “Big Brother”, natyrisht sepse aty eshte Moza, por edhe per nostalgji padyshim.
Ka te ngjare qe organizatoret e “Big Brother” nuk do te lene pa e shfrytezuar faktin qe Moza dhe Poli jane te dashuruar, mbase per te sajuar ndonje surprize per Mozen, pasi te dy ata tashme jane krijesa te ketij programi dhe jane bere te njohur fale “Big Brother”. Por shpresojme qe futja e Mozes ne “Big Brother” te mos e prishe rrjedhen e ngjarjeve pasi edhe nga eksperiencat boterore te ketyre programeve, por edhe ne ate te parin tonin, ka pasur ndarje nga te dashurit per t’u lidhur me dike qe eshte aty brenda. Pjesemarresit e vjetshem te pyetur per kete fenomen shpreheshin:
“Ne na dukej sikur kishim lindur ne “Big Brother” dhe do te vdisnim aty”. Qe javen e pare duket vemendja e djemve ndaj Mozes, per pamjen e saj, por edhe per moshen e re si dhe diçka mistike qe ajo mbart. Dhe ne fakt gjithçka mund te ngjase. Nese po te permbushet kjo profeci e jona, natyrisht qe ne “Big Brother” do te kishte nje spektakel te garantuar, nderkohe qe Poli mund te pesonte zhgenjim. Le te shohim se çfare rrjedhe do te marrin ngjarjet.

Postime te Ngjashme:
- E verteta e Mimozes
- Motra e Mimozes, Ajo qe shkoi per te marre pjese ne Big Brother
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- Goni: Adelajden e lashe vete i pari
- Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
Popularity: 6% [?]

jejejejejeje jeni me te mirett ne boot brraavoo ju duaa shum se shpejti shpprreesooj dasmenn e maadhee urraaaa ju duaam shuummm jeni me te mirett ne bott jejjeejjejjejjjejejejejje ju adhurroj ju dashurooj pa ju sjetoojj.!:K:K:K:K:K:K:L:L:L:L:L:L:L:L:L:L:L<333333333333…
Like or Dislike:
0
0
OJ M IMO SHUM ME E MIR TE KOKSHE TI SE POLI HAHAHAH
Like or Dislike:
0
0