Goni: Adelajden e lashe vete i pari
Kane mjaftuar pak dite qe Goni, ish-i fejuari i Adelajdes ta tregoje me veprime, qe nuk e ka mendjen me tek Adelajda. Ai eshte pare prej disa ditesh te shoqerohet me nje tjeter vajze ne Kavaje, duke e shetitur me makinen e tij, ne rrugen kryesore te qytetit. Te njohur te tij kane treguar, se keto jave qe nga hyrja e Adelajdes ne “Big Brother”, nuk kane qene te lehta per Gonin. Por ai mesa duket e ka hedhur historine pas. Keshtu ai ka krijuar shume shpejt kete lidhje te re, nje hap per te ndryshuar menjehere jeten, dhe per te rifilluar çdo gje nga e para. Goni ka braktisur perfundimisht punen si shofer i Zjarrfikeses ne Kavaje, gje qe e kane konfirmuar edhe kolege te tij, nderkohe shume dite dhe nete, i ka kaluar ne spital, per shkak te problemeve me shendetin qe i kane ardhur nga konsumimi pa kriter i alkoolit. Te njohur te tij kane pohuar se ne shoqerine e vajzes se re, Goni ndihet shume euforik, nuk ndahet per asnje moment dhe ben te pamunduren qe ta prezantoje kudo, dhe ta shohin gjithandej me te. Nuk dihet me shume per vajzen, qe ka pranuar te jete ne krah te tij, ne kete moment delikat te jetes se tij, por personat qe e kane pare kane pohuar se eshte nje vajze, po ashtu simpatike si Adelajda.
Dhe pas kesaj Goni ka thyer heshtjen. Edhe pse s’ka pranuar te flase per gazetaret, ai ka gjetur nje menyre tjeter per te thene fjalen e tij ne lidhje me te verteten e ndarjes nga Adelajda. Ai ka marre pjese ne nje forum online ne internet. Mes komenteve te ndryshme ku thuhet se Adelajda e la Gonin pasi ishte “nje pijanec”, vete Goni ka nderhyre duke pohuar se “sa per Adelen e kam lene une, dhe jo ajo mua”. Ai ka gjetur kete menyre per t’u mbrojtur nga thashethemet lidhur me veset e tij, si alkoolist dhe nje bixhozçi. “Sa per ata qe thone se une pi ata nuk kane leke te pijne vete dhe flasin, kurse mua me dalin e me teprojne parate, ndaj po deshen te vijne t’i qeras”, eshte shprehur ai ne forum. Gjithashtu ne lidhje me lojerat e fatit ai ka pohuar: “Po ju them se dhe lojerat e fatit nuk bejne pjese ne jeten time. I kam lene me kohe po jane disa njerez parazite qe s’kane pune tjeter e merren me te tjeret. Pastaj e kush eshte Adela qe do na thyeje nje tabu!? Adela ne pune po, ne shkolle po, gjithe te mirat i kishte. Po i mungonte vetem fama dhe kete kujtoi se ta jep “Big Brother”. E çuditshme qe ka njerez te tille qe jane ne gjendje te heqin dore nga çdo gje vetem per t’u bere pak te famshem, e keta jane te vetequajturit VIP-a”. Keshtu perfundon ai komentin e tij, duke u vetembrojtur dhe duke treguar ne kete menyre se kapitulli me Adelen tashme eshte mbyllur, dhe s’ka kthim mbrapa.
ADELAJDA NË “BIG BROTHER” PËR T’U NDARË NGA I FEJUARI
“Adelajda nuk e do burrin prandaj ka gjetur nje arsye te ndahet nga ai”. Keto jane komentet rutine qe behen per Adelajden neper forume te ndryshme. Por edhe fakti qe ajo brenda shtepise, ka pohuar shpesh se nuk ka ç’te jape si banore e ketij “reality show”, te le te mendosh se ka qene nje skenar i paramenduar nga ajo. Ka gjetur pikerisht nje menyre te tille, per t’i dhene fund lidhjes se saj 5-vjeçare nga Goni, lidhja me te cilin i ishte bere e padurueshme. Dhe per ta justifikuar vendimin e saj ne menyren me te mire, ajo ka gjetur pikerisht kete rruge, qe do ta nxirrte ate dhe te justifikuar ne
syte e te gjitheve duke e ditur qe i fejari nuk do t’ia falte. Por fakti qe Adelajda nuk e ka permendur me madje nuk ka pasur nevoje per kete, tregon se ajo nuk e donte me ish-te fejuarin e saj, aq sa nuk po i intereson me loja qe duhet te beje brenda shtepise. Ajo ka shfaqur aty te gjitha komplekset e mundshme ne veshtiresine qe ka per t’u socializuar. Madje publiku e ka etiketuar si “acaruesja”, dhe e kane komentuar si te padurueshme dhe te palogjikshme sjelljen e saj ndaj Bjordit.

Postime te Ngjashme:
- Dashuri mes Bjordit dhe Adelajdes?
- Zbulohet lidhja e Polit me Mozën
- Arjoni e le te fejuaren per tu futur ne Big Brother
- Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
Popularity: 4% [?]

puthja e bjordit ishte fantastike
Like or Dislike:
0
0