Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
Fotomodelja italiane Marianna Gatto rrefen se si e la te fejuarin per t’u rikthyer te Bjordi.
Je nje nga te dashurat qe Bjordi ka permendur brenda shtepise “Big Brother”. E dije?
Po. Miku i tij i ngushte qe jeton ne Itali, Jeti me tregoi per kete, qe ai me ka permendur si nje “ish”. Por une do t’i thoja qe e dua ende.
Ti komunikon ende me Jetin, mikun me te afert te Bjordit?
Jeti eshte miku im, dhe miku me i mire i Bjordit. Ai di shume per lidhjen tone. Por fola edhe me kusheririn e Bjordit qe jeton ne Shqiperi, dhe ai me tregoi se Bjordi flet ende per mua brenda “Big Brother”. Jam e impresionuar, nuk ma kishte pritur mendja.
Je ne dijeni te ndonje lidhjeje te re te Bjordit, qe ka lene jashte shtepise?
Nuk e di, pasi mendoj se kam qene e vetmja e dashur e Bjordit.
Çfare mendon tani per te?
Ështe e komplikuar ajo qe ndiej dhe qe mund te shpreh. Une u takova per here te pare me Bjordin kur isha 14 vjeçe dhe pas kaq vitesh nuk mund ta harroj kurrsesi ate qe kam perjetuar. Mbaj mend takimin ne banesen time ne Leço, ne kopshtin perpara shtepise, ku ndodheshin dhe disa miq te mi.
Dhe çfare ndodhi?
M’u duk shume i pashem. Ishte nje dashuri me shikim te pare dhe direkt pas atij takimi ne filluam te frekuentonim njeri-tjetrin rregullisht. E keshtu nisi nje histori e bukur dashurie…
Po e quani histori, na tregoni diçka me shume…
Ne ishim shume te rinj dhe natyrisht nuk mund te quhet nje histori serioze. U takuam ne vere dhe ishte nje alkimi e vertete. Kjo lidhje keshtu vazhdoi. Pothuaj çdo vere ne vazhduam te shihnim njeri-tjetrin dhe flisnim shpesh ne telefon. Por nje prej ketyre pushimeve kur u ktheva ne Leço, ai nuk ishte ketu. Kerkova te kontaktoj me te, pyeta gjithe miqte e tij por askush nuk me tregoi se ku kishte shkuar. Kjo ishte shkeputja e pare…
Dhe si u rigjetet?
Kujtoj se diten qe u bera 16 vjeçe e takova ne plazh, kur shkova te blija nje akullore. Isha shume e lumtur kur e pashe, sepse personi qe me dha akulloren ishte Bjordi. E prita sa te mbaronte punen dhe folem per rreth kater ore. Ai me tregoi ne ate vere te paharrueshme per mua, se kishte shkuar ne Breshia me mamin e tij, Antoneten dhe kishte humbur telefonin bashke me te gjithe numrat. E ftova per ditelindjen time, ku ai me tregoi se kurre nuk me kishte harruar, por qe ishte lidhur me nje tjeter vajze. Vetem pak dite me vone u nda prej saj dhe keshtu ne rifilluam historine tone, shume me e rendesishme se ne fillim. Mendoj se ishte dashuri e vertete.
Thoni qe ai nuk jetonte ne Leço, çfare ndodhi me ty gjate asaj ndarjeje?
Bjordi dinte te dashuronte si asnje tjeter. Por gjate viteve qe ai nuk jetonte ne Leço une pata nje tjeter lidhje me nje tjeter djale, me te cilin u fejova. Me kthimin e Bjordit ne vjeshte, une vendosa t’i jepja fund lidhjes, pasi e ndjeva qe kisha bere gabim te rende.
Ç’mund te na thuash per vete dhe kur ke tentuar ta takosh se fundi Bjordin?
Une jam 19 vjeçe, jam vajze e vetme dhe jetoj e ndare nga prinderit, vetem me qenushin tim Maya. Studioj ne lice per muzike klasike. Ne janar kerkova ta takoja Bjordin ketu ne Leço, e te flisja me te, por nuk munda pasi ai kishte hyre ne “Big Brother Albania”, (fati i keq per mua).
Na thuaj ndonje detaj te lidhjes suaj?
Ai zakonisht me fliste “Maryjane”. Me ka dedikuar nje kenge, qe tregon per “Maryjane of spiderman”, filmi i tij i preferuar. Kenga thote: “Do perpiqem te behem i forte per te, perpiqem te mos bej gabime me te, por ajo nuk do te me prese mua, asnjehere, asnjehere…”
Si mund ta pershkruash Bjordin?
Mendoj se ishte fantastik. Djali me i rendesishem dhe i jashtezakonshem qe kam takuar ndonjehere. Ai do fitoje “Big Brother”, dhe me duhet te pres. Dua ta takoj e t’i them fjalet me te mira. Ne e kuptojme se sa shume na ka bere te lumtur dikush kur e humbim ate, dhe them se eshte e vertete. Por mendoj po ashtu se nese diçka e duam me te vertete, i gjithe universi do te levize ne favorin tone.
Per Adelajden ç’mendim ke, po shohim nje lloj afrimiteti mes tyre brenda shtepise?
(Qesh) Bjordi eshte nje djale qe mund te pelqeje shume vajza, por qe dashuron vetem nje. Shpresoj qe vajza qe ai dashuron, te jem une.
Si puth Bjordi, si eshte ne shtrat?
Shume i mire, por me duhet ta kujtoj pasi puthja jone e fundit ka ndodhur ne tetor 2006. Ështe shume shume i embel. Mund ta konfirmoj se dhe ne shtrat ka qene i mrekullueshem.
Si mund ta perkufizosh ate lidhje?
Isha e dashuruar. Ju s’mund ta imagjinoni dot se çfare ndiej une per Bjordin, edhe pse vitet kane kaluar. Ishte dashuria ime e pare, dhe me e mira.
Je nje nga vajzat e bukura te Leços, si te shohin te tjeret?
Une punoj si fotomodele ne agjencine e modes “John Casablancas Italia” ne Milano, por nuk dua t’ua them te tjereve kete fakt pasi Lecco eshte nje qytet i vogel dhe shume gjera keqkuptohen. Gjithsesi vitin tjeter do te zhvendosem ne Milano, ku do t’i perkushtohem universitetit. Mamin e Bjordit e ke njohur? Po kur isha 14 vjeçe. Para disa ditesh e kam telefonuar per Bjordin, kur pashe qe i lexoi letren e te atit me 27 shkurt gjate spektaklit “Big Brother”.
Ç’mendon per babain e tij?
Mund te them se nuk ka justifikime, nese ke braktisur femijen tend. Bjordi tani eshte 20 vjeç dhe kur nje prind nuk te ka rritur dhe nuk ka qene prane teje keto vite, emertimi “baba” eshte thjesht nje perkufizim. Me mire per te do kishte qene qe te kontaktonte me te birin ne nje tjeter menyre, jo nepermjet “Big Brother”.
Do tentosh te komunikosh me Bjordin?
Shpesoj qe te lexohet kjo interviste dhe te me ndihmoje dikush qe t’i dergoj nje mesazh Bjordit, ku t’i them se e pres ende.

Postime te Ngjashme:
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- Babai i Bjordit: Pse e braktisa tim bir 20 vite me pare
- Mimoza: Arjoni u skuq kur me puthi!
- Dashuri mes Bjordit dhe Adelajdes?
- Motra e Mimozes, Ajo qe shkoi per te marre pjese ne Big Brother
Popularity: 10% [?]

une e ndjeki me kenaqesi BB2 dhe shpresoj qe Bjordi te dashurohet me Adelen sepse sipas mendimit tim jan cift perfekt:):)
Like or Dislike:
0
0
adela eshte nje vajz perfekte edhe bjordi gjithashtui dhe shpresoj te jetojn te lumtur i uroj fat sepse e di qe do bashkoohen adela je miss i bigut ndersa bjordi mr. mat mirt jeni aa adela bukuroshe bjordi bukursoh
Like or Dislike:
0
0
adela je 1111 lokeqke
Like or Dislike:
0
0
une po enis letren duke te them se je vajze qe ske te share mbase mendon qe njerzit te perqeshin por jo s ecili ka imponimet e veta apor adela je 1 ti biordi dale fatlum qe te ka gjetur tyyty edhe pse num fitove 70 mije euro fiotve xemren epublikt dhe e shum kosovareve po shkruan adelina 13 vjeqarja te dua je idhudhi im
Like or Dislike:
0
0
adela luuum biordi qe te ka ka marre me vete ai zemren epublikut sepse adela eshte njeshi me e mira AJO DOLI NE FINALE DUKE LENE PAS 18 KONKURRENTE QTE THEM JE ME E mira te dua…?shkruan vajza 13 vjeqare adelina
Like or Dislike:
0
0
te them ne emer kososves je me mira ADELA je njeshi je kurreshtja qe na beri te jetojem nje telenoovel ku protagoniste ishe ti pa ty bba sdo flenta profili yt na i krenaron gjakun shqiptar se te duam t duam t duam je memira
Like or Dislike:
0
0
bjordi ka qen ma i mir edhe adejalda yllla jom kta duy love kiss
Like or Dislike:
0
0
Bjordii ma i mir
Like or Dislike:
0
0