Babai i Bjordit: Pse e braktisa tim bir 20 vite me pare
Ështe 62 vjeç, dhe nuk e ka shkelur Shqiperine prej 20 vitesh. Ne apartamentin ku jeton ne Mynich te Gjermanise sapo ka perfunduar letren e dyte, qe do t’ia nise Bjordit per ditelindje, me 11 mars.
Letra juaj qe i derguat Bjordit i preku te gjithe, aq sa shume dyshuan nese ishte shkruar vertet nga ju. Ç’mund te na thoni?
Ndjenjat per nje njeri nuk mund te transmetohen nepermjet nje njeriu tjeter. Çdo prind qe kerkon te njihet me djalin qe ka 20 vite pa e pare, nuk mund ta shprehe dhembjen nepermjet nje personi tjeter. Une jam ai, nuk ka kush te jete tjeter.
Nese do t’ju a kerkonim nje fragment te letres, a mundeni te na e kujtoni?
Po, e di permendesh, dhe mund t’ju kujtoj mbylljen: “Ndoshta e teproj ne zgjatjen e kesaj letre, por edhe nese eshte keshtu, e bej sepse nuk kam te ngopur duke komunikuar me ty… Te puth me mall dhe me lot Babi!
Kur e shkruat ate leter, naten apo diten?
E kam shkruar ne mesin e nates. Tani sapo kam perfunduar letren e dyte, qe eshte “nena e letrave” te mia, nese do ta quaj keshtu.
Me cilin qellim ia keni shkruar Bjordit kete leter te dyte?
Do te jete nje dhurate per ditelindjen e tij me 11 mars, diten kur ai mbush 21 vjeç. Pres avokatin tim, me te cilin punoj ketu ne Mynich, qe t’a dergoj ne “Top Channel” me faksin e tij.
Çfare do t’i kerkoni me ate leter djalit tuaj, qe nuk ju njeh?
Bjordit nuk i kerkoj asgje, vetem po konsumoj mungesat e mia ne gjithe keto vite pa e pare.
A mund te na zbuloni pak rreshta nga letra e dyte?
“Bjordi, çdo njeri ne kete bote kerkon te gjeje pozicionin e vet, dhe ti dukesh qe je kembengules ne rrugen qe ke nisur. Gjithmone mos harro perpjekjet e mamase, qe me perkushtim pedagogjik ka edukuar djaloshin Bjord, me virtytet me te mira te njeriut te shekullit XXI. Bjordi, u ben 20 vite qe s’te kam pare dhe ne Mars 2009 ti mbush 21 vjeç…”
Shpreheni me respekt per ish-gruan tuaj, çfare ju ka penguar ta takonit Bjordin?
Edhe kete e kam shkruar ne letren ne fjale, dhe ndaj nuk dua ta konsumoj tani sepse kam besimin se eshte shume me e forte se shpjegimi, qe do t’ju beja tani. Ështe cilesi e stilit tim te te shkruarit ku shfaqem sa romantik, aq edhe i bazuar ne realitet.
Realiteti eshte prekes, por cila eshte jeta juaj qe beni ne Gjermani?
Jetoj i vetem, familje nuk kam. Ne gjithe keto vite kam pasur ne perfytyrimet e mia Bjordin kudo ku kam ecur. Kam pritur rritjen e tij me qellimin qe; e para t’i perulem ne kuptimin e mire te fjales, dhe e dyta t’i kerkoj atij te faluren e madhe te nje prindi, qe e la atje ne Durres, kur iku me ambasadat. Dhe meqenese une u ndava me te emen e tij, nuk pata me mundesi pasi ne shqiptaret i mbajme pak gjate inatet.
Perveç letres do i beni nje dhurate tjeter Bjordit, sepse ne dime qe gjate gjithe rritjes se tij ju nuk e keni bere nje gje te tille?
Nuk po e quaj si tendence kete pyetje. Jam pak i holle ne keto gjera dhe arrij ta perceptoj, se ku doni te dilni. Por mund t’ju them se do i bej dhurate nje kartoline te shkruar italisht me urimin fisnik qe nje baba i ben femijes. Ndersa persa i perket pyetjes qe me beni, une zyrtarisht jam pa pune, punoj vetem kur me therret avokati me te cilin jam lidhur ketu, kur ka perkthime nga emigrante shqiptare. Keshtu qe deshira apo mosdeshira ne kete çeshtje dalin jashte loje. Besoj qe te gjitha dhuratat me te bukura, qe zbresin nga qiejte jane ne letren qe une do i dergoj. Nuk e keni idene e kesaj letre, po kur ta lexoni do te befasoheni.
Mos ndoshta nepermjet kesaj letre ju kerkoni nje ribashkim me ish-gruan dhe djalin tuaj?
Une kerkoj sido qe te jete puna per Bjordin, qe te mos qendrojne te ngrira marredheniet tona, por te marrin jete. Une flas dhe ju duhet te me nenkuptoni…
Domethene ju kerkoni ribashkimin?
Une dua qe Bjordin ta kem prane.
Po Antoneten a doni ta keni prane?
Per Antoneten bejeni lidhjen vete…
Atehere nese do te kerkohej te vije ta takoje Bjordin per ditelindje, a do te vije?
Po qe s’e eshte fjala per te ardhur per te takuar Bjordin, une vij me kembet e shpirtit, por eshte nje problem tjeter. Kam nje muaj qe vuaj nga stomaku dhe nuk mund te vij dot pasi jam ne trajtim ambulant.
Si e imagjinoni takimin e shumepritur me djalin tuaj, Bjordin?
Padyshim do te jete per mua ngjarja me e rendesishme e jetes time, por nuk mund ta imagjinoj dot, pasi ende nuk e kam prekur me dore birin tim dhe shqisat e mia ende nuk mund ta perceptojne kete ndjesi. Mezi po e pres takimin e madh.

Postime te Ngjashme:
- Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- Looks më modern të flokëve
- Qetsori: A mund te ndihet Moza xheloze?
- Abramovic i dhuron Henen të fejuares
Popularity: 5% [?]
