Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Big Brother Albania 2

Arjoni e le te fejuaren per tu futur ne Big Brother

Submitted by on March 16, 2009 – 8:14 pmNo Comment




Shpesh ngjajne pohime te pabesueshme dhe ne fakt nuk jemi te pritur t’i besojme me te vertete te gjitha. Kjo pasi kesaj here ne ndryshim nga edicioni i pare i “Big Brother”, banoret kane kuptuar se si funksionon loja dhe cilat jane menyrat me te mira per te terhequr vemedjen. Prandaj dhe strategjite qe ata kane perdorur dhe historite personale qe kane treguar, jane jo pak intriguese, nderkohe qe nuk dihet se sa te verteta mund te jene ato. Nderkohe Arjon Muça, njeri nga djemte me te bukur te ketij programi, ka qene mjaft i rezervuar ne rrefimet e tij per detaje nga jeta private dhe ne prezantim eshte mjaftuar, duke thene se ka pasur nje histori te gjate, e cila tashme ka mbaruar.

Por ai nuk ka dashur ta beje publik nje tjeter fakt, duke menduar se e gjitha kjo eshte nje problem, qe i takon atij dhe vetem atij. Nderkohe, ne mundem te komunikojme me Bertin, njerin nga miqte e tij me te ngushte me te cilin jane frekuentuar shume gjate qendrimit te Arjonit ne Itali. Ja çfare na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit çfare mund te na thuash diçka me shume nga ajo qe ne arrijme te shohim nga televizori?

Arjoni eshte nje tip shume i gjalle, me energji te papara, koshient per vlerat qe ka por edhe me kembe ne toke. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbaje gjalle shtepine, duke qene i kudondodhur dhe duke folur per shume tema. Por mendoj se kjo nuk mund te mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet te jene te gjithe aktiv si ai.

A ka akoma ai per te dhene ne ate shtepi?

Nga jeta qe behet ne ate shtepi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai eshte i kushtezuar, pasi aty te gjithe jane te paparashikueshem dhe sado i shkathet te jesh, e ke te pamundur te parashikosh se çfare do te ndodhe. Duhet te jesh me te vertete shume i zoti per te ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni eshte i tille?

Ai eshte tip shume i zjarrte, por zjarri i Arjonit nuk demton, ai i njeh mire edhe ekuilibrat.

Po ne lidhje me femrat si te duket?

Mendoj se duhet te lidhet me Mimozen pasi keshtu spektakli do te jete i garantuar. Duke qene mik i tij, e kam pare edhe ne marredhenie me femrat. Ai gjithmone thote se gjeja me e bukur qe na ka dhene Zoti eshte femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetem nese hyn ne nje lidhje, do te arrije ta nxjerre kete ane te tij kaq te veçante. Arjoni eshte tip qe te ben te biesh ne dashuri, nuk mund te ndodhe ndryshe, pasi ka te gjitha cilesite e duhura per ta bere nje femer te dashurohet çmendurisht pas tij.

Ka thene ne prezantim se ka nder mend nje strategji. Ju si mendoni cila eshte kjo strategji?

Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjite, madje them se po filloi te beje klane, do te humbase pasi ai eshte shume transparent si natyre dhe do i duhet te devijoje shume.

Cilat tipe femrash i pelqejne Arjonit?

Atij i pelqejne shume brunet, siç eshte Adelajda, kavajsja. Ndersa Mimoza ngjan shume me ish te fejuaren e Arjonit, me Roselen….

Pse ka qene i fejuar Arjoni?

Upss! Me duket nxorra ndonje sekret?

Na thuaj diçka me shume per kete Roselen…

Me Roselen ka rreth 10 vite qe njihen dhe dy vite qe bashkejetojne. Por duhet te sqaroj per lexuesit konceptin e te fejuares. Ne Itali “la fidanzzata” eshte vajza me te cilen ke krijuar nje lidhje te stabilizuar nderkohe qe ne Shqiperi kur je i fejuar, eshte njesoj si te jesh i martuar, vetem femijet mungojne per ta fituar statusin e te martuarit. Per ne, miqte e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Nje vajze shume e bukur, te cilen ai e njohu ne shkolle. Ajo ishte shume e dashuruar me Arjonin nderkohe, qe nuk mund te them te njejten gje per shokun tim, pasi ai asnjehere nuk me ka thene se ka rene ne dashuri me te, madje me sa di une ai akoma nuk e ka provuar dashurine e vertete. Ne vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye ne Shqiperi, ata i kerkonin atij qe te bente te njejten gje. Nderkohe, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselen e kishte kunder. Ajo e dinte se çfare efekti krijojne programe te tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit ne Shqiperi, mund te vuloste largimin e tij pergjithmone nga Italia. Arjoni i tha se eshte i vendosur per te marre pjese ne ate program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselen..

Pasionet ekstreme te Arjonit

Berti tregon edhe per te tjera pasione te Arjonit perveç femrave. Ai thote se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shume. Ka punuar ne nje studio dizajni, por me vone preferoi te punonte baywach, per arsye se paguhej shume mire aty. Ai gjithashtu, eshte i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka nje makine sportive spektakolare. Nderkohe, ai ka enderruar gjithmone t’i futej botes se artit dhe deshiron te beje nje shkolle ne Shqiperi per aktrim dhe regjisure. Para se te futej ne “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte per arsye te pjesemarrjes ne “Big Brother”.

arjoni

Postime te Ngjashme:


Popularity: 8% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.