Takat, viti i ekstremeve!
Sandalet, zgjidhja e vetme për ditët e nxehta, ku zhiva e termometrit tregon 40 gradë Celsius, janë të vetmet “shpëtimtare” të stinës.Stilistët, shpeshherë të çuditshëm, kësaj radhe kanë ideuar silueta për të kënaqur çdo kërkesë dhe kapriçio të konsumatorëve dhe për më tepër ato kanë qenë në gjendje t‘i godasin, duke bërë për vete mirënjohjen e publikut femëror, që është i lodhur nga zgjidhjet e pavlefshme.
Le të fillojmë nga ato më të ulëtat, që natyrisht është një nga takat më të pëlqyera dhe më e përdorshmja nga femrat. Disa prej këtyre modeleve janë të thjeshta, madje edhe në anën e prapme.
Por shpesh, në fakt, ato që bëjnë modën janë të ashtuquajturat “merimanga” ose “të përziera”, si ato që bliheshin dikur me porosi në punishtet artizanale. Mite si Grace Kelly (Grejs Kelli) dhe Audrey Hepburn (Odri Hepbërn) i kishin sjellë në modë që në vitet ‘60.
Këtë vit, moda e sandaleve është po ajo e viteve ‘60, por me një ndryshim disi të vogël, sandalet janë të zbukuruara me brilantë, gurë të çmuar, kristale dhe vija me ar e argjend. Është momenti i duhur për kandidatet femra, të cilat kohë më parë ishin të detyruara të mësoheshin me taka të larta, për shkak të mbrëmjeve elegante. Më në fund ky tabu është thyer, për shkak se gjithmonë kërkonte veshje dhe këpucë elegante, që detyrimisht ishin të lidhura me takat e larta.
Le t‘i rikthehemi edhe një herë asaj çka shkruam më lart. Në universin e larmishëm femëror ka edhe nga ato femra që jetojnë në mënyrë të pandarë me këpucët me taka të larta. Në rastin e grave të shkurtra, takat e larta janë zgjidhja e duhur. Por ka femra që nuk e konceptojnë dot idenë e daljes nga shtëpia pa taka. Për to imazhi i sandales së sheshtë është një ulje e prestigjit femëror. “Të shpejta si një veturë policie” ato lëvizin vazhdimisht mbi rrugët e prishura, që për pjesën tjetër të universit janë të papërdorshme, madje edhe si këpucë tenisi.
Për maniaket e lartësisë, takat janë një çështje psikologjike. Ato mbeten një element i pazëvendësueshëm i magjisë. Kur u vjen sërish koha, femrave u shtohet edhe një “hall” më shumë, ai i përzgjedhjes së tyre. Përveç skeletit që nuk perëndon, ka kunja të holla, taka picigjate dhe prodhime të pambrojtura të dizajnit, që i transformojnë këpucët në skulptura.
Ndonjëherë ato duken si objekte koleksioni të vërteta. Megjithatë, pas këtyre fjalëve, edhe takat kanë avantazhet e tyre. Në kundërshtim me atë çka besohet, takat e larta ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit. Në këtë mënyrë, ngritja mbi taka nuk është e fiksuar dhe pesha nuk bie e gjitha nën thembër, por mbi të gjithë shputën e këmbës, duke e bërë ecjen më të stabilizuar.
Po femrat që nuk dinë të manovrojnë dhe nuk ecin dot me taka të larta, çfarë të bëjnë? Mos u frikësoni. Mbreti i të gjithë këpucëve, i nderuari Manolo Blahnik (Manol Blejnik), pohon se: “Një grua që nuk ka një ekuilibër perfekt të jeni të sigurt se duket më seksi”.
Një tjetër alternativë për femrat mbetet edhe këpucë-sandalja. Ky version është më i përshtatshëm për femrat, madje i këshillueshëm edhe nga mjekët ortopedikë. Është një lloj take që ndihmon në ecje, nuk e lodh shtyllën kurrizore, nuk e vret këmbën. Por, çudia më e madhe është se asnjë nga stilistët nuk e vë në përdorim, sepse thonë që është jashtë mode. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këpucët më në modë janë ato të markës “Taryn Rose”. Një stiliste kjo, e cila në të kaluarën e saj ka qenë një kirurge ortopedie, që po revolucionon tregun e këpucëve femërore. Ideja e fitores së saj është e thjeshtë, banale: të propozojë këpucë të kohës, por sa më të lehta në përdorim.

Postime te Ngjashme:
- Si te mbajme kembet ne forme
- Dimri vjen me taka të larta dhe bereta
- Paracetamoli, zgjidhja për qetësinë e fëmijës?
- Kanceri i Gjirit
- Femrat në shtrat nuk mendojnë më
Popularity: 12% [?]
