Shumë seksi, shumë herët..!!
Qe ne fillim duhet thene diçka jo fort e parendesishme: Tendenca per tu dukur seksi qe ne moshe fare te re, pothuajse femije, ne fakt nuk eshte vetem nje fenomen “shqiptar”, pra jo vetem adoleshentet tane sillen keshtu. Behet fjale per nje tendence te pergjithshme perendimore, shkaqet e se ciles lidhen me imazhet e percjella nga mediat (televizioni ne menyre te veçante) dhe fushatat e marketingut qe i nxitin te rinjte te jene “seksi”.
Por si prinderit mund ti mbrojne femijet e tyre?
Asnjehere nuk eshte e lehte te jesh prind. Por ne ditet tona eshte bere edhe me e veshtire. Nje vezhgim nderkombetar i vitit 2002 zbuloi qe 76 perqind e prinderve mendonin se ishte shume me e veshtire te rrisje femije sot sesa ne kohen kur ata vete kishin qene femije; dhe 47 perqind thane se sfida e tyre me e madhe ishte perpjekja per ti mbrojtur femijet e tyre nga ndikime shoqerore negative qe perfshijne imazhe ngacmuese dhe shqetesuese, dhune dhe mesazhe te papershtatshme per moshen qe shfaqen ne media.
Si do i ishit pergjigjur ju ketij vezhgimi? A po perjetoni dhe ju te njejten situate te veshtire ne perpjekje per te mbrojtur femijet tuaj nga ndikimet negative? A ju duket e veshtire per te vendosur dhe perforcuar kufijte brenda te cileve duhet te levizin femijet tuaj? Per te percaktuar sa, kur dhe çfare eshte e pershtatshme per ta?
E lehte te besh pyetje. E veshtire te gjesh pergjigjet e duhura. Prinderit e dine qe per disa gjera duhet thene shkurt “JO”! Por duke thene thjesht ‘JO’nuk do zgjidhej problemi dhe nuk mund te thuash JO per gjithçka.
Duhet te gjejme zgjidhje per problemet e femijeve, shpesh ne çastet me te papritura dhe ne menyra te paparashikueshme. Per tia arritur qellimit puna e pare qe duhet bere eshte te dime dhe te njohim se kur dhe si jeta feminore e perballur me seksualitetin ka ndikim tek femijetne moshe te vogel.
Nje sere librash te koheve te fundit nga Shtepia Botuese MAX si dhe te reja e raporte kerkimore kane ngritur shqetesimin rreth qendrimeve dhe sjelljes seksuale te shume adoleshenteve sot dhe ne menyre te ndjeshme te moshave nga tete deri ne dymbedhjete vjeç. Keto te dhena shpesh na lene te kuptojme se sjellja ne fjale krijohet papritur nga hiçi kur femijet fillojne shkollen e mesme (ose tetevjeçaren).
Pothuajse kurre nuk mendojme per ate çka ka ndodhur gjate viteve me te hershme ne jeten e tyre te cilat kane paraprire ate çka po ndodh tani me keta adoleshente. .
Ne jeten e femijeve ka plot çeshtje dhe pyetje qe lidhen me seksualitetin dhe vete seksin dhe eshte shume e rendesishme qe te rriturit te tregojne kujdes per ti njohur e per ti kuptuar ato. Rrefimet e meposhtme nga prinder dhe mesues na bejne te qarte faktin se nese duam ta kuptojme dhe ta trajtojme çeshtjen e seksualitetit tek femijet duhet ta nisim punen tone qe kur femijet jane shume te vegjel. (jane perdorur iniciale per te ruajtur anonimitetin e deshmuesve)
Duke qare ne vaske…
Xh. tregoi se nje mbremje pak kohe me pare vajza e saj shtate vjeçare H. filloi te qante ne vaske. E shqetesuar per kete Xh. e pyeti se çfare kishte. H. u pergjigj: “Jam e shendoshe. Une jam e shendoshe. Dua te jem simpatike si I. (nje vajze shume e dobet e shume e njohur ne klasen e H.)I.vishte rroba moderne te cilat Xh.-se i dukeshin krejt te papershtatshme per nje shtatevjeçare. Xh. i hodhi doren mbi shpine H. duke i thene se i pelqente trupi i H. se ishte trup shume i bukur per nje shtatevjeçaredhe se s’kishte pse te dobesohej. Por H. kishte vazhduar te qante dhe thoshte se donte te mbante diete.
Xh. nuk dinte çfare te thoshte apo çfare te bente pas kesaj. Sipas saj, H. kishte trup normal per moshen qe kishte. Ajo qe nuk ishte normale, – mendonte Xh., ishte se si nje femije aq i vogel mund te mendonte per te mbajtur diete, per te mos permendur deshiren qe kishte per tu pelqyer nga djemte sepse ishte “simpatike” dhe “seksi”.
Ishte apo s’ishte normale nje gje e tille, ajo qe kishte kuptuar Xh. ishte se H. ishte me te vertete e shqetesuar dhe e stresuar dhe se duhej te bente diçka per ta ndihmuar.
Teksa perpiqej te kuptonte kete shperthim emocional te vajzes 7 vjeçare, Xh. ia vuri fajin me te madh shoqeve te H. te cilat po ndikonin gjithnje e me shume tek ajo duke u bere teper te rendesishme per te.
Kohet e fundit, kur H. ishte kthyer ne shtepi mbas nje loje me kukulla, kishte treguar se si kishin zhvilluar nje sfilate mode me kukullat e shoqeve te saj.Xh. shqetesohej sepse kur H. dhe shoqet e saj luanin se bashku ato shpesh improvizonin takime dashurie si dhe dasma me kukullat e tyre Barbi.
Por ajo qe e shqetesonte me shume Xh. ishte koha e gjate qe femijet kalonin ne shtepite e njeri-tjetrit me kukullat e tyre, emrat e kukullave, pamja e tyre anoreksike, seksualiteti i tyre i dukshem, garderoba me veshje ekstravagante si dhe rendesia qe i kushtohej shoping-ut dhe paraqitjes se jashtme si pika kyçe te lojes.
Kur Xh. shprehu mendimin se nuk i pelqente qe H. kishte ato kukulla, H. tha se gjithe femijet e tjere kishin po ato kukulla dhe se asaj i pelqente shume te luante me to ne shtepite e tyre. Asaj dhe shoqeve te saj iu pelqente shume ti vishnin kukullat, ti nxirrnin per shoping si dhe neper takime.
Megjithese Xh. nuk u bind, ajo nuk dinte çfare do bente kur H. te kishte ditelindjen muajin tjeter. Ajo ishte mese e sigurt qe ndonje vajze do ti sillte H.-se kukulla si dhurate. Edhe sikur Xh. T’ia fshihte kukullat ajo e dinte qe H. perseri do te luante me to ne shtepite e shoqeve te saj. Kohet e fundit H. kishte kerkuar madje (pas nje bisede ne shkolle) te behej pjese e nje komuniteti on line ku femijet mund te luajne dhe te blejne gjera per kukullat e tyre me ane te internetit se bashku me femije te tjere.
Megjithate, thelle, thelle ne vetvete Xh. ndjente se ajo qe e shqetesonte me teper ishte se ku do ti çonte keta femije gjithe ky interes per pamjen e jashtme e per te qenit i famshem dhe seksi.
H. nuk pelqente trupin e saj tani qe ishte vetem shtate vjeç. Po kur te behej trembedhjete vjeç çfare do mendonte valle? Xh. kishte degjuar se sjelljet dhe veprimet e lidhura me seksualitetin tek femijet dhe adoleshentet ishin shume te shpeshta dhe te hershme siç ishin gjithnje e ne rritje problemet e çrregullimet me te ngrenin, madje edhe tek vajzat e vogla. A mos valle lotet e H. per trupin e saj ishin shenja e pare per shqetesime te tilla? Ç’lidhje kishte midis shqetesimit per imazhin e trupit dhe seksualitetit? Po çfare donte te thoshte ajo ne te vertete me te qenit “seksi”?
Duke e ditur se sa te veshtira ishin keto pyetje Xh.-se iu duk pothuajse e pamundur te gjente menyren e duhur per t’u pergjigjur. Ajo u merzit pasi ndiente pasiguri madje dhe shqetesim ngaqe nuk dinte se cila ishte gjeja e duhur per te thene apo per te bere.
Histori si kjo qe na tregoi Xh. per vajzen e saj ka shume. Keshilla te pergjithshme qe vlejne per te gjitha rastet, nuk ka. Secili rast meriton vemendje dhe zgjidhje sipas specifikave dhe rrethinave te vete femijes dhe familjes ku ajo rritet. E vetmja keshille qe vlen per te gjitha rastet eshte: Jepini femijes dashuri dhe vemendje. Qe ne vogeli! Sigurisht qe kjo nuk do t’ju shpetoje nga te gjitha problemet, por nese do mundeni ta beni kete, gjithçka do jete me e lehte me vone.
Ja si shkruan nje lexuese e Shekullit ne Blogun online:
“Koha qe jetojme vertet qe kerkon qe prinderit te punojne dhe shume madje. Per mendimin tim duhet te gjejme “rezervat” qe mund te kete secili nga ne (dhe ne çift) per kohen qe u japim femijeve. Absolutisht qe ka rezerva, por duhet te arsyetojme vete. E rendesishme eshte vemendja. Efektet e asaj qe bejme sot me femijen, do ti ndjejme shume vone, kur ai/ajo te jete rritur, por atehere nuk mund te korrigjoni asgje. E dini ate historine e bukur qe nje person kishte mundesine te kthente kohen pas? Sa here donte te korigjonte nje gje qe nuk e kishte bere mire e kthente kohen pas dhe mundohej ta korigjonte. Sa here qe kalonte nje çast te bukur e kthente kohen pas per ta rijetuar. Por kjo eshte nje fantazi e nje shkrimtari. Ne realitet, ate qe ben sot do ta korresh neser…
———————
SONDAZHI I SH2
100 te rinj thane:
Stafi i SH2 vendosi te zhvilloje nje seri sondazhesh, rezultatet e te cilave do te behen te ditura çdo te shtune ne faqet e gazetes “Shekulli“.
Numri i te pyeturve do te jete 100 dhe mosha ne baze te karakterit qe do te kete sondazhi. Sondazhi i kesaj jave eshte bere ne Tirane me te rinj gjimnaziste dhe studente te vitit te pare dhe te dyte, per nje problem qe tek ata eshte i perhapur ne mase: Marredheniet e tyre me prinderit.
Duke qene se eshte nje moshe delikate, problemi ne fjale eshte mjaft prezent si tek te rinjte, por edhe tek prinderit vete, te cilet ne mjaft raste nuk dine si te veprojne. Po si jane marredheniet e 100 te pyeturve te Shekullit me prinderit? Le te shohim rezultatet.
1. Jeni grindur javen e fundit me prinderit?
65- Jo;35- Po
2. Do donit te mos jetonit me prinderit?
52- Po;48- Jo
3. Flisni me ndonje nga prinderit per te dashurin/ en?
54- Jo;46- Po
4. Nese do shkeputeshit nga prinderit me ke do jetonit?
41 – vetem
36 – me te dashuren/ in
11-me shoqet/ ket
4 – me vellain/ motren
3 – me te fejuarin/ en
2 – vetem me mamin
1 – me xhaxhain
1 – vetem me babin
1 – do martohesha
5. Nga prinderit do te donit me shume leke apo vemendje?
54 – Vemendje;46 – Leke
6. Sa here ne jave dilni me prinderit?
31 – asnjehere
29 – 2 here
27 – 1 here
7 – 3 here
5 – 5 here
1 – çdo dite
Postime te Ngjashme:
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- E verteta e Mimozes
- Sekretet qe la pas MERLIN MONRO
- Femrat në shtrat nuk mendojnë më
Popularity: 6% [?]

mendoj se ne te gjith duhet ti kushtoj kujdes femijeve ne moshat e hershem te merremi me ta ti kshillojm te kemi kujdes me ken shoqerohen se shoqria luian nje rol te rendsishem ne jeten e njeriut nuk eshet e kot thenja se me kan te rrish qashtu bahesh te kemi kujdes te serialat mos ti lem ti percjewllin sepse ata ndikojn negativisht ne jeten e adoleshentve ti percjellin vetem program e tyre moedoj se vizitz e prinderve nepre shkolla shum te njoftohen per femijet e tyre prinderit e keshtu me rradh
Like or Dislike:
1
0
une mendoj see perindrit femijet shum pak i kuptojn ose me mir te themi fare edhe femijet per ket arsyje edhe ngurojn te flasim me perndrit tyre per problemet qe ikan se ndonjeher mendoj qe perindrit me shum gjykojn se qe arrin te kuptojn une them qe saa me shum te jen te hapur me perinder te flasi hapur me ta moss te nkuroj te pysin qdo qee qe ju intereson …
Like or Dislike:
0
0