Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Beauty & Fashion

Rrobat e përkryera të banjës

Submitted by on March 3, 2009 – 11:01 pmNo Comment




Mos e shih me inat trupin tend. Shih me syrin e duhur rrobat e banjes: qe te te shkojne dhe te te tregojne me elegante. Kjo eshte e mundur. Meso t’i zgjedhesh

Koha e detit dhe e pishinave tashme ka ardhur, nderkohe qe dietat duhet te jene magjike, qe ti te kenaqesh nga trupi yt. Por mos i shih si zgjidhjen e vetme per nje look terheqes, ku nuk bien ne sy defektet. Sido qe te jete trupi yt, sado e shendoshe te mendosh se je, kujtohu: dhe per ty ekziston nje kostum banje perfekt. Si ta gjesh? Ne po ju japim nje varg me keshilla.

Fillo te mendosh si duhet! Per te demistifikuar blerjen e rrobave te banjes, konsideroji si nje pjese te garderobes dhe mos e humb stilin personal. Zgjidh nje model dhe ngjyre sipas stilit dhe shijes tende.

Stilistet e rrobave te banjes keshillojne se femrat duhet t’i zgjedhin ato ne te njejten menyre qe veprojne per pjesen tjeter te garderobes. Mund te zgjedhesh mbathjet nga nje pale rroba banje dhe reçipetat nga nje pale te tjera, kur keto ndahen. Ideja per te blere rroba banje te ndara te modeleve te ndryshme eshte ne trend. Pra, shko ne dyqan dhe mbaj stilin tend ne koke!

Gjithsesi, modeli ka dhe nje funksion tjeter: ate te marredhenies me defektet. Shpesh kjo i shqeteson femrat me shume se çdo gje tjeter. Por gjithsesi nuk eshte e pamundur qe dhe me rroba banje te mbulosh defektet.

Per sa i perket trupit, jane bere kater klasifikime te pergjithshme per problemet me klasike. Ne secilen prej tyre gjenden dhe rrobat e banjes qe i mbulojne keto papersosmeri.

Gjoks i madh

Duhet te kerkosh rroba banje me nje pjese te siperme qe mbulon ne menyre te konsiderueshme gjoksin. Duhet te shmangesh bikinit me nje trekendesh te vogel dhe me rripa te holle, qe nuk e kontrollojne dot nje gjoks te madh. Ndersa rripat e trashe qe lidhen pas qafes e mbledhin gjoksin. Ngjyrat e erreta jane shume te mira per te mos terhequr vemendjen.

Çelesi ne kete rast eshte ndertimi i pjeses se reçipetave. Shume rroba banje nuk kane shtrese perforcuese ne pjesen e siperme. Prandaj duhen zgjedhur ato qe kane nje shtrese te tille. Rripat jane gjithashtu te rendesishem. Sa me te gjere te jene, aq me e madhe eshte mbeshtetja.

Bark i madh

Duhet te veshesh rroba banje trup, qe japin iluzionin e nje beli me te holle. Harroji bikinit dhe sidomos shiritat horizontale – ato do ta theksonin kete zone. Rrobat e banjes trup, per shkak dhe te materialit te tyre, e mbledhin zonen e barkut.

Materiali qe tendoset eshte çelesi. Fijet e fibres sintetike dhe najlonit bejne qe kostumi t’u pershtatet dhe trupave te shendoshe dhe, perveç kesaj, pjesa e belit eshte e mbuluar. Nje zgjidhje e mire jane dhe tankinit (rroba banje me dy pjese, por pjesa e siperme ka formen e kanotieres) kur barku eshte i mbuluar. Tankinit jane shume te mira per vajzat sportive, shume aktive ne plazh.

Vithe te gjera

Per te balancuar formen e dardhes, zgjidh modele qe mbulojne dhe kontrollojne defektet. Prerjet tradicionale te mbathjeve, me shirita te trashe anash, do te te tregojne me te beshme. Ne vend te tyre, zgjidh mbathje shume te ngrena, qe t’i tregojne kembet e gjata dhe te japin nje pamje me elegante.

Edhe kostumet e banjes qe kane nje fund te shkurter funksionojne (ose fustanet e shkurter), si minimizues te pjeses se poshtme. Dhe nuk ngaterrohen aspak me ato te kohes se shkuar. Sot ata jane me te shkurter, me gazmore. Duhet te qendroni larg pantallonave te shkurtra si te djemve, sepse ato e bejne pjesen e pasme te duket me e madhe. Ne rast se je vertet e ndrojtur, vish nje pale rroba banje qe pjesen e siperme e kane ne forme fustani te shkurter. Jane shume te bukura dhe te mbulojne goxha.

Per sa i perket ngjyrave, zgjidhi te erreta per pjesen e poshtme. Duhet qe veshtrimin ta terheqesh ne pjesen e siperme me ngjyra te ndezura ose duke veshur nje kostum banje, qe ka detaje ngacmuese ne pjesen e siperme.

Kur je e kolme

Ekspertet bien dakord qe me i pershtatshmi eshte kostumet trup – sidomos ata me material ngjeshes, qe te mbledhin.

Çelesi eshte tek efekti i njetrajtshem, qe e ben silueten te duket me elegante.

Syno dizenjot e ngarkuara dhe ngjyrat e erreta – sidomos ngjyra qe te shkojne. Nje model i hapur lart ne forme V-je, me nje ngjyre te erret, do te ishte ideal. Por mos shko direkt te ngjyra e zeze! Provo ngjyra te tjera qe mund te te shkojne!

Me pas vjen radha e aksesoreve, qe jane dora e fundit per te larguar vemendjen nga zonat problematike dhe njekohesisht te japin nje look modern dhe stil. Keshtu qe gllabero nje kapele te stermadhe, disa shapka interesante, syze dielli plot shkelqim dhe ndonje shall chic.

Çfare duhet te kesh parasysh kur ble rrobat e banjes:

- Para se gjithash, duhet te njohesh trupin dhe modelin ne te cilin ndihesh me mire dhe cilat ngjyra te shkojne. Rrobat e banjes nuk ndryshojne shume nga pjesa tjeter e garderobes: ngjyrat e erreta nuk bien ne sy, te ndezurat terheqin vemendjen. Keshtu, zgjidhi rrobat e banjes sipas synimit qe ke per te fshehur defektet.

- Mos harro: te qendruarit mire ne trup eshte me e rendesishme se masa qe ato kane. Ndonjehere, nje numer me pak ose me shume ben diferencen ne menyren si te rrine rrobat e banjes. Ne rast se ti kerkon te mbulohesh sa me shume, mos kerko nje numer me te madh – kerko nje model qe mbulon me shume ne masen tende. Mos harro qe te duhet kohe per te pare me kujdes rrobat e banjes qe po provon. Ndonjehere te ulesh rripat e mbathjeve apo te shtrengosh ato te reçipetave, mund t’i beje rrobat e banjes nga aspak ne mase per ty, ne masen perfekte.

- Eksperimento me modelet. Merr nje shoqe me vete ose kerko te marresh disa modele ne shtepi, ku mund t’i provosh me qetesi dhe te marresh mendimin e te tjereve. Ti mund te zgjedhesh dhe te kombinosh pjeset e kunderta prej dy pale rrobash banje dhe kjo eshte ideale si per permasat, dhe per stilin.

- Ne rast se e perballon ekonomikisht, bli disa kostume banje, qe te pershtaten me situaten. Nje ne forme fustani mund te vishet ne nje feste ne pishine, ku ti do te jesh e mbuluar dhe te dukesh bukur. Per sa me teper rreze, te duhen nje pale bikini. Mund te duhet nje kostum banje trup, kur duhet te levizesh me femijet ne breg.

- Para se t’i blesh, merr pak kohe per t’i provuar dhe per te levizur me to. Te duhen ca minuta per te ngritur krahet dhe per t’u rrotulluar. Duhet te sigurohesh qe kostumi perkulet me ty. Kushedi sa gra, sapo dalin nga uji, gjeja e pare qe bejne eshte te sjellin rrobat e banjes ne vend. Meso se, nese rrobat e banjes nuk jane te rehatshme, ti nuk do ta shijosh si duhet kohen ne pishine ose plazh.

swimwear

Postime te Ngjashme:


Popularity: 11% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.