Kujdesi per lekuren
Lekura perbehet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nenlekurore e emertuar ndryshe subkutane.
Epiderma: Eshte shtresa e jashtme e lekures (ajo qe shihet dhe preket). Vete epiderma perbehet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme te qelizave te lekures formohen ne shtresen me te brendeshme te epidermes (shtresa germinative) dhe dalin ne shtresen me te siperfaqshme (shtresa korneale). Gjate ketij procesi, qelizat e gjalla shnderrohen ne te vdekura. Qelizat e vdekura ne siperfaqe bien vazhdimisht duke i lene vendin qelizave te reja qe vijne nga poshte. Shtresa korneale e epidermes eshte shtresa e pare mbrojtese e organizmit.
Derma: Perben bazen e lekures. Ajo permban ene gjaku dhe limfatike, gjendra djerse, folikula qimesh, gjendra sebace dhe mbaresa nervore. Te gjitha keto lidhen se bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastines te cilat i japin lekures forcen dhe fleksibilitetin.
Shtresa nenlekurore (subkutane): Eshte nje shtrese dhjamore qe jo gjithmone konsiderohet pjese e lekures. Gjithsesi mirqenia e saj ndikon drejtpersedrejti ne mirqenien e dermes dhe te epidermes.
Tipat e lekures:
Ne pergjithsesi ato jane: normale, e yndyrshme, e thate dhe e kombinuar. Ato percaktohen ne vartesi te nivelit te yndyres dhe thatesise. Zakonisht tipi i lekures varet nga madhesia e poreve.
Lekura normale: Ka nje perberje te ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret jane mesatare.
Lekura e yndyrshme: Ka nje teksture te trashe. Zakonisht zonat yndyrore shkelqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjendrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave te vdekura ne folikujt e qimeve. Poret jane me te medha.
Lekura e thate: Ka nje teksture te ashper. Nuk ka zona te ndritshme, ne te kundert lekura duket e fjetur. Poret jane zakonisht te vogla sepse sasia e yndyres eshte e paket. Me kalimin e moshes, lekura e thate eshte e prirur te krijoje rrudha.
Lekura e kombinuar: Eshte nje perzierje midis zonave te thata e te yndyrshme ne shkalle te ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) jane te yndyrshme, ndersa mollzat dhe qafa jane te thata.
Pastrimi i fytyres
Ky trajtim konsiston ne mirembajtjen e lekures se fytyres, pastrimin e qelizave te vdekura, heqjen e pikave te zeza, trajtimin e komedoneve, korigjimin e ovalitetit dhe poreve te zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave te lekures sic jane; mungesa e lageshtires, imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyres eshte nje trajtim tradicional, tashme i kompletuar fale aparaturave dhe produkteve profesionale qe stimulon metabolizmin e lekures. Procesi permban shume faza duke filluar nga pastrimi i lekures eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 ore 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave te zeza. Ky trajtim eshte i permuajshem. Ketij trajtimi nuk mund t’i nenshtrohen grate shtatzana dhe ato qe vuajne nga semundje te zemres. Gjithashtu nuk keshillohet edhe gjate ciklit menstrual.
Egzaminimi domosdoshmeri
Vihet re nje tendence e klienteve. Ato jane te prirura te konsumojne produkte shume te kushtueshme, te blera me porosi jashte shtetit. Cilesia kushton por ne kete rast mungon sugjerimi i estetistes i cili eshte i bazuar ne njohurite dhe eksperiencen e saj. Fytyra kerkon kujdes dhe ajo nuk mund te trajtohet me produkte te hamendeshme ose te sugjeruara nga persona inkompetente. Askush nuk eshte i afte te percaktoje karakteristikat e lekures se fytyres me sy te lire, madje as specialisti, pa ndihmen e skanerit te posacem i cili ploteson te dhenat dhe eshte i pagabueshem. Ketij egzaminimi i nenshtrohen detyrimisht klientet qe ne takimin e pare. Lind nevoja qe here pas here te behet ky egzaminim sepse faktore te ndryshem ndikojne ndjeshem dhe lekura e fytyres mund te shfaqe probleme te paparashikuara. Nga eksperienca mund te them se ne te gjitha egzaminimet e fytyrave, jane konstatuar dy ose me shume cilesi. Me sy te lire mund te konstatojme nje fytyre mikse ose te yndyrshme. Cilesite e tjera qe fsheh lekura zbulohen me skaner i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nese neglizhojme kete fakt, rrezikojme te perdorim produkte te papershtatshme qe nuk e ndihmojne lekuren.
Karakteristikat e lekures se fytyres
Karakteristikat percaktohen nga geni. Ato gjenden te kombinuara ne forma te ndryshme si p.sh.
Fytyre sensibel + e yndyrshme
Fytyre sensibel + e thate
Fytyre kuperoze + e thate
Fytyre kuperoze + e yndyrshme
Fytyre mikse + sensibel
Fytyre kuperoze + mikse + sensibel
Fytyre kuperoze + e thate + sensibel etj
Pershtatja e trajtimit
Ne keto raste i paraprihet problemit me delikat duke perdorur produktin e pershtatshem te kombinuar. Nderhyrja eshte delikate sepse ne rast se lekura ekspozohet ne avull me shume se sa duhet, pasojat jane te pakorigjueshme. Gjithashtu edhe trajtimi me produktin e gabuar mund te stimuloje dehidratimin, yndyren deri ne superprodhim ose te asfiksoje lekuren.
Perjashtimet ne trajtim
Ketij trajtimi nuk mund t’i nenshtrohen grate shtatzana, pavaresisht nga domosdoshmeria e trajtimit per arsye se avulli dhe jonoforesis (kontakti me cilindrin metalik), ndikojne negativisht tek fetusi.
Klientet me probleme kardiake (semundje te zemres) gjithashtu nuk mund t’i nenshtrohen ketij trajtimi. Edhe gjate ciklit menstrual ky trajtim nuk keshillohet.
Per keto kategori ka zgjidhje te tjera ku nderhyrja behet nepermjet masazheve, maskave etj.
Faza pergatitore
Pasi jemi siguruar qe klientja nuk i perket perjashtimeve, bejme egzaminimin e lekures. Karakteristikat regjistrohen ne kartele. Ato mund te ndryshojne ne vartesi te disa kushteve si agjentet atmosferike, ndjeshmeria ndaj drites, menyra e te ushqyerit etj. Para trajtimit keshillohet klientja te heqe bixhute metalike; unaza, vathe, varse, byzylyke, piercing etj. Per shkak te aksesoreve te aparatit elektronik qe perdoren gjate procesit.
Pastrimi
Pastrohet makiazhi i syve, faqeve dhe buzeve me xhele pastruese.Me pas lekura trajtohet me late (qumesht pastrues) dhe perfshin dekoltene, supet, qafen dhe fytyren. Perthithja e produktit shoqerohet me masazh i cili meson klienten te relaksohet. Disa minuta me pas operojme me nje diskete pambuku te lagur me tonikun e pershtatshem per te larguar papastertite e mbetura ne poret e lekures. Etapa e pastrimit permban edhe eksfolimin e lekures me peeling kimik. Ne raste te vecanta mund te nderhyhet edhe me peeling mekanik (furce dhe nje produkt special). Produkti penetron me ndihmen e furces e cila masazhon fytyren me rrotullime te ngadalta dhe ndihmon lekuren te fitoje elasticitet. Keshtu ajo vibron me mire.
Hapja e poreve realizohet nga nderhyrja me avull. Distanca e avullit nga fytyra ka nje kriter qe ndryshon sipas llojit te lekures. Gjithashtu edhe koha e ekspozimit. Ky trajtim kombinohet me ozon pasi oksigjeni eshte kerkese e domosdoshme per lekuren.
Trajtimi vijon ne vartesi te llojit te lekures. Heqja e pikave te zeza kryhet me ndihmen e nje aparati te kompjuterizuar qe mundeson daljen e tyre nepermjet vakuumit ne tubin prej qelqi, i cili i jep mundesine klientes t’i shohe qarte ato. Eshte e rendesishme qe ky proces te kryhet pa shkaktuar traume tek klientja (efekt i nderhyrjeve me duar) dhe pa e shkeputur ate nga gjendja e relaksit.
Ndodh qe ajo reagon keq kur sheh pikat e zeza ne tubin transparent. Sado e mirembajtur te jete lekura, prania e pikave te zeza eshte e pashmangshme pasi ky proces eshte fiziologjik dhe i pa paevitueshem. Ne kete trajtim nuk mund te perjashtohet procesi lifting qe realizohet me ndihmen e nje aksesori prej qelqi, posacerisht per te trajtuar zonen e rrudhave. Ky instrument funksionon me vacuum dhe ben terheqjen e lekures ne kete zone. Ne kete faze fytyra eshte plotesisht e pastruar dhe detyrimisht duhet nderhyre me maskat dhe serumet perkatese. Serumi ploteson hidratimin e lekures. Eshte ushqyes perfekt gjithshtu tonifikon lekuren. Ai detyrohet te penetroje ne shtresat e brendeshme te lekures me ndihmen e cilindrit i cili njekohesisht nxjerr ne siperfaqe jonet metalike te makiazhit. Ky instrument komandohet ne nje limit te caktuar intensiteti. Nderhyjme per te kompensuar mungesat e lekures me maskat specifike ne vartesi te mungesave. Eshte i rendesishem perdorimi i HF (frekuence e larte). Ky instrument elektronik rrezaton infra te kuqe dhe ultraviolet ne te gjithe zonen e trajtuar. Sherben per te rregulluar metabolizmin, rrit efektin absorbues te produkteve dhe percon temperature ne te gjitha shtresat e lekures. Ky aksesor sterilizon poret dhe stabilizon frymemarrjen e lekures. Ka efekte te kenaqshme mbi pucrat te cilat perthahen dhe zhduken pas disa oresh. Perpara perdorimit te tij duhet te sigurohemi qe produktet e perdorura te mos kene baze alkooli.
Produktet finale
Mund te perdorim kremin e syve ose xhelen me efekt te trefishte (kunder rrudhave, borsave dhe rratheve te zinj nen sy). Kremin e dites ose te nates, sipas rastit. Nuk keshillohet perdorimi i produkteve ose larja e fytyres te pakten per 2 ore pas trajtimit. Ky trajtim kerkon profesionalizem sepse produktet kombinohen dhe ne nje lekure shume te ndjeshme (reaktive) nuk mund te perdoret cdo lloj produkti
Postime te Ngjashme:
- Kujdesi per Lekuren
- Per nje lekure te bukur
- Make up 2010, keshilla per nje truk elegant
- Kujdesi per duart
- Keshilla estetike ne vere
Popularity: 40% [?]

Pershendetje desha te ju pyes nese mundet te me sqaroni se si mund ta largojme djersitjen ne fytyre dhe skuqjen e saje, cfar duhet te perdorim.
Mua me ndodh qe shpesh te me djersitet fytyra e te me skuqet pa nevoje. flm
Well-loved. Like or Dislike:
6
1
tung desha te di qa te bejm nese vuakm nga lishat ne fytyr kam disa ne fytyr andaj do doja te dija qfar trajnime duhet et marr rreth kesaj qeshtje
Like or Dislike:
1
3
Ju lutem te me ndihmoni per mbajtjen efytyres sime jam 50 vjeqare dhe kam lekure te thate.
Like or Dislike:
0
2
tung un jam liridona jam 15 vjeqare kam lekur
te yndyrshme ju lutem me tregoni qfar kremi te perdor .
disa me kan sygjeruar qe fetyren ta pastroj
me avullin qajit te kamomilit , dhe me lengun e limonit ju pershendes dhe ju lutem te me tregoni
Like or Dislike:
2
2
lekura ime ka ngjyr te bardh ju lutemmme tregoni me qfar kreme te perdori per ta nxier jam 19 vjet per nje mbremje
Like or Dislike:
2
2
tung vetem deshta me vet qka duhet me perdor se mua reth hundes me skuqet edhe pastaj me jep temparatur ne fytyr qka duhet te perdor qe te me largohet tung jeni me te mir tung
Like or Dislike:
2
1
tung a kisha mujt me dit qfar lloj kremi duhet me perdor per mirmbajtjen e fetyres
Like or Dislike:
3
3
Hidden due to low comment rating. Click here to see.
Poorly-rated. Like or Dislike:
0
4
tung jam adelina deshta me vet kam ni lekure te yndyrshme qfare kremi mundem me perdor dhe kam probleme me puqra .
Like or Dislike:
3
0
psh un quhem mbarime dhe doja tju pyesja per kokrrat qe me dalin ne fytyr si mun dija bej
Like or Dislike:
0
0
a bon me dit si hiqen pikat e zeza ne fytyre
Like or Dislike:
0
1
te lutem me tegoni si hiqen shenjat ne fytyr
Like or Dislike:
0
0
Nese ban meme tregu qysh duhet me bo fytyren te but ju lutem tregomni ketu .PLZ ERA REXHAJ CERRC
Like or Dislike:
0
0